Nga fshehja e identitetit te zhvendosja: Si mbrohen dëshmitarët e krimeve të luftës?
Sot në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre të tjerë u dënuan nga Gjykata Speciale për pengim të administrimit të drejtësisë. Çështja lidhet me ndërhyrjet te dëshmitarët në gjykimin për krime lufte ndaj Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
Thaçi u dënua me 17 muaj burgim. Gjykatësi konstatoi se, gjatë vizitave në paraburgim në vitin 2023, Thaçi u kishte dhënë vizitorëve informacione konfidenciale për dëshmitarët dhe, përmes tyre, u kishte përcjellë dëshmitarëve udhëzime se si të dëshmonin.
Ndërhyrja te dëshmitarët përmes frikësimit ishte evidentuar edhe në aktgjykimin e 16 shtatorit, kur katër ish-krerët e UÇK-së, Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, u shpallën fajtorë për krime lufte. Gjykatësit konstatuan se procesi ishte zhvilluar në një klimë të vazhdueshme frikësimi, ku disa dëshmitarë kishin tërhequr deklaratat ose ndryshuar dëshmitë e tyre.
Në një çështje tjetër, Gjykata Speciale kishte dënuar më herët edhe dy ish-udhëheqës të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn. Ata kishin publikuar dokumente konfidenciale me të dhëna për dëshmitarët dhe u shpallën fajtorë, ndër të tjera, për frikësim gjatë procedurës penale.
Mbrojtja e dëshmitarëve në rastet e krimeve të luftës është prej kohësh sfidë për Kosovën.
Që në vitin 2011, teksa mandati i Tribunalit për ish-Jugosllavinë po i afrohej fundit, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përmendi vrasjen e disa dëshmitarëve në Kosovë dhe u kërkoi autoriteteve të Kosovës të miratonin një ligj për mbrojtjen e dëshmitarëve në rastet e krimeve të luftës dhe të krimeve të tjera të rënda.
Në prill të vitit 2014, Kosova dhe BE-ja u pajtuan që Dhomat e Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale, të kishin një seli jashtë Kosovës dhe të punonin me gjykatës e staf ndërkombëtar.
Marrëveshja e vitit 2016 mes Kosovës dhe Holandës mundësoi mbajtjen e gjykimeve në Hagë. Sipas Speciales, frikësimi i dëshmitarëve ishte një nga arsyet për zgjedhjen e Hagës. Gjykata i përcaktoi masat për mbrojtjen e dëshmitarëve që në fillim.
Si mbrohen dëshmitarët në Hagë e si në Kosovë?
Dhomat e Specializuara kanë një Zyrë për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve, e cila funksionon në kuadër të Regjistrit të Gjykatës, që merret me mbrojtjen dhe mbështetjen e dëshmitarëve para, gjatë dhe pas dëshmisë.
Gjykata tha për Radio Evropën e Lirë se, në pesë gjykime të zhvilluara deri më tani, 92 dëshmitarë që dëshmuan në sallë ose përmes video-lidhjes kishin një formë të masës mbrojtëse brenda gjykatës, por tha se nuk mban statistika të detajuara për llojet e masave të përdorura.
Masat e urdhëruara nga gjyqtarët kanë përfshirë përdorimin e pseudonimeve, ndryshimin e zërit ose të imazhit, heqjen e emrave dhe të të dhënave identifikuese nga dokumentet, mbajtjen e dëshmisë në seanca private ose të mbyllura për publikun, si dhe dëshmimin përmes video-lidhjes. Në disa raste është lejuar edhe prania e një psikologu gjatë dëshmisë.
Gjykata thotë se mund të zbatohen edhe masa të tjera, varësisht nga rrethanat e secilit rast pasi për çdo dëshmitar bëhet vlerësim individual i rrezikut.
“Masat mbrojtëse shtrihen përtej dëshmisë dhe përfundimit të procedurave gjyqësore, kur kjo është e nevojshme. Vlerësime bëhen edhe për rreziqet e mundshme të sigurisë pas dëshmisë dhe ndërmerren masat e duhura”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për REL-in.
Ajo konfirmoi se ka mundësi ligjore të bashkëpunojë me autoritetet vendore dhe shtetet e tjera për të siguruar mbrojtjen e vazhdueshme të dëshmitarëve, përfshirë zhvendosjen e tyre. Megjithatë, Gjykata tha se nuk mund të ofrojë hollësi për këto raste.
Ndërkohë, në Kosovë, mbrojtja e dëshmitarëve rregullohet me Ligjin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, të miratuar më 2011. Ligji parasheh masa para, gjatë dhe pas procedurës penale, kur ekziston rrezik serioz për jetën ose shëndetin fizik dhe psikik të dëshmitarit apo të familjarëve të tij.
Masat përfshijnë mbrojtjen fizike, zhvendosjen e përkohshme në një vend të sigurt, ndërrimin e vendbanimit, punës ose shkollimit, ndryshimin e identitetit dhe mbështetjen financiare, sociale e ligjore.
Megjithë këto masa të parapara me ligj, zbatimi çalon. Misioni i OSBE-së në Kosovë analizoi 48 raste gjykimesh për krime lufte me 138 të akuzuar, të trajtuara nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë gjatë viteve 2019–2025.
Raporti, i publikuar në korrik të vitit 2026, identifikoi vonesa të gjata që lidheshin, ndër të tjera, me mosparaqitjen e dëshmitarëve në gjykatë. Në fund të raportit, OSBE-ja kërkoi masa më të forta mbrojtëse dhe mbështetje më efektive për viktimat dhe dëshmitarët.
Por, efekti i frikësimit të dëshmitarëve ndihet përtej vonesave në gjykim.
Presioni publik mund të ndikojë te dëshmitarët
Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë thotë se praktikat gjyqësore në rastet e krimeve të luftës kanë nxjerrë në pah ndjeshmërinë e pozitës së dëshmitarëve, veçanërisht në proceset ndaj të akuzuarve të profilit të lartë.
Meqë në të kaluarën janë evidentuar raste të zbulimit të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, ai thotë se këto raste kanë ngritur shqetësime për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.
“Situata të tilla mund të ndikojnë në besimin ndaj mekanizmave të mbrojtjes dhe në gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë”, thotë ai.
Alija vlerëson se në proceset aktuale në Kosovë për krime lufte ndaj pjesëtarëve të forcave serbe, ku të dëmtuarit janë kryesisht civilë shqiptarë, rrethanat mund ta kenë lehtësuar dëshmimin publik.
Megjithatë, ai thotë se përvoja dhe ndjenja e sigurisë ndryshojnë nga një dëshmitar te tjetri.
“Nevoja për mbrojtje duhet të vlerësohet individualisht, duke përfshirë, kur është e nevojshme, edhe fshehjen e identitetit nga publiku” , thotë Alija.
Dënime për ndërhyrje te dëshmitarët
Në aktgjykimin e shpallur më 17 nëntor, Gjykata Speciale në Hagë e shpalli fajtor ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për tentim të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës. Për këto vepra, ai u dënua me 17 muaj burgim.
Gjykatësi konstatoi se Thaçi, gjatë vizitave në objektin e paraburgimit më 2023, u kishte dhënë vizitorëve informacione konfidenciale për dëshmitarët e Prokurorisë dhe u kishte përcjellë udhëzime se si duhej të dëshmonin në procesin për krime lufte. Në dy raste, vizitorët i kishin përcjellë këto udhëzime te dëshmitarët Rrustem Mustafa dhe Bislim Zyrapi.
Në këtë proces u dënuan edhe tre të tjerë, teksa një nga të akuzuarit u shpall i pafajshëm.
Dënimet lidhen me veprimet për pengimin e drejtësisë në procesin kryesor ndaj Thaçit dhe të tjerëve për krime lufte, që kishte nisur në prill të vitit 2023.
Në atë proces, Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18, Rexhep Selimi me 13 dhe Jakup Krasniqi me 25 vjet. Ata u shpallën përgjegjës për krime lufte që përfshinin ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje. Gjykata i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Verdikti pritet të apelohet.
Por, gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit për atë rast, gjykata tha se disa dëshmitarë të Prokurorisë kishin ndryshuar deklaratat e tyre të mëparshme. Sipas gjykatës, disa mund të kenë pasur frikë ose të mos kenë qenë të gatshëm t’i tregonin të gjitha rrethanat, për shkak të shqetësimit për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.
Verdikti i sotshëm s’është dënimi i parë nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë.
Në shtator të vitit 2020, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, atëherë drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pranuan dokumente konfidenciale që lidheshin me hetimet e Task-Forcës Speciale Hetimore dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ata i publikuan dokumentet në konferenca për media, paraqitje televizive dhe në rrjete sociale. Dokumentet përmbanin emra dhe të dhëna personale të dëshmitarëve dhe dëshmitarëve të mundshëm.
Në maj të vitit 2022, të dy u dënuan me nga katër vjet e gjashtë muaj burgim. Në shkurt të vitit 2023, Gjykata e Apelit ua uli dënimet në nga katër vjet e tre muaj burgim, duke ua llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.
Gjykata konstatoi se Gucati dhe Haradinaj kishin përdorur edhe etiketime si “tradhtarë”, “spiunë” dhe “bashkëpunëtorë” për t’iu referuar dëshmitarëve. Sipas trupit gjykues, këto deklarata synonin t’i frikësonin ata dhe t’i bënin të hezitonin të bashkëpunonin me Prokurorinë. / REL
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet të martën për shkak të mungesës së kuorumit. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola. Ai, para gazetarëve, foli edhe…
Në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajqinovci, së bashku me anëtarët e Komisionit, pritën në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë,…
Qumështorja VITA ka reaguar pas dyshimeve të fundit për tejkalim të nivelit të lejuar të aflatoksinës M1 në një lot të prodhimit të saj, duke kërkuar transparencë të plotë nga institucionet përgjegjëse dhe hetim…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Republikën e Kosovës, Borut Blaj. Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe përkushtimi i…
Prokuroria Themelore në Prizren ngriti aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve. Të tre të pandehurit gjenden në paraburgim që nga 23 marsi 2026. Kjo prokurori bëri të ditur se gjatë hetimeve…
Pas shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim të administrimit të drejtësisë, nga Qeveria e Kosovës është theksuar rëndësia e respektimit të vendimeve gjyqësore, por edhe e…
Pas aktgjykimit të sotëm për pengim të drejtësisë, vëmendja në Gjykatën Speciale në Hagë kthehet te rasti kryesor. Deri më 27 nëntor, mbrojtja dhe Prokuroria duhet të paraqesin njoftimet e apelit kundër aktgjykimit për…
Isni Kilaj, ish-kryetar i Malishevës, është i vetmi nga pesë të akuzuarit në rastin për pengim të drejtësisë që doli i pafajshëm nga Gjykata Speciale në Hagë. Gjyqtari i vetëm i çështjes, Christopher Gosnell,…
Moti në Kosovë do të vazhdojë të jetë relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit, por ditët në vijim pritet të sjellin ndryshime meteorologjike, me rënie të presionit atmosferik, reshje të lehta dhe…
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e ndërmarrjes “Trepça” për caktimin e masës së sigurimit, duke ndaluar Komunën e Mitrovicës së Veriut të vazhdojë punimet për ndërtimin e amfiteatrit…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e zgjerimit të…
Mungesa e Kosovës në hartën e paraqitur gjatë prezantimit të një mekanizmi evropian ka nxitur reagimin e prsidentit të Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Skender Krasniqi, në Forumin e 20-të të Mediave të Evropës Juglindore…
Shoqata e Shkencëtarëve të Kosovës ka kërkuar hetim dhe largimin e personave përgjegjës për interpretimin e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel. Përmes një…
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë Haziri ka bërë një lidhje mes 17 nëntorit 1994, datë që ai e përmend si lindjen e…
Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar Fadil Fazliun me 12 muaj burgim në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë. Megjithatë, Fazliu do të lirohet pas përfundimit të seancës, pasi koha e kaluar në paraburgim llogaritet në…
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me funksionimin dhe mandatin…
Pas reagimit të Vlora Çitakut lidhur me dënimin e Hashim Thaçit, ka ardhur edhe një koment nga Veton Thaçi, nipi i ish-presidentit, përcjell Bota sot. Çitaku, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ashpër ndaj…
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dënimit të ish-presidentit Hashim Thaçi me 17 muaj burgim shtesë për pengim të drejtësisë. Përmes një postimi, Cakolli ka theksuar se ky dënim është përcaktuar të vuhet veçmas…
Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka mirëpritur aktgjykimin dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë, duke paralajmëruar se Zyra e Prokurorit…
Një aksion simbolik është mbajtur të martën para zyrave të Bashkimit Evropian në Kosovë, pas dënimit të ish-presidentit Hashim Thaçi me 17 muaj burgim për vepra penale që lidhen me pengimin e drejtësisë. Përmes…
Veprimtari Halil Geci ka reaguar pas vendimeve të Gjykatës Speciale në rastin “Thaçi 2”, duke thënë se protestat dhe kërkesat për kufizimin e kompetencave të kësaj gjykate nuk e ndryshuan punën e saj Në një postim,…
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se ky veprim…
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Naim Shabani, e ka cilësuar të padrejtë aktgjykimin e shpallur sot në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarve të tij. Duke folur për KosovaPress…
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. Takimi po mbahet i mbyllur për media. Në takim pritet të diskutohen çështje me interes…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar lidhur me debatet për importin e energjisë elektrike nga Serbia, duke thënë se gjatë qeverisjes së tyre KEK-u dhe KOSTT-i nuk kanë importuar rrymë nga ky shtet Përmes një…
Me një pankartë ku shkruan “Evropë, ku është drejtësia?”, iniciativa “Liria ka Emër” ka zhvilluar një aksion para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit…
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka prezantuar sot ndërlidhjen e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ) me Sistemin për Menaxhimin e Pagave (SMP) dhe Thesarin, në një punëtori të mbajtur në…
Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së e ka cilësuar të papranueshëm dënimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në disa pika në rastin kundër administrimit të…
Një aksion simbolik është zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, ku është vendosur një fotografi me letrën e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës. Në këtë mesazh kërkohet përgjegjësi…
Djali i Fadil Fazliut foli në lidhje direkte pasi babai i tij, i cili është dënuar me 12 muaj burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, pritet të lirohet sot, pasi periudhën e dënimit e ka vuajtur gjatë kohës së paraburgimit. Fazliu e ka…
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Përmes një postimi, Hamza ka thënë se, pavarësisht vendimeve të gjykatës, askush nuk mund t'ia mohojë…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për veprat penale që lidhen me pengimin e drejtësisë. Ai është shpallur fajtor për tentativë për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e…
Eksperti i sigurisë, Xhevat Meha, ka reaguar lidhur me shfaqjen e këngës nacionaliste serbe në një forum të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si demonstrim të fuqisë së pro-rusëve brenda BE-së. Në një shkrim të…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për vepra penale që lidhen me pengimin e drejtësisë. Aktgjykimin e shkallës së parë e shpalli gjyqtari Christopher Gosnell. Pas shpalljes së dënimit,…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në…
Analisti politik Melazim Koci ka reaguar pas incidentit në Bruksel, ku gjatë koncertit hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian u interpretua kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”. Koci e ka cilësuar këtë ngjarje si…
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, më 6 tetor 2023, Hashim Thaçi i dha atij udhëzime lidhur me dëshminë që duhej të jepte dëshmitari i identifikuar si…
Eurodeputetja Viola von Cramon ka vlerësuar analizën e Donika Eminit për politikën e jashtme, duke thënë se ajo i dha një leksion Bashkimit Evropian lidhur me rëndësinë e pajtimit para se të ndodhë hapi i ardhshëm i zgjerimit të…
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre. Thaçi akuzohet gjithashtu për zbulim të informacioneve konfidenciale, ndërsa…
Gjykatësi Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Fadil Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, lidhur me një vizitë të Fazliut në Qendrën e Paraburgimit në…
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mungesë të investimeve në sektorin e energjisë, duke ngritur pyetjen se çfarë ka ndryshuar që nga viti 2021 dhe sa kapacitete të reja gjeneruese janë ndërtuar Ajo ka…
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se në rastin e Hashim Thaçit dhe Fadil Fazliut bëhet fjalë për tentativë të pengimit të drejtësisë, jo për pengim të kryer faktikisht. Ai shpjegoi se tentativa përbën vepër penale kur…
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Besnik Salihut duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjet burgim lidhur me vrasjen e S.S., kurse vëllain e tij, Ilaz Salihu e liroi nga akuza. Aktakuza ngarkonte Besnik Salihun për…
Në 19-vjetorin e zgjedhjeve parlamentare të 17 nëntorit 2007, në faqen zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook është publikuar një deklaratë e tij nga nata e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka lëshuar një alarm sigurie për qytetarët amerikanë që ndodhen në Kosovë, duke u bërë thirrje të tregojnë kujdes dhe të jenë vigjilentë me…
Opinionisti Adriatik Dosti ka publikuar një shkrim me kritika dhe akuza të rënda ndaj komisioneres evropiane për zgjerim, Marta Kos. Në shkrimin e tij, Dosti pretendon se Kos është akuzuar nga gazetari slloven Igor Omerza për bashkëpunim me…
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka kërkuar shpjegim nga Komisioni Evropian dhe nga komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, pas interpretimit të melodisë së këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në…
KFOR trajnon ushtarët hungarezë për përballimin e sulmeve me mjete ndezëse
Policia paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga blerësit që kërkojnë të dhënat bankare
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Presidentja Shiroka Pula priti në takim ambasadorin e Sllovenisë, Borut Blaj
Serbia pas Vuçiqit: A do të ketë ndryshime të politikës ndaj Kosovës dhe shqiptarëve?
Asgjë e papritur e “pa dashje” nga Marta Kos…!
Lista Studentore në Serbi – frymë e re apo vazhdimësi e së vjetrës
Zonja Marta Kos, mos u bëni pjesë e problemit anti-Kosovë!
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
Keisi ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në mbrëmjen e kaluar, të organizuar me temën “Celebrating Love…
Ylli i muzikës dhe aktrimit, Jennifer Lopez, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje tejet provokuese dhe elegante. Artistja…
