Liga e parë e Maqedonisë, kryeson STRUGA TRIM LUM
Dy fitore për skuadrat vendase, një barazim dhe dy fitore për ekipet mysafire me vetëm 7 gola të shënuar është epilogu i xhiros së 13-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor. Kryeson Struga Trim Lum me 29 pikë.
Me dy ndeshjet e zhvilluara dje në kuadër të javës së 13-të në Kumanovë dhe Gostivar, u kompletua java e 13-të e sezonit vjeshtor ku tanimë lider në renditjen e tabelës është Struga Trim Lum ndërkaq vendet e fundit i mbajnë Bashkimi, Arsimi dhe Skopje.
Bashkimi i Kumanovës në përballjen me Bregallnicën ishte shumë pranë fitores pasi ishte në epërsi me golin e Favzi në minutën e 27-të, por në minutën e 74-të skuadra mysafire barazoi shifrat në 1-1 me autor Natanie Masko. Me pikën e fituar Bashkimi ngjitet në pozitën e 8-të, ndërsa Bregallnica me 14 pikë mbetet në pozitën e 7-të.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar dje në Gostivar, Arsimi iÇegranit pësoi humbje 0-2 nga Shkëndija e Haraçinës me çka përfundimisht duket se ka hyrë në krizë të thellë rezultatesh.
Haraçinasit në pjesën e dytë me golat e Dashmir Elezit në minutën e 47 dhe Besir Demirit në minutën e 86-të nga penaltia me plotë meritë fituan tre pikët. Pas kësaj disfate Arsimi me 10 pikë zbetë në pozitën e 9-të, ndërsa Shkëndija e Haraçinës me 18 pikë ngjitet në pozitën e pestë.
Me kompletimin e xhiros së 13-të, tabelën e kryeson Struga Trim Lum me 29 pikë e ndjekur na Shkëndija me 27, Tikveshi dhe Vardari kanë nga 24 pikë.
Shkaku i obligimeve të reprezentacionit A, java e 14-të do të vazhdojë me 20, 21 dhe 22 nëntor me ndeshjet Shkëndija e Haraçinës – Bashkimi, Skopje – Arsimi, Vardari – Tikveshi, Bregallnica – Struga Trim Lum dhe Shkëndija – Sileksi. SHABAN SINANI – TV KOHA
