TË FUNDIT

Dialogu me Serbinë, Sorensen zhvillon takim me Kurtin në Paris

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Paris, ku kanë diskutuar për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në platformën X, zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun bëri të ditur se në takim është diskutuar për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut dhe aspekte të ndryshme të normalizimit të marrëdhënieve.

“Me institucionet tashmë të konstituuara në Prishtinë, diskutuam për rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë dhe aspektet e ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat kanë rëndësi për njerëzit në terren dhe për rajonin”, thuhet në njoftim.

Zyra e BE-së e cilësoi takimin si një shkëmbim të mirë të mendimeve, ndërsa theksoi rëndësinë e vazhdimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Good exchange with PM Kurti today in Paris. With institutions now in place in Pristina, we discussed the way ahead in the Belgrade-Pristina Dialogue and the different aspects of the normalisation process, which matter for people on the ground and for the region. https://t.co/cTNuEbuFVr — EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) November 11, 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *