Shiti rezidencën për 24.75 milionë dollarë, Angelina Jolie lë pas Los Angeles
Një kapitull i ri duket se po nis për aktoren e njohur Angelina Jolie, e cila pritet të largohet nga Los Angeles pas shitjes së rezidencës së saj historike në Kaliforni, për një shifër marramendëse prej 24.75 milionë dollarësh.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, aktorja ka blerë një pronë të re në Connecticut, ndërsa shitja e banesës së saj në Kaliforni është realizuar në muajin shtator.
Jolie e kishte blerë rezidencën në vitin 2017, për 24.5 milionë dollarë. Një nga arsyet që e kishte shtyrë të zgjidhte këtë pronë ishte edhe afërsia me banesën e ish-bashkëshortit të saj, Brad Pitt, në mënyrë që gjashtë fëmijët e tyre të kishin mundësi të qëndronin pranë të dy prindërve.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth Keep Watching
Në vitin 2024, aktorja kishte deklaruar se qëndrimi i saj në Los Angeles lidhej me procesin e divorcit dhe se planifikonte të largohej nga qyteti pasi fëmijët të mbushnin 18 vjeç.
Megjithatë, largimi nga Kalifornia nuk do të thotë shkëputje e plotë nga jeta në SHBA. Angelina Jolie pritet të vijojë të kalojë kohë edhe në New York, ku ka krijuar biznesin e saj të modës, Atelier Jolie, dhe zotëron gjithashtu një pronë në Manhattan.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se në cilën zonë të Connecticut ndodhet rezidenca e re e aktores.
