POLITIKATË FUNDIT

Berisha në SPAK, do të japë dëshmi për Irena Gjokën

Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur në SPAK sot më 12 nëntor, pasi do të pyetet në lidhje me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka.

Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë thirrur që të dëshmojnë, në cilësinë e kallëzuesve, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Prokuroria ka vijuar veprimet hetimore ndaj gjyqtares Irena Gjoka, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të mos pranuar kërkesën e SPAK për mbylljen e hetimeve. Gjykata vendosi që dosja të rikthehet për plotësimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të tjera procedurale.

Çështja ndaj Gjokës lidhet me dyshimet për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, pasi pretendohet se në të nuk është deklaruar një dënim i marrë më herët nga gjyqtarja në Greqi.

Irena Gjoka është gjyqtarja e GJKKO-së që ka shqyrtuar dhe firmosur vendime për kërkesat e SPAK në kuadër të dosjes “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *