Komisioni hetimor për Arlindën, duhen tre ekspertë të jashtëm
Në mbledhjen e komisionit hetoimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nënkryetari i këtij komisioni, Adnan Rrustemi tha se duhen tre ekspertë të jashtëm.
“Në përputhje me vendimin e komisionit, neve na duhet angazhimi I tre ekspertëve ne tre fusha të ndryshme. E para, një ekspert i fushës penale që do të na ndihmojë në aspektin e veprimeve dhe mosveprimeve në institucionet e drejtësisë, një aspekt për punë sociale që është i domosdoshëm të na ndihmojë në raportin dhe komunikimin me QPS-në dhe punëtorët social dhe një ekspert për dhunën në familje”, tha Rrustemi.
Anëtarja e komisionit, Besa Kabashi-Rama tha se për ekspertin që do të merret me pjesën sociale duhet një kandidat që ka eksperiencë në mbrotjen e fëmijëve. “Për dimensionin social, kemi nevojë për dikë që ka ekspertizë në vlerësimin e qëndrave për punë sociale dhe dikush që ka pasur eksperiencë në mbrotjen e fëmijëve. Po e shoh të nevojshme se nëse identifikojmë një kandidat që mundet se paku me u përafru, këtu po e shoh si hallkëkn më të sfiduar të kandidatëve”, tha Rama.
Një ndër kandidatët që u përmend në pjesën e dimensionit social ishte Skender Kandiq, i cili mori mbështetjen e anëtarit të komisionit, Osman Musliu. Ndërsa për pjesën penale, Rrustemi dha mbështetjen për kandidaten Emina Avdyli.
Ndërsa Rama, për ekspertën që do të merret me dhunën gjinore mbështetje për Besarta Breznica, për cështjen penale ishte Alban Krasniqi, ndërsa për dimensionin sociale, ajo vlerësoi ishte Shpresa Gjocaj dhe Skender Kandiq.
Komisioni në këtë mbledhje po i vazhdon punimet…
