POLITIKATË FUNDIT

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa, që nuk e mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se LDK-ja nuk do ta mbështesë përmbysjen e vetos së presidentes për ligjin, nëse synimi është që në kuvend të rikthehet dhe të miratohet i njëjti ligj, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka thënë se qëndrimi i LDK-së do të varet edhe nga përmbajtja e asaj që do të sillet në kuvend, por ka theksuar se partia e saj, në parim, është kundër një nisme të tillë.

“Ne po presim tani të shohim se çfarë do të sillet në kuvend. Natyrisht që qëndrimet gjithmonë varen edhe nga përmbajtja. Por, në parim, në qoftë se synohet që të kalohet ligji i njëjtë dhe të përmbyset vetoja e presidentes, natyrisht që ne nuk jemi për, për të gjitha arsyet që i kemi paraqitur në seancën e atëhershme, por edhe për arsye shtesë, të cilat do t’i prezantojmë sot në seancë, në qoftë se na jepet një mundësi e tillë” , ka deklaruar Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se ende nuk dihet nëse synimi është përmbysja e vetos së presidentes apo një iniciativë e re ligjore për ndryshimin e ligjit. Megjithatë, sipas saj, LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk japin kontribut real në mbrojtjen e së vërtetës historike të Kosovës dhe luftës çlirimtare.

Osmani ka kritikuar, siç i ka cilësuar, iniciativat që krijojnë pritje të rreme, duke thënë se energjia e institucioneve është dashur të përqendrohet në mbrojtjen e së vërtetës historike të Kosovës, veçanërisht në arenën ndërkombëtare.

“Ju e dini që në parim LDK-ja nuk është pro iniciativave, të cilat në fakt, në esencë nuk arrijnë asgjë në mbrojtje të së vërtetës historike të Republikës së Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare, por thjesht krijojnë pritje të rreme. Dhe, në vend se e gjithë energjia e shtetit të fokusohej deri tani në mbrojtjen e kësaj të vërtete historike, sidomos ndërkombëtarisht, ne shohim që, edhe pse kanë kaluar gati dy muaj nga vendimi, nuk e kemi asnjë intervistë në media të rëndësishme ndërkombëtare, ku para syve të botës do të mbrohej e vërteta historike e Republikës së Kosovës” , është shprehur ajo.

Ish-presidentja ka theksuar se, sipas saj, mungon edhe një prezantim i koordinuar shtetëror në platformat e rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtjen e historisë së Kosovës.

“Ne nuk kemi asnjë prezantim, po flas për krejt shtetëror, por edhe përfaqësues të ndryshëm të partive politike. Sepse unë kam folur edhe për The New York Times, edhe në platforma të rëndësishme ndërkombëtare nga 16 shtatori e tutje, për ta mbrojtur të vërtetën historike të Kosovës. Por, ndërkohë që shteti është dashur të fokusohej në mbrojtjen e kësaj të vërtete, ne kemi iniciativa të cilat as nuk janë në përputhje me Kushtetutën, as nuk janë në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovë s”, ka thënë Osmani.

Ajo ka paralajmëruar se iniciativa të tilla, sipas vlerësimit të saj, mund ta dëmtojnë edhe më shumë kauzën e mbrojtjes së së vërtetës historike të Kosovës, sidomos në prag të procedurës së apelit.

“Madje-madje, më shumë e dëmtojnë edhe vetë kauzën e mbrojtjes së të vërtetës, sidomos para procedurës në apel. Dhe besoj shumë që i dëmtojnë edhe vetë krerët e UÇK-së, të cilët duhet të mbrohen në apel me argumente juridike dhe argumente të fuqishme juridike, të cilat natyrisht që kanë rëndësi ”, ka deklaruar ajo.

Osmani është ndalur edhe te kritikat dhe etiketimet ndaj LDK-së për qëndrimet e saj lidhur me këtë çështje. Ajo ka thënë se partia i ka paraqitur qëndrimet në mënyrë parimore, por është përballur me akuza të papranueshme, duke përmendur edhe vendosjen e emrave të përfaqësuesve të LDK-së pranë njerëzve të Serbisë.

“LDK-ja të gjitha këto qëndrime i ka dhënë në mënyrë parimore. Fatkeqësisht, për këtë qëndrim parimor është goditur, është njollosur në mënyrën më të papranueshme të mundshme, duke vendosur edhe emrat tanë pranë njerëzve të Serbisë, gjë që ka qenë etiketim i papranueshëm”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka ritheksuar se LDK-ja do të vazhdojë ta mbrojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të vërtetën historike të vendit, por njëkohësisht nuk do të lejojë, sipas saj, cenimin e dinjitetit të njerëzve të LDK-së dhe familjeve të veprimtarëve të saj.

“Ne do ta mbrojmë të vërtetën historike të Kosovës, luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por njëkohësisht ne nuk i kërkojmë leje askujt, askujt, që të mbrojmë edhe dinjitetin e njerëzve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të familjeve të veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët në të kaluarën janë vrarë, janë torturuar dhe janë etiketuar si bashkëpunëtorë vetëm e vetëm pse i kanë qëndruar besnikë presidentit tonë historik” , ka deklaruar ajo.

Osmani ka thënë se mbrojtja e së vërtetës historike të UÇK-së dhe e dinjitetit të veprimtarëve të LDK-së nuk janë qëndrime kundërshtuese, por plotësuese të njëra-tjetrës.

“Prandaj, për ta mbrojtur edhe këtë të vërtetë dhe për ta mbrojtur të vërtetën e UÇK-së, mendojmë që këto nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, këto janë plotësuese, siç ka qenë binomi presidenti Ibrahim Rugova dhe komandanti, kryekomandanti i UÇK-së, Adem Jashari”, shtoi Osmani.

Komisioni parlamentar për Legjislacion po shqyrton futjen në “procedurën e përshtatshme” për miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Anëtarja e Partisë Demokratike…

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, brenda pak minutash pritet të nis seanca e radhës në gjykimin ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile në Komunën e Malishevës gjatë luftës së…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka ngritur në Kuvendin e Kosovës çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai e cilësoi pasivizimin e adresave si "spastrim etnik me letra" nga…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron, mbështetje që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kurti u prit…

Kryeministri Albin Kurti është takuar në Paris me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen. Ai tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen…

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin e Shtetit, Bahri Hyseni dhe prokurorin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Veton Shabani, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Prokurorinë Themelor në Ferizaj, ku…

Dy ekspertë amerikanë të sigurisë dhe mbrojtjes kanë argumentuar se prania e rreth 600 ushtarëve amerikanë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë duhet të ruhet, duke paralajmëruar se tërheqja e tyre do t'i…

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi në “Click” të RTV21, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit lidhur me ndarjen e buxhetit për komunat, duke thënë se këtë vit komunave u janë ndalur 24 milionë…

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të mblidhet sot, në orën 09:30, për të shqyrtuar vendimin e presidentes për kthimin në rishqyrtim të…

Në Gjykatën Themelore në Pejë sot mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes së tij, Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, shkruan IndeksOnline. Seanca do…

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) u ka bërë thirrje punëtorëve të të gjitha divizioneve të KEK-ut që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për nesër, më 12 nëntor, para zyrave…

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, në të cilën pritet të shqyrtohen disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe çështje të tjera. Në rend të ditës janë tri…

Sot moti në vendin tonë do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7°C. Ndërsa ato maksimale nga 15 deri në 19°C. Era do të fryjë nga drejtimi i…

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni, ka deklaruar se do ta pranojë vendimin përfundimtar të drejtësisë për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, cilido qoftë ai. Më 16 shtator 2026, Trupi Gjykues i Dhomave…

Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe nesër më 12 nëntor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Në rend dite janë shqyrtimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe…

Një person u vra dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me armë në Budva të Malit të Zi. Sipas informacioneve nga "Vijesti", të shtënat ndodhën në një restorant pranë semaforëve kryesorë në…

Zvonko Veselinoviq, biznesmeni serb nga veriu i Kosovës që ndodhet nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara për krim të organizuar, është larguar drejt Turqisë përmes Bosnjës e Hercegovinës. Sipas burimeve të sigurisë në…

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, me rastin e Ditës së Veteranëve Amerikanë, ka shprehur mirënjohje për shërbimin, përkushtimin dhe sakrificën e veteranëve të Forcave të Armatosura…

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée. Kryeministri Kurti tha se Franca ka qenë aleate e fuqishme e Kosovës që nga lufta jonë për…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, tha se cilësia e shërbimeve shëndetësore është thelbësore për ndërtimin e besimit të qytetarëve në sistemin shëndetësor. Në ceremoninë e hapjes së…

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se investimet e huaja direkte në Kosovë, duke përjashtuar patundshmëritë, arrijnë në 300 milionë euro. Gjatë debatit parlamentar, Murati ka thënë se rritja e pagave e ka tejkaluar rritjen e…

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një letër drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, i…

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, kanë vizituar dy ekipet mjekësore të…

Sikurse sot edhe nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen për një seancë të radhës. Sipas njoftimit për media seanca pritet të mbahet në ora 10:00. Në këtë mbledhje janë paraparë disa pika…

Presidenca e Republikës së Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet e fundit në media për procedurën e prokurimit të shërbimeve të avio-biletave, duke sqaruar se tenderi është zhvilluar në përputhje me Ligjin për Prokurimin…

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen i ka shprehur mbështetje presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke e cilësuar forcë stabilizuese për vendin. Në një letër drejtuar presidentes, Shaheen ka ritheksuar përkushtimin e saj për…

“Vëlla, a e di sa miliona po merr. E prapë i duken pak”, është një nga mesazhet që një pjesëtar i një grupi kriminal rival ka dërguar duke folur për Veselinoviqin. Biznesmeni kontrovers nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq,…

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me shtatë vjet burgim dhe 500 euro gjobë të pandehurin A.M., shtetas i Kosovës, pasi e ka shpallur fajtor për veprën penale “Grabitja”. Sipas njoftimit të Gjykatës, aktgjykimi…

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar një vizitë në Preshevë, ku është takuar me kryetaren e kësaj komune, Ardita Sinani. Pas takimit, Hyseni ka bërë të ditur se me Sinanin kanë diskutuar për forcimin e…

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e sektorit të energjisë, duke e akuzuar atë për dështim në sigurimin e energjisë elektrike dhe mungesë të progresit në…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde” se Kosova kërkon “një anëtarësim në BE të bazuar në meritë, e jo përmes një dere të…

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari ka zhvilluar dy takime me zyrtarë të lartë portugezë, në kuadër të vizitës së saj në Portugali, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet…

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është lënduar lehtë gjatë një trajnimi. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më herët në njërin nga poligonet e…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, gjatë diskutimit për raportin e Bashkimit Evropian dhe procesin e integrimit evropian, ka ngritur çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, duke kritikuar pasivizimin e adresave në…

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka thënë se Kosova është e fundit në listën e vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për raportin e BE-së…

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë diskutimit parlamentar për Raportin e Progresit, ka kritikuar performancën e Qeverisë, duke theksuar se në vend të progresit, vendi po përballet me mungesë të rezultateve konkrete. Kadrijaj tha se…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian për vitin 2026 paraqet një pasqyrë më të diferencuar sa i përket luftimit të korrupsionit në Kosovë. Duke folur në…

Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të dy personave të tjerë në lidhje me rastin e kompanisë “Hirano” në Mitrovicë, pjesë e Grupit Mabetex. Përmes një postimi, Pacolli ka pretenduar…

Pas paraqitjes së ministrit Glauk Konjufca, ka reaguar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, i cili ka kritikuar Qeverinë për gjendjen e procesit të integrimit evropian. Tahiri ka thënë se çështjet e…

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar përfaqësuesit e Listës Studentore, duke vënë në pikëpyetje qëndrimet e tyre për Kosovën dhe raportet me Listën Serbe. Në një konferencë për media,…

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka kritikuar Qeverinë Kurti për të gjeturat e Raportit të Progresit të Komisionit Europian për Kosovën. “Për pushtetin e sotëm, për besë, a ka ma marre sesa ju me krahasu veten me ata…

Nominimi i Mikhail Bogachekut për ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është mirëpritur nga njohësit e zhvillimeve politike në vend, të cilët e vlerësojnë si një sinjal pozitiv…

Dy persona janë arrestuar sot, më 11 nëntor 2026, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar”. Të arrestuarit janë H.L. dhe T.M., të dy shtetas…

Ministria e Drejtësisë ka mbajtur takimin e Grupit Punues ndërinstitucional, me përfaqësues nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme…

Zëvendëskryeministri i vendit, Glauk Konjufca tha të mërkurën se jostatbiliteti i institucioneve ka shkaktuar kufizimin e efektivitetit të qeverisjes dhe se ka vonuar reformat strukturore. Këto komente Konjufca i bëri në seancën e…

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në emër të Qeverisë së Kosovës, në emër të Qeverisë, ka folur gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për…

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua në Paris me ekonomistin e njohur, profesorin Philippe Aghion. Profesori Aghion, i cili u nderua me Çmimin Nobel për Ekonomi në vitin 2025, njihet për qasjen e tij që ndërthurë…

Rasti i Arlinda Zekajt, aktivistet feministe në takim me kryeprokurorin e shtetit

​Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm zviceran, pritet konferencë për media

10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit

Kraki: Raporti i BE-së konfirmon pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

Nëntori 2026 mes flamurit e protestës

Qeveria Kurti IV: Shumicë e brishtë parlamentare dhe mundësi për përfundim të parakohshëm të mandatit

Mickoski, shteti nuk është pronë e një populli!

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Këngëtarja britanike, Alexandra Burke, ka tërhequr gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe provokuese në…

Prezantuesja e njohur britanike, AJ Odudu, ka mbërritur në aeroportin e Brisbane, në Australi, teksa po përgatitet për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *