TË FUNDIT

Presidentja Justina Shiroka Pula sjell në zyrë flamurin e UÇK-së, portretin e Adem Jasharit e vendos krah atij të Rugovës

Në ambientet e Presidencës së Republikës së Kosovës janë vendosur disa prej simboleve më të rëndësishme të historisë dhe shtetësisë së vendit.

Në njërin prej këndeve të Presidencës janë vendosur portreti i komandantit legjendar Adem Jashari dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pranë tyre janë vendosur edhe portreti i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, si dhe flamuri dardan.

Vendosja e këtyre simboleve përkon me një ditë të rëndësishme për zhvillimet në Hagë, ku Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë shpallur aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *