POLITIKATË FUNDIT

Kurti: Mërgata do të mbështetet përmes kredive për investime në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar pjesëtarë të mërgatës shqiptare në Francë, me të cilët ka diskutuar për përfshirjen më të madhe të diasporës në jetën publike dhe institucionale të Kosovës, si dhe për mundësitë e investimeve në vend.

Kurti ka thënë se përfshirja e mërgatës në institucionet e Kosovës do të kontribuojë në forcimin e tyre, duke sjellë përvojën, ekspertizën dhe kulturën e punës nga shtetet e zhvilluara.

Ai ka bërë të ditur se përmes “Dritares për Investime të Diasporës” do të mbështeten ndërmarrësit nga mërgata që dëshirojnë të investojnë në Kosovë. Sipas tij, shteti do të jetë garant për kreditë që merren për këto investime.

Kurti ka përmendur edhe Programin prej 1 miliard eurosh për prodhim dhe industri, përmes të cilit do të mbështeten projektet strategjike dhe prioritare të industrisë.

Takimi me pjesëtarët e mërgatës në Francë u mbajt të dielën, para pjesëmarrjes së Kurtit në Forumin e Paqes në Paris.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *