Seanca gjyqësore ndaj dy të dyshuarve për masakrën e Padalishtës, rrëfehet e mbijetuara Lirije Imeraj
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Zikica Belošević, 59-vjeçar, dhe Gruica Belošević, 56-vjeçar, të arrestuar më 29 tetor nën dyshimin për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile.
Ata dyshohen për përfshirje në masakrën e Padalishtës, në komunën e Istogut, të kryer më 26 mars 1999.
Në këtë seancë është e pranishme edhe Lirije Imeraj, e mbijetuar e masakrës, e cila humbi tetë anëtarë të familjes së saj, përfshirë bashkëshortin, vjehrrën dhe gjashtë fëmijë.
Pas më shumë se dy dekadash, drejtësia për viktimat e Padalishtës mbetet një kërkesë e familjarëve dhe të mbijetuarve
