Dua Lipa e nis koncertin madhështor në Tiranë
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, e ka nisur koncertin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për nder të festës së 28 Nëntorit.
Para nisjes së performancës së saj, Lipa ka thënë: “Të gjithë shqiptarëve, ua uroj Ditën e Pavarësisë”.
Ky koncert është në kuadër të turit të këngëtares “Future Nostalgia”, dhe përmbyllet në Shqipëri.
27-vjeçarja ka thënë se ka adhurues të saj nga shumë vende të tjera të botës që kanë shkuar në Tiranë për koncertin e saj.
“Ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur edhe nga shtete të tjera të botës”, ka thënë Lipa.