TË FUNDIT

Aksion gueril në Shkup: Tavolinë me mish për deputetët, qepë për studentët

Me një aksion gueril-urban të quajtur “Kontraste Sociale”, edhe OJQ-të mbështetën studentët dhe luftën e tyre për një standard më të mirë.

Në dy tavolina të ndryshme, me dy menu të ndryshme – atë parlamentare dhe atë studentore – në sheshin e vogël pranë Qendrës Tregtare “Bunjakovec”, grupi “Veprime Artistike Urbane” dëshiroi të tregojë vizualisht pabarazinë në shoqërinë e Maqedonisë.

Siç tregohet, aktivistët e këtij grupi duan të tregojnë, siç thonë ata, se – tavolina studentore, me bukë, ton të konservuar dhe qepë, tregon kufizimet e shumës prej 140 denarësh që studentët marrin si vakt të subvencionuar nga shteti.

Pranë saj, menyja dhe ushqimi i servirur në tryezën e deputetëve ngrenë çështjen e çmimeve preferenciale në bufenë parlamentare dhe pse pikërisht ata që kanë më shumë paguajnë gjithmonë më pak në këtë vend.

Siç thonë aktivistët, kontrasti bardh e zi midis dy tavolinave tregon më së miri se – me 140 denarë nuk mund të sigurosh një vakt studentor të mirë dhe të ekuilibruar nga ana ushqyese.

Ndryshe, studentët kërkojnë që t'u rritet shujta ditore, e cila për momentin është 140 denarë./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *