“Jam i pastër para Zotit dhe para gjykatës”, Jusuf Shujaku para Gjykatës nën akuzat për krime lufte në Gjakovë
Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca për Jusuf Shujakun, i akuzuar për krime lufte.
Në seancën e sotme, Shujaku kërkoi të flasë dhe të japë versionin e tij lidhur me rastin.
“Po të isha kriminel dhe t’i kisha duart e përlyera, nuk do të isha kthyer kurrë në Gjakovë e as në Kosovë. Por jam i pastër para Zotit dhe para gjykatës. Nuk kam asgjë për të fshehur”, deklaroi ai para trupit gjykues. “”Jam i pastër para Zotit dhe para gjykatës”, theksoi tutje ai.
Ai deklaroi se në vitin 2001 e kishte shitur banesën në Gjakovë te Shpresa Zhubi, e cila në atë kohë punonte në Hotelin “Pashtriku”. Pas shitjes, ai tha se kishte blerë një banesë në Novi Pazar të Serbisë.
Shujaku, po ashtu, deklaroi se fqinji i tij i parë kishte qenë pjesëtar i UÇK-së, ndërsa bashkëshortja e tij ishte nga Shqipëria dhe e vizitonte atë çdo ditë. Ai theksoi se kishte jetuar në Gjakovë, por gjatë luftës ishte larguar dhe kishte shkuar në Mal të Zi.
