Surprizë sonte në BBVK, një artiste e njohur mban koncert para banorëve
Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, do të jetë sonte një nga surprizat e radhës për banorët e Big Brother VIP Kosova.
Artistja pritet të hyjë në shtëpinë më të famshme në vend, ku do të mbajë një performancë muzikore para banorëve.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë produksioni i BBVK-së, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku është zbuluar edhe arsyeja e hyrjes së këngëtares në shtëpi.
View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)
“Arta Bajrami mban koncert në Big Brother VIP Kosova”, thuhet në postimin e BBVK-së, ku gjithashtu është bërë e ditur se performanca e artistes do të nisë nga ora 22:00.
Mbetet të shihet se si do ta presin banorët këtë surprizë dhe cilat nga këngët e njohura të Artës do të jenë pjesë e performancës së saj.
Kështu, nata e sotme pritet të sjellë një tjetër atmosferë në shtëpinë e BBVK-së, këtë herë nën ritmet e muzikës së artistes së njohur. /Telegrafi/
