“Po më ngacmojnë për pëlqimin që kam ndaj Norës” – Arlinda ankohet te Akili në BBVK 5
Një bisedë mes Arlindës dhe Akilit ka zbuluar më shumë rreth raportit të saj me Norën në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.
Gjatë diskutimit, Akili e pyeti drejtpërdrejt Arlindën nëse ka pëlqim për Norën, ndërsa ajo nuk hezitoi ta pranonte këtë.
“A të pëlqen ty Nora?”, e pyeti Akili.
“Po”, u përgjigj Arlinda, duke konfirmuar hapur ndjenjën e saj.
Ajo i tregoi gjithashtu se Nora është në dijeni të pëlqimit që ka ndaj saj. Arlinda zbuloi se edhe banorët e tjerë e kanë vënë re këtë afërsi dhe po e ngacmojnë vazhdimisht për interesimin e saj ndaj Norës.
Biseda ka shtuar kureshtjen rreth raportit mes dy banoreve dhe mënyrës se si do të zhvillohet ai në vazhdim të qëndrimit të tyre në shtëpi. /Telegrafi/
