POLITIKATË FUNDIT

KPK voton raportin për zbatimin e Planit Strategjik për vitin 2025, Krasniqi prezanton të arriturat dhe sfidat

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur mbledhje, në të cilën është votuar Raporti për vitin 2025 për Zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit të Sistemit Prokurorial.

Raportin para anëtarëve të Këshillit e ka prezantuar anëtari i KPK-së, Milot Krasniqi, i cili ka paraqitur të arriturat kryesore të sistemit prokurorial gjatë vitit 2025, por edhe sfidat, përfundimet dhe rekomandimet që dalin nga zbatimi i këtij dokumenti strategjik.

Në fillim të prezantimit, Krasniqi ka theksuar rëndësinë e Planit Strategjik 2025-2027, duke bërë të ditur se ai përbëhet nga tri shtylla kryesore, të cilat përfshijnë forcimin e sundimit të ligjit, efikasitetin në luftimin e kriminalitetit, si dhe transparencën dhe qasjen në drejtësi.

“Siç e dini, plani strategjik dhe i sistemit prokurorial për vitin 2025-2027, pra për tre vite, është një ndër dokumentet më të rëndësishme të sistemit prokurorial. Ai është i ndarë kryesisht në tri shtylla kryesore: pra në forcimin e sundimit të ligjit, në efikasitetin e luftimit të kriminalitetit dhe në transparencën dhe e qasjes në drejtësi në përgjithësi” , ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka folur edhe për procesin e monitorimit të zbatimit të këtij plani, duke treguar se Këshilli kishte themeluar një grup punues për këtë qëllim, por se gjatë procesit kishte pasur ndryshime në përbërjen e Këshillit dhe vonesa në raportim.

“Këshilli, me qëllim të monitorimit të zbatimit të këtij dokumenti strategjik dhe planit të veprimit, kishte themeluar me kohë një grup punues, mirëpo ndërkohë ishin kryer edhe disa ndryshime. Ka pasur disa vonesa të theksuara në raportim, për shkak edhe të ndryshimeve në përbërjen e Këshillit dhe mosfunksionimit të kësaj strukture për një kohë. Megjithatë, falë angazhimit të gjithë grupit punues, kemi arritur që ta përpilojmë raportin, që është vëlliminoz, prej 107 faqeve dhe që i ka të listuara të gjitha rezultatet, por i ka edhe sfidat, përfshirë, si dhe përfundimet dhe rekomandimet që na japin një udhërrëfim se si të veprohet tutje ”, ka thënë ai.

Duke prezantuar të arriturat kryesore gjatë vitit 2025, Krasniqi ka përmendur fillimisht avancimin e kornizës ligjore dhe institucionale. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë miratuar një numër i konsiderueshëm i akteve nënligjore dhe rregulloreve që ndërlidhen me funksionimin e sistemit prokurorial.

Ai ka përmendur rregulloret dhe aktet që kanë të bëjnë me ekipet e përbashkëta hetimore, organizimin e administratës së Këshillit, transferimin dhe avancimin e prokurorëve, zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit, si dhe rregulloren për normën orientuese, e cila rregullon ngarkesën në punë.

“Sa i përket të arriturave kryesore, pa dashur t’ju lodh, sepse të gjithë e keni përpara dhe besoj se keni mundur që ta lexoni dhe ta analizoni. Të arriturat kryesore, shkurtimisht, gjatë vitit 2025 lidhur me këtë dokument strategjik, konsiderohet avancimi i kornizës ligjore dhe institucionale. Siç e dimë, janë të listuara miratimi i një mori të akteve nënligjore dhe rregulloreve që lidhen me funksionimin e sistemit prokurorial, përfshirë ekipet e përbashkëta hetimore, organizimin e administratës së Këshillit, transferimin dhe avancimin e prokurorëve, zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit, rregulloren për normën orientuese që e rregullon pjesën e ngarkesës në punë e kështu me radhë”, ka deklaruar Krasniqi.

Një tjetër e arritur e evidentuar në raport është rritja e transparencës së sistemit prokurorial. Krasniqi ka përmendur transmetimin e drejtpërdrejtë të mbledhjeve të Këshillit, funksionalizimin e ueb-faqes më 6 tetor 2025, si dhe publikimin e vendimeve, statistikave, raporteve dhe aktiviteteve të institucioneve të sistemit prokurorial.

“Një arritje tjetër është rritja e transparencës, është avancuar publikimi i informatave përmes transmetimit direkt të takimeve të Këshillit, funksionalizimit të web-faqes që ka ndodhur më 6 tetor të vitit 2025, si dhe publikimi i vendimeve, statistikave, raporteve dhe aktiviteteve të tjera të Këshillit dhe strukturave të tjera të sistemit prokurorial në përgjithësi, prokurorive e kështu me radhë” , ka thënë ai.

Në mesin e të arriturave, Krasniqi ka përmendur edhe mbikëqyrjen, performancën dhe llogaridhënien. Sipas tij, gjatë vitit 2025 janë përgatitur gjithsej shtatë raporte për vlerësimin e performancës së shtatë grupeve të ndryshme të prokurorëve.

Po ashtu, në raport janë përfshirë edhe të dhënat lidhur me trajtimin e çështjeve disiplinore, përfshirë rastet që kanë kaluar në Këshill dhe rezultatet përfundimtare të vendimmarrjes.

“Një arritje tjetër konsiderohet edhe mbikëqyrja, performanca dhe llogaridhënia. Janë përgatitur gjithsej shtatë raporte gjatë vitit 2025 lidhur me vlerësimin e performancës, për shtatë grupe të ndryshme të prokurorëve. Po ashtu, në raport janë evidentuar edhe trajtimi i çështjeve disiplinore, ku janë dhënë edhe rezultatet se sa nga ato kanë kaluar në Këshill, si dhe rezultatet finale për të cilat Këshilli ka vendosur” , ka deklaruar Krasniqi.

Sa i përket luftimit të krimeve të luftës, ai ka bërë të ditur se një prej të arriturave gjatë vitit 2025 është përgatitja dhe miratimi i strategjisë për krimet e luftës, e cila konsiderohet hap fillestar drejt konsolidimit të qasjes institucionale në hetimin dhe ndjekjen penale të këtyre veprave.

“Një arritje tjetër konsiderohet edhe luftimi i krimeve të luftës. Është përgatitur dhe miratuar strategjia për krimet e luftës, si një hap fillestar për konsolidimin e qasjes institucionale ndaj hetimit dhe ndjekjes së këtyre veprave penale të rënda”, ka theksuar ai.

Krasniqi ka folur edhe për investimet në teknologji dhe infrastrukturë, duke bërë të ditur se gjatë vitit 2025 janë shpërndarë pajisje kompjuterike, janë raportuar 11 projekte infrastrukturore, janë zhvilluar raporte të reja në kuadër të SMIL-it dhe janë ndërmarrë masa për përmirësimin e sigurisë së këtij sistemi.

“Po ashtu, një arritje tjetër është edhe teknologjia dhe infrastruktura, pra investimet që janë bërë në këtë aspekt. Janë shpërndarë pajisje kompjuterike, janë raportuar 11 projekte infrastrukturore, si dhe janë zhvilluar raporte të reja në kuadër të SMIL-it, si dhe janë ndërmarrë masa të shumta për përmirësimin e sigurisë së këtij sistemi”, ka thënë Krasniqi.

Përveç të arriturave, në prezantimin e tij ai ka veçuar edhe disa nga sfidat e evidentuara gjatë vitit 2025. Njëra prej tyre është pavarësia e sistemit prokurorial dhe mbrojtja nga ndikimi i papërshtatshëm.

Krasniqi ka sqaruar se kjo çështje nuk ishte adresuar gjatë vitit 2025, por se së fundmi Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka zbatuar një masë në këtë drejtim, e cila pritet të përfshihet si e arritur në raportin e ardhshëm.

“Gjithashtu kemi edhe disa sfida, po i përmend vetëm shkurtimisht. Pavarësia dhe mbrojtja nga ndikimi i papërshtatshëm; kjo faktikisht për vitin 2025 nuk ka qenë e adresuar, mirëpo së fundmi, nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, vetë se është zbatuar dhe në raportin e radhës, sigurisht se do të evidentohet si e arritur. Por, meqenëse e kemi pasur vitin 2025, nuk kemi mundur që ta fusim si e arritur e asaj kohe”, ka deklaruar ai.

Një sfidë tjetër e përmendur nga Krasniqi është siguria e prokurorëve. Ai ka bërë të ditur se në raport janë evidentuar të dhënat që lidhen me këtë çështje, por ka theksuar se mbetet punë për Këshillin që të zhvillojë matje dhe analiza shtesë për këtë kategori, pasi ato nuk janë realizuar gjatë vitit 2025.

“Siguria e prokurorëve; janë evidentuar edhe të dhënat sa i përket sigurisë së prokurorëve. Ajo që ndoshta i mbetet si punë e Këshillit është që disa matje, disa analiza të për këtë kategori, pra që të zhvillohen, sepse nuk janë kryer gjatë vitit 2025”, shtoi Krasniqi.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të së premtes ka nisur procesi i startimit të njësisë A4 të termocentralit “Kosova A”. Sipas KEK-ut, gjatë këtij procesi pritet të…

Ushtarët nga Gjermania, Hungaria, Italia dhe Rumania, të cilët shërbejnë në kuadër të Batalionit Rezervë Taktik të Kosovës (KTRBN), kanë përfunduar me sukses ushtrimin “Kelly’s Heroes 2026”, të mbajtur në…

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka ritheksuar në Kuvend nevojën për një marrëveshje politike ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ai e ka cilësuar një marrëveshje të tillë si…

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara, që presidentja Justina Shiroka-Pula ia ktheu Kuvendit për rishqyrtim, nuk mund të ndryshohet në formën aktuale. Sipas tij, Kuvendi ka dy rrugë: ta…

Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor. Nëse të paktën 61 deputetë votojnë pro, vetoja rrëzohet dhe ligji…

Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot, në orën 11:00, seancën plenare të ndërprerë dje për mungesë kuorumi pas pauzës. Në rend dite është edhe rishqyrtimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për…

Të premten, më 13 nëntor 2026, në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona do të ketë edhe riga shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të arrijnë deri…

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot nga ora 11:00, ku në rend dite është edhe votimi i Ligjit për Specialen. Seanca u ndërpre dje, pasi deputetët nuk u kthyen në sallë edhe gjysmë ore pas kohës kur ishte…

Ministrja Mimoza Kusari ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një panel diskutimi në kuadër të samitit ndërkombëtar të teknologjisë “Web Summit”, ku është diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian…

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në infrastrukturën e rrjetit elektrik, ka njoftuar KEDS, shkruan “Bota sot”. Përmes…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ku kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, sigurinë dhe…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Irlandës, Helen McEntee, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin, ku kanë diskutuar për…

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinjan, e ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një takim në Paris, ku në tryezë ishin vendosur flamujt e të dy vendeve. Në publikimin e tij në rrjetet sociale, Pashinjani e ka quajtur Kurtin…

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike synon të shtojë edhe 400 shërbime të reja elektronike në platformën eKosova brenda dy vjetësh. Kështu ka bërë të ditur ministri Lulëzon Jagxhiu në një intervistë…

Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është caktuar të mbahet nesër. Krasniqi po përballet me akuzën për veprën penale “Ngacmimi…

Në varrezat e Leshçes në Beograd u varros këtë javë Xhevat Prekazi, një nga futbollistët më të mëdhenj që ka nxjerrë Mitrovica. Arkivoli i tij u mbulua me fanellat e Partizanit dhe Galatasarajt dhe me një flamur bardhezi, ashtu…

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dega në Shtime, kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit për mandatin aktual qeverisës në këtë komunë, shkruan “Bota sot”. Lajmin e ka bërë…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit të Ditës së Mbretit të Belgjikës, shkruan “Bota sot”. Gjatë fjalës së saj…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ku temë…

Ministrja Mimoza Kusari, gjatë vizitës zyrtare në Portugali, ka zhvilluar një takim në Parlamentin portugez me përfaqësues të Grupit të Miqësisë Portugali–Kosovë, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit…

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me synimin e Kuvendit të Kosovës për të votuar sërish ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke shprehur shqetësim për përmbajtjen e amendamenteve…

Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se ndërhyrjet e propozuara mund të cenojnë…

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim drejtuesit e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe përfaqësuesen e Konferencës së Rektorëve, me…

Mbetjet mortore të së paku një personi janë gjetur dhe zhvarrosur në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës. Ato janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimit dhe analizave…

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin. Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë,…

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me Eric Usher, udhëheqës i Iniciativës Financiare të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP FI), në kuadër të…

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë së Turqisë, Ibrahim Yumakli, në kuadër të Konferencës së Kombeve të…

Nëntë persona që kishin ardhur në Kosovë në kuadër të një delegacioni zyrtar nga Somalia nuk janë kthyer së bashku me pjesën tjetër të delegacionit, duke nxitur shqetësime diplomatike dhe reagimin e institucioneve të…

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Pas takimit, Kurti ka bërë të ditur se të dyja palët janë…

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati ka zhvilluar një vizitë 2-ditore në Hagë, ku është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi,…

Oda e Veterinerëve e Kosovës (OVK) ka marrë mbështetjen e anëtarëve të Unionit Evropian të Praktikuesve Veterinarë (UEVP) për anëtarësim me status vëzhgues në këtë organizatë profesionale evropiane. Kërkesa…

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë (KLSh), Arben Shehu, të enjten vizitoi Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës (ZKA), ku u prit nga Auditorja e Përgjithshme,…

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me njoftimin për votimin e mundshëm nesër në Kuvendin e Kosovës të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. “Ndryshimet ngrenë…

Ambasada Gjermane në Kosovë ka reaguar lidhur me votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke shpërndarë në rrjetet sociale reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në…

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që, me afrimin e festave të fundvitit, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin keqpërdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike. Përmes…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se demonstratat në Prishtinë mund të vazhdojnë gjatë javëve të ardhshme, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin tubimet e…

Kryeministri, Albin Kurti, u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Dublin, në margjina të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian. Kurti bëri të ditur se biseduan për bashkëpunimin e mirë ndërmjet…

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka vizituar sot punimet në pesë segmentet e rrugës “Sokoli”, në fshatin Plemetin, të cilat po realizohen në bashkëfinancim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Thaçi…

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kuadër të kërkimeve për personat e zhdukur me dhunë. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Irlanda mbështetje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në ditën e dytë të një turi diplomatik që nisi në Paris me takimet me presidentin francez Emmanuel Macron…

Kuvendi i Kosovës e futi të enjten në rendin e ditës Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me 79 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenim. Megjithatë, votimi vendimtar për rrëzimin e vetos…

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) u bëri sot thirrje institucioneve arsimore, prindërve, mësimdhënësve që të ndërmarrin veprime konkrete për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale të fëmijëve…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Turqisë, Babür Hızlan. Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të…

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B., i dyshuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i…

Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas tij, nuk janë konstatuar lëshime. Ndërkohë, Prokuroria Speciale ka marrë në shqyrtim dosjen për…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, me të cilin diskutoi për punën e Institutit, rezultatet…

Lista Serbe ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Listës Studentore, që fitoi zgjedhjet në Serbi, se nuk do të bashkëpunojnë me ta. Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, tha më 7 nëntor se nuk do…

Kërçeli ngre dyshime për kontratat e Komunës së Prishtinës: Flet për aneks-kontratë prej 3 milionë eurosh dhe 18 mijë euro për zhvendosjen e bustit të Rugovës

Haxhiu pret Hargreavesin, flasin për prioritetet legjislative të Kuvendit

Edhe Hykmete Bajrami në garë për kreun e LDK-së

“Më mirë sot se nesër”: Rrustem Mustafa rikthen idenë e bashkëpunimit PDK–VV

Kosova në krizë besimi me aleatët strategjikë

Kush po e rrezikon stabilitetin e Maqedonisë së Veriut?

Ndryshimet klimatike dhe kërcënimi i urisë globale: një gradë më shumë, miliona jetë në rrezik

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Ylli televiziv britanik, Amanda Holden, është shfaqur në një atmosferë festive, teksa të enjten mbrëma ishte…

Aktorja e njohur kubane Ana de Armas dhe këngëtari venezuelian Beto Montenegro janë shfaqur së bashku në tapetin e kuq…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *