Kosova ndahet me barazim me Izraelin, çka e pret?
Skuadra dardane ka arritur një barazim pa gola ndaj Izraelit në ndeshjen e luajtur në shtëpi, në “Fadil Vokrri”.
Deri në minutën e 67-të, Kosova pati iniciativën pothuajse në tërësi, duke krijuar një sërë rastesh shënimi, mirëpo nga ky moment, Veldin Hoxha u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.
Izraeli mori iniciativën, por nuk arriti të gjente golin – as njëra e as tjetra palë.
Kështu, Kosova mban vendin e dytë me 6 pikë nga 5 ndeshje, kurse Izraeli mbetet i fundit me 3 pikë. /Klankosova.tv
