E kryer, Man United arrin marrëveshje në parim me pasuesin e Michael Carrick
Manchester United ka arritur marrëveshje në parim me Mauricio Pochettinon për ta emëruar atë trajner të ri të skuadrës, raportojnë gazetarët e Sky Sports, Danyal Khan dhe Dharmesh Sheth.
Trajneri argjentinas pritet të pasojë Michael Carrickun, i cili u shkarkua zyrtarisht të enjten në mëngjes.
Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez janë ende në negociata me Federatën e Futbollit të SHBA-së, ku Pochettino aktualisht është i angazhuar si përzgjedhës i Kombëtares.
Sipas raportimeve, 54-vjeçari pritet t'i drejtojë SHBA-të në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Haitit, në shtëpi dhe në udhëtim.
🚨💥 BREAKING | Mauricio Pochettino to Manchester United – DONE DEAL ✔️He will replace Michael Carrick. Verbal agreement is 100 % in place. The contract length is still being finalised. #MUFC set to activate the €9m release clause. Pochettino is expected to take charge after the USA’s matches against Haiti during the international break. Final details are still being sorted. The move is otherwise agreed in principle on all sides.@SkySportDE 🇦🇷 — Florian Plettenberg (@Plettigoal) November 12, 2026
Pas përfundimit të këtyre takimeve, ai do të udhëtojë drejt Manchesterit, ku pritet të marrë drejtimin e stërvitjeve të “Djajve të Kuq” nga mesi i javës së ardhshme.
Ndërkohë, SHBA-ja po ëndërron ta zëvendësojë Pochettinon me ish-trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola./ Telegrafi /
