“E vetmja gjë që mund të më mungojë është shoqëria e tij” – Jorge Jesus për Cristiano Ronaldon
Përzgjedhësi i Portugalisë, Jorge Jesus, ka folur për Cristiano Ronaldon pas humbjes 1-4 ndaj Danimarkës, në ndeshjen e parë të kombëtares portugeze pas njoftimit të yllit 41-vjeçar për tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.
I pyetur nëse Portugalisë i mungon Ronaldo, Jesus u përgjigj se tifozët nuk do ta harrojnë kontributin e tij për 23 vite me kombëtaren.
“Është normale që njerëzve t’u mungojë Ronaldo. Ata nuk harrojnë atë që Cristiano ka bërë gjatë 23 viteve me ekipin kombëtar. Kjo nuk mund të ndryshohet”, deklaroi Jesus.
I pyetur nëse edhe atij personalisht do t’i mungojë Ronaldo, trajneri portugez dha një përgjigje interesante.
“Si mund të më mungojë kur ai nuk është më në kombëtare? E vetmja gjë që mund të më mungojë është shoqëria e tij. Ai nuk luan më, nuk është këtu dhe tashmë ka marrë një vendim për situatën e tij”, deklaroi Jesus.
Ishte humbja e parë e Portugalisë nën drejtimin e Jorge Jesus pas katër fitoreve radhazi në Ligën e Kombeve. Pavarësisht humbjes, Portugalia mbeti në krye të grupit me 12 pikë.
Ronaldo nuk do të jetë në fushë, por ajo që ka përgatitur Portugalia do t'i emocionojë të gjithë telegrafi.com
Danimarka ka nëntë, Norvegjia gjashtë dhe Uellsi tre pikë. Në raundin e fundit, Portugalia udhëton drejt Uellsit, ndërsa Danimarka pret Norvegjinë. /Telegrafi/
