Fifi flet për planet e dasmës me Adisin: Që të bëjmë një dasmë, na duhet të rrisim pak algoritmin e lekëve
Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi – Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, teksa ka folur për planet e tyre për martesë.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo ka treguar se ende nuk kanë një plan konkret për organizimin e dasmës, duke lënë të kuptohet se për këtë festë u duhen edhe pak më shumë para.
Me humor, Fifi iu drejtua partnerit të saj, duke thënë: “Ta marr Adisin, hajde shpirti im, ta bëjmë dasmën këtu. Për dasmën na duhet të rrisim pak algoritmin e lekëve”.
Ndërkohë, gjatë bisedës, këngëtarja foli edhe për projektet e saj muzikore, duke zbuluar se cilin artist do të dëshironte ta shihte në skenën e Eurovisionit.
Fifi u shpreh se do të ishte e lumtur që Shqipëria të përfaqësohej nga Elvana Gjata në këtë kompeticion muzikor evropian. /Telegrafi/
View this post on Instagram A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)
