Mbyllet nesër një segment i rrugës “Nënë Tereza”, qytetarët udhëzohen të shfrytëzojnë rrugët alternative
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se nesër do të mbyllet përkohësisht për qarkullimin e automjeteve një segment i rrugës “Nënë Tereza”.
Sipas njoftimit, rruga do të jetë e mbyllur nga ora 08:00 deri në orën 17:00, për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit për ndërtimin e Bulevardit të Qytetit.
Hyseni u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor.
“Lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe udhëzimet në terren”, ka njoftuar Hyseni.
Mbyllja do të jetë e përkohshme dhe do të zgjasë nëntë orë, deri në përfundimin e orarit të përcaktuar për punime. /Telegrafi/
