Anjeza Gubetini ngacmon Sharr Brainën, e vë në ‘siklet’ me prekjen
Një moment mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 5 ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, pasi Anjeza Gubetini është parë duke e vënë në siklet Sharr Brainën me një gjest të papritur.
Ajo iu afrua Sharrit dhe e preku në një mënyrë që u konsiderua si gjest intim, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga ana e tij.
Sharri u duk i befasuar dhe në siklet nga veprimi i Anjezës, derisa momenti nuk kaloi pa u vënë re as nga publiku që po përcjell vazhdimisht zhvillimet brenda shtëpisë.
Foto: Screenshot/Instagram
Ajo që e bëri situatën edhe më të komentuar është fakti se Anjeza gjatë qëndrimit në këtë format ka përmendur vazhdimisht të dashurin e saj, duke folur hapur për lidhjen që ka jashtë shtëpisë.
Pikërisht për këtë arsye, veprimi i saj ndaj këngëtarit ka nxitur diskutime edhe në rrjetet sociale, ku publiku ka komentuar sjelljen e saj.
View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)
Sidoqoftë, ajo ka krijuar një raport të mirë me të, duke e cilësuar mik të afërt. /Telegrafi/
