Pas bujes me Adi Hilën, Monika Lubonja terheq vëmendjen me postimin e fundit!
Monika Lubonja ka tërhequr sërish vëmendjen me një postim në InstaStory, vetëm pak javë pas bujës mediatike që përfshiu atë dhe Adi Hilën.
Aktorja ka shpërndarë një fragment nga një intervistë e studiuesit Primo Shllaku, ku flitet për dashurinë dhe të drejtën e personave të martuar për të përjetuar ndjenja ndaj dikujt tjetër.
Sipas tij, martesa nuk mund t’i kufizojë ndjenjat njerëzore, ndërsa rënia në dashuri është diçka që njeriu nuk mund ta kontrollojë.
Postimi i Monikës vjen pas polemikave të shumta që u krijuan në rrjet lidhur me të dhe Adi Hilën.
