POLITIKATË FUNDIT

VLEN: “Kopili” e ka babën politik në Zajaz!

Në kundërpërgjigjen e saj, VLEN përdor shprehjen “Kopili e ka babën politik në Zajaz”, duke akuzuar BDI-në dhe ish-funksionarët e saj për përgjegjësi politike në disa projekte dhe vendime që lidhen me bashkëpunimin me Serbinë.

VLEN rikujton qëndrimin e partive që sot përbëjnë koalicionin kundër nismës “Ballkani i Hapur” dhe mbështetjen e tyre për Procesin e Berlinit, ndërsa BDI-në e akuzon se ka qenë promotore e kësaj nisme.

Në reagimin e saj, VLEN përmend Alta Bankën e Beogradit, takimet e ish-ministrit të Jashtëm Bujar Osmani me zyrtarë serbë, hyrjen e operatorit MTEL në tregun vendor, projektin e biznesmenit Daka Davidoviq në Jelak të Tetovës, projektet infrastrukturore me Serbinë dhe rastin e dhënies së nënshtetësisë oligarkut Onishçenko.

Sipas VLEN-it, për këto çështje përgjegjësia politike duhet kërkuar te vendimet e marra gjatë kohës kur BDI-ja ishte pjesë e pushtetit.

“Alta Banka, MTEL-i, projektet me biznesmenët serbë dhe agjenda e Beogradit nuk janë krijuar nga VLEN-i. Janë pjesë e trashëgimisë politike të BDI-së!”, thuhet në reagimin e koalicionit.

Në fund, VLEN i drejtohet drejtpërdrejt Ali Ahmetit, duke kërkuar nga ai të marrë përgjegjësi për vendimet e së kaluarës dhe të japë dorëheqje nga politika.

Reagimi vjen pas përplasjes publike mes BDI-së dhe VLEN-it për aferën e Alta Bankës, ku të dyja palët ia atribuojnë njëra-tjetrës përgjegjësinë politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *