POLITIKA

Arrestohet një serb, dyshohet për pjesëmarrje në masakrën e Dubravës

Është arrestuar një 64-vjeçar i cili dyshohet se ka kryer krime lufte gjatë viteve 1998/99 në Kosovë.

“Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim dhe me autorizim të Prokurorisë Speciale, ka zhvilluar hetime lidhur me krimet e kryera gjatë periudhës kohore të viteve 1998/99 në Kosovë, ku përmes rrugëve hetimore- operative ka pranuar informacion për një të dyshuar potencial si pjesëmarrës në këto krime, konkretisht në masakrën e Dubravës në maj 1999”. Policia e Kosovës, me datën 01.12.2022, ka shoqëruar të dyshuarin mashkull kosovar serb, G. M. (1958) në Polici për intervistim dhe procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në konsultim me prokurorin kompetent i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit të tij të siguruar sipas detyrës zyrtare, nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale është lëshuar aktvendim për arrestim dhe ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh. /21Media

Original Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *