POLITIKATË FUNDIT

U dënua me burg të përjetshëm në vitin 2022, sot u lirua: Si rrodhi gjykimi i të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt?

Gjykata Supreme, e ka liruar nga akuza Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015-ës, në Bjeshkët e Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme të Kosovës, Antigona Uka-Lutfiu.

“Ju njoftoj se Kolegji penal i Gjykatës Supreme në seancën e mbajtur me datë 06 prill 2023, e ka liruar N.P., nga akuza për vrasje. Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

closevolume_off
Ndryshe, më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e ka dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor të 2015-ës.

Kundër këtij aktgjykimi, në Gjykatën e Apelit kishin parashtruar ankesë mbrojtësit e Pajazitajt, avokatët Gëzim Kollçaku dhe Ahmet Tahiri me pretendimin se ka shkelje esenciale, vërtetim i gabuar i gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënimin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *