TË FUNDIT

Kosova arkeologjike

Toka që ruan kujtesën e qytetërimeve

Çdo pëllëmbë toke ka historinë e vet, por jo çdo histori është shkruar në libra. Një pjesë e madhe e së kaluarës së njerëzimit është ruajtur në heshtjen e tokës, nën shtresat e dheut, në themelet e vendbanimeve të braktisura, në muret e kalave, në varreza të lashta, në fragmente qeramike, në vegla pune dhe në objekte që dikur kishin një funksion të përditshëm apo ritual. Pikërisht këtu fillon rëndësia e arkeologjisë: në aftësinë për ta lexuar të kaluarën përmes dëshmive materiale dhe për t'i dhënë kuptim historisë së njeriut.

Kosova është një territor me trashëgimi të jashtëzakonshme arkeologjike. Pozita e saj gjeografike, në pjesën qendrore të Ballkanit, e ka bërë gjatë mijëvjeçarëve një hapësirë të rëndësishme të zhvillimeve njerëzore, ekonomike, kulturore, politike dhe shpirtërore. Nëpër këtë territor kanë kaluar rrugë komunikimi, janë zhvilluar vendbanime, janë ndërtuar qendra urbane, fortifikime, tempuj, bazilika dhe qytete mesjetare.

Prandaj, kur flasim për Kosovën arkeologjike, nuk flasim vetëm për disa lokalitete të njohura apo monumente të veçuara. Flasim për një histori të gjatë njerëzore, e cila dëshmohet përmes shtresave të njëpasnjëshme të jetës dhe veprimtarisë së njeriut.

Trashëgimia arkeologjike e Kosovës përfshin dëshmi nga neoliti, eneoliti, epoka e bronzit, epoka e hekurit, periudha romake, antikiteti i vonë dhe mesjeta. Kjo pasuri është evidentuar edhe në dokumentacionin zyrtar të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Areologjia, në këtë kuptim, nuk është vetëm studim i së kaluarës. Ajo është mënyra se si një shoqëri e njeh prejardhjen e saj kulturore, e kupton zhvillimin historik dhe ndërton përgjegjësinë ndaj trashëgimisë që ua lë brezave të ardhshëm.

Gjurmët e para të jetës – nga neoliti drejt qytetërimit

Historia arkeologjike e Kosovës fillon shumë përpara krijimit të qyteteve, shteteve dhe organizimeve të njohura politike. Ajo na çon në periudhat parahistorike, kur njeriu filloi të krijonte vendbanime më të qëndrueshme, të merrej me bujqësi, blegtori, përpunimin e argjilës dhe prodhimin e mjeteve të punës.

Një ndër dëshmitë më të rëndësishme të kësaj periudhe është lokaliteti neolitik i Runikut, në komunën e Skenderajt. Ky lokalitet përfaqëson një nga vendbanimet më të hershme neolitike të njohura në Kosovë dhe lidhet me zhvillimet kulturore të mijëvjeçarit të gjashtë para Krishtit.

Hulumtimet arkeologjike kanë zbuluar fragmente të shumta qeramike, objekte të punuara nga argjila, figurina antropomorfe dhe dëshmi të tjera që ndihmojnë në rindërtimin e mënyrës së jetesës së komuniteteve të hershme.

Por një prej gjetjeve më të veçanta është okarina e Runikut, një instrument frymor muzikor i punuar nga argjila. Ky artefakt përbën një dëshmi të rrallë të jetës muzikore dhe simbolike të njeriut neolitik në territorin e Kosovës.

Okarina nuk është vetëm një objekt arkeologjik. Ajo është një dëshmi se njeriu i lashtë nuk jetonte vetëm për të siguruar ushqimin dhe mbijetesën. Ai krijonte tinguj, shprehte emocione, ndërtonte marrëdhënie shoqërore dhe zhvillonte forma të komunikimit simbolik. Në këtë kuptim, një objekt i vogël prej argjile mund të na tregojë shumë më tepër sesa përmasat e tij fizike. Ai na afron me botën e brendshme të njeriut të lashtë.

Rëndësi të veçantë kanë edhe lokalitete të tjera parahistorike, si Vlashnja, Fafosi, Tjerrtorja, Varoshi, Reshtani dhe Bardhoshi etj. Secili prej tyre kontribuon në njohjen e vendbanimeve, ekonomisë, teknologjisë dhe organizimit të komuniteteve të hershme. Këto dëshmi tregojnë se territori i Kosovës ishte pjesë e proceseve të gjera kulturore që zhvilloheshin në Evropën Juglindore.

Epoka e bronzit dhe e hekurit – organizimi i hapësirës dhe shoqërisë

Me kalimin e kohës, komunitetet parahistorike përjetuan ndryshime të rëndësishme në mënyrën e organizimit të jetës. Përpunimi i metaleve, zhvillimi i bujqësisë, rritja e shkëmbimeve tregtare dhe konsolidimi i vendbanimeve ndikuan në formimin e strukturave më të ndërlikuara shoqërore.

Epoka e bronzit dhe ajo e hekurit përfaqësojnë periudha të rëndësishme të këtij zhvillimi. Në këtë kohë, vendbanimet filluan të marrin forma më të organizuara, ndërsa lartësitë strategjike u shfrytëzuan për ndërtimin e fortifikimeve. Muret mbrojtëse, ledhet, hendeqet dhe pozicionet natyrore dëshmojnë për nevojën e mbrojtjes dhe kontrollit të territorit.

Një shembull domethënës është Suka e Cërmjanit, në rajonin e Gjakovës, një lokalitet fortifikues me rëndësi për studimin e periudhave parahistorike dhe zhvillimeve të mëvonshme antike.

Fortifikimet e tilla nuk duhen parë vetëm si ndërtime ushtarake. Ato dëshmojnë edhe për organizimin e komuniteteve, njohjen e terrenit, shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe nevojën për kontrollin e rrugëve të komunikimit.

Në këtë kontekst, rëndësi të veçantë merr edhe kultura materiale e periudhës së hekurit, e cila na ndihmon të kuptojmë zhvillimin e bashkësive të lashta dhe proceset historike që lidhen me formimin e identiteteve rajonale.

Dardania – një hapësirë e rëndësishme historike e Ballkanit

Kur trajtojmë të kaluarën e lashtë të Kosovës, një vend të veçantë zë Dardania. Dardania ishte njësi historike dhe gjeografike e rëndësishme e botës së lashtë ballkanike, e lidhur me popullsinë dardane, të njohur nga burimet antike. Territori i saj përfshinte hapësira të gjera të Ballkanit qendror, ndërsa pjesa më e madhe e Kosovës së sotme përbënte një zonë qendrore të kësaj hapësire historike.

Dardanët përmenden në burimet antike, ndërsa dëshmitë arkeologjike, si vendbanimet e fortifikuara, nekropolet tumulare, qeramika dhe objektet metalike, ndihmojnë në studimin e organizimit të tyre shoqëror dhe kulturor.

Një nga kategoritë më interesante të dëshmive arkeologjike janë nekropolet tumulare. Tumat, si ato të Bokës së Përqevës, Ponoshecit dhe Llashticës, përfaqësojnë dëshmi të rëndësishme të praktikave funerare të bashkësive të lashta.

Mënyra e varrimit, pozita e trupit, objektet e vendosura pranë të ndjerit dhe struktura e varrit janë elemente që arkeologët i analizojnë për të kuptuar raportin e njeriut me vdekjen, kujtesën dhe botën e tij shpirtërore.

Varri, në këtë kuptim, nuk është vetëm një hapësirë ku është vendosur trupi i të vdekurit. Ai mund të jetë edhe një shprehje e besimeve, e pozitës shoqërore dhe e marrëdhënieve kulturore të komunitetit.

Këto dëshmi na kujtojnë se historia nuk ndërtohet vetëm mbi emrat e sundimtarëve dhe datat e betejave. Ajo ndërtohet edhe mbi jetën e njerëzve të zakonshëm, mbi familjet, punën, ritualet dhe mënyrën se si ata e kuptonin ekzistencën.

Është e rëndësishme që Dardania të studiohet mbi bazën e burimeve historike dhe dëshmive arkeologjike, pa i ngarkuar këto të fundit me interpretime të pambështetura shkencërisht. Arkeologjia nuk ka nevojë për ekzagjerime për të dëshmuar rëndësinë e së kaluarës.

Periudha romake – zhvillimi urban dhe ekonomik

Një etapë tjetër e rëndësishme në historinë arkeologjike të Kosovës është periudha romake. Pas përfshirjes së kësaj hapësire në strukturat administrative dhe politike të Perandorisë Romake, territori përjetoi ndryshime të mëdha në organizimin urban, në infrastrukturë, në ekonomi dhe në kulturën materiale.

U zhvilluan vendbanime urbane, rrugë komunikimi, qendra administrative, stacione rrugore, ndërtime publike dhe objekte të ndryshme të jetës së përditshme. Në këtë periudhë, një vend të jashtëzakonshëm zë Municipium Ulpiana, një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Kosovës.

Ulpiana, e vendosur rreth 12 kilometra në juglindje të Prishtinës, mori statusin e municipiumit në shekullin II pas Krishtit dhe arriti zhvillim të rëndësishëm gjatë shekujve III dhe IV. Pozita e saj gjeografike ishte me rëndësi të veçantë për komunikimin dhe shkëmbimet ekonomike në këtë pjesë të Perandorisë Romake. Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë pjesë të mureve rrethuese, porta monumentale, ndërtime publike, objekte kulti, mozaikë, bazilika, baptister dhe nekropole.

Një zhvillim i rëndësishëm i qytetit lidhet me periudhën e perandorit Justinian, në shekullin VI, kur Ulpiana mori emërtimin Justiniana Secunda. Ky emërtim lidhet me historinë e vetë qytetit dhe nuk duhet ngatërruar me Justiniana Prima, qendër tjetër historike e themeluar në kohën e Justinianit, që identifikohet me Cariçin Grad në Serbinë e sotme. Prandaj, është me rëndësi të përdoren emërtimet historike me saktësi dhe të bëhet dallimi ndërmjet qendrave të ndryshme të antikitetit.

Ulpiana nuk është vetëm një qytet i lashtë. Ajo është një burim i rëndësishëm për studimin e urbanizmit romak, të jetës ekonomike, të administratës dhe të zhvillimit të krishterimit në këtë pjesë të Ballkanit.

Në këtë kontekst duhet përmendur edhe Municipium DD, një tjetër qendër e rëndësishme romake, si dhe Statio Vindenis, që lidhet me rrjetin e komunikimit dhe lëvizjes në territorin e Kosovës. Këto lokalitete dëshmojnë se hapësira e Kosovës nuk ishte e izoluar, por pjesë e një sistemi të gjerë komunikimi, tregtie dhe organizimi administrativ.

Antikiteti i vonë – kur ndryshojnë qytetet dhe besimet

Antikiteti i vonë, veçanërisht shekujt IV–VI pas Krishtit, përfaqëson një periudhë të rëndësishme transformimesh politike, shoqërore, kulturore dhe fetare. Në këtë kohë, bota romake përjetoi ndryshime të thella, ndërsa krishterimi fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në jetën publike dhe shoqërore.

Dëshmitë arkeologjike të kësaj periudhe në territorin e Kosovës janë veçanërisht domethënëse. Bazilikat paleokristiane, baptisteret, objektet liturgjike, mozaikët dhe komplekset e kultit dëshmojnë për përhapjen dhe organizimin e krishterimit në Dardani.

Ndër lokalitetet me rëndësi për studimin e kësaj periudhe janë Ulpiana, Kasterci pranë Suharekës dhe Vrella e Istogut. Në Kasterc, dëshmitë arkitektonike dhe arkeologjike ndihmojnë në studimin e organizimit të hapësirave të kultit të krishterë dhe zhvillimit të arkitekturës sakrale. Ndërkaq, lokaliteti i Vrellës është me interes të veçantë për shkak të strukturës së tij arkitektonike, ku përfshihen hapësira e kishës dhe kripta. Kripta, si pjesë e një kompleksi të tillë, na hap një dritare për të kuptuar praktikat funerare dhe raportin e komuniteteve të krishtera me kujtimin e të ndjerëve.

Njëkohësisht, fortifikimet e antikitetit të vonë dëshmojnë për ndryshimet në organizimin e vendbanimeve dhe nevojën për mbrojtjen e popullsisë në një kohë pasigurish të mëdha. Studimet bashkëkohore mbi Dardaninë e shekujve IV–VI theksojnë rëndësinë e fortifikimeve, të ndryshimeve të vendbanimeve dhe të arkitekturës së krishterë në këtë periudhë. Kjo periudhë është veçanërisht e rëndësishme sepse dëshmon jo vetëm vazhdimësinë e jetës në shumë vendbanime, por edhe transformimin e hapësirës shpirtërore dhe kulturore.

Nëpërmjet arkeologjisë mund të kuptojmë se si ndryshuan ndërtesat, simbolet, ritualet dhe mënyrat e organizimit të jetës fetare. Në këtë pikë, arkeologjia materiale takohet me historinë e besimit. Një bazilikë e lashtë, një baptister apo një objekt liturgjik nuk është vetëm një monument arkitektonik. Ai është dëshmi e një bote shpirtërore, e një komuniteti dhe e një tradite që ka lënë gjurmë në histori.

Mesjeta – qytetet, kështjellat dhe trashëgimia monumentale

Mesjeta përbën një kapitull tjetër të rëndësishëm të trashëgimisë arkeologjike të Kosovës. Në këtë periudhë, hapësira e Kosovës ishte pjesë e zhvillimeve të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore të Ballkanit. U zhvilluan qytete, qendra tregtare, fortifikime, kështjella, objekte fetare dhe struktura të ndryshme të jetës urbane.

Një shembull i rëndësishëm është qyteti mesjetar i Novobërdës. Novobërda ishte një qendër e rëndësishme minerare, ekonomike dhe tregtare, e njohur për zhvillimin e veprimtarisë së nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve. Rëndësia e saj lidhej me pasuritë minerare dhe me pozitën që kishte në rrjetet ekonomike të kohës. Fortifikimet, muret mbrojtëse dhe struktura urbane dëshmojnë për organizimin e një qendre me rëndësi të veçantë në mesjetë.

Edhe Kalaja e Prizrenit, Kalaja e Vushtrrisë dhe fortifikime të tjera përbëjnë dëshmi të rëndësishme të historisë së organizimit urban dhe ushtarak të kësaj hapësire.

Në këtë periudhë, trashëgimia monumentale fetare dhe arkitektura sakrale zënë një vend të rëndësishëm. Kishat, manastiret dhe objektet e tjera fetare dëshmojnë për tradita të ndryshme artistike, arkitektonike dhe shpirtërore.

Studimi i këtyre monumenteve kërkon qasje shkencore, dokumentim të kujdesshëm dhe respektim të vlerave historike e kulturore që ato përfaqësojnë. Trashëgimia mesjetare e Kosovës është pjesë e historisë së përbashkët të zhvillimeve të ndryshme kulturore në Ballkan. Ajo duhet të ruhet, të studiohet dhe të interpretohet me përgjegjësi profesionale.

Arkeologjia materiale dhe shpirtërore – përtej gurëve dhe rrënojave

Një nga aspektet më interesante të arkeologjisë është fakti se objektet materiale nuk kanë vetëm vlerë funksionale. Shpesh ato bartin edhe kuptime simbolike, shoqërore dhe shpirtërore.

Një enë qeramike mund të na tregojë për mënyrën e ushqimit, ekonominë dhe teknologjinë e prodhimit, por edhe për praktikat rituale. Një objekt metalik mund të dëshmojë për mjeshtërinë e përpunimit të metaleve, por edhe për pozitën shoqërore të pronarit të tij. Një varr mund të zbulojë jo vetëm mënyrën e varrimit, por edhe botëkuptimin e një komuniteti për jetën dhe vdekjen.

Prandaj, arkeologjia nuk duhet të kufizohet vetëm në përshkrimin e objekteve. Ajo duhet të përpiqet të kuptojë edhe kontekstin në të cilin ato janë krijuar, përdorur dhe ruajtur. Në këtë drejtim, rëndësi të veçantë ka studimi i peizazhit të shenjtë, i hapësirave rituale dhe i shprehjeve materiale të besimit. Objektet e kultit, figurina, simbolet, vendet e varrimit, faltoret dhe ndërtesat sakrale janë dëshmi që ndihmojnë në rindërtimin e dimensionit shpirtëror të shoqërive të lashta.

Kjo qasje na mundëson të kuptojmë se njeriu i së kaluarës nuk ishte vetëm ndërtues, bujk, zejtar apo luftëtar. Ai ishte gjithashtu një qenie që kërkonte kuptimin e ekzistencës, krijonte simbole dhe ndërtonte marrëdhënie me botën e tij shpirtërore. Në këtë kuptim, çdo artefakt është një fragment i kujtesës njerëzore.

Arkeologjia materiale dhe shpirtërore na ndihmon ta shohim trashëgiminë jo vetëm si një grumbull objektesh të vjetra, por si një sistem dëshmish që ndërlidh jetën, kulturën, besimin dhe identitetin historik.

Trashëgimia arkeologjike – pasuri që kërkon mbrojtje

Përkundër pasurisë së madhe arkeologjike, trashëgimia kulturore e Kosovës përballet me sfida të shumta. Ndërtimet e pakontrolluara, dëmtimet e monumenteve, gërmimet ilegale, tregtia e paligjshme e artefakteve dhe mungesa e mirëmbajtjes së vazhdueshme rrezikojnë humbjen e pakthyeshme të dëshmive historike.

Një problem i veçantë mbetet ndërhyrja e pakualifikuar në monumentet arkeologjike. Çdo gërmim pa mbikëqyrje profesionale, çdo zhvendosje e një artefakti pa dokumentim dhe çdo dëmtim i shtresave arkeologjike mund të shkatërrojë informacion që nuk mund të rikthehet më.

Arkeologjia nuk është vetëm zbulim. Ajo është, para së gjithash, dokumentim, interpretim dhe ruajtje. Një objekt i nxjerrë nga toka, pa kontekstin e tij arkeologjik, mund ta humbasë një pjesë të madhe të vlerës shkencore. Prandaj, gërmimet duhet të realizohen nga profesionistë, me metodologji të përshtatshme dhe me dokumentim të plotë. Po aq e rëndësishme është që institucionet përgjegjëse të investojnë në hulumtime sistematike, në konservim, restaurim, digjitalizim dhe promovim të trashëgimisë.

Mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve të kulturës. Ajo është përgjegjësi e të gjithë shoqërisë. Shkollat, universitetet, mediat, komunat dhe komunitetet lokale duhet të jenë pjesë e këtij procesi. Edukimi i brezave të rinj për rëndësinë e trashëgimisë është një ndër mënyrat më të sigurta për të ndërtuar kulturën e ruajtjes së saj. Një shoqëri që nuk e mbron të kaluarën e vet rrezikon të humbasë një pjesë të rëndësishme të kujtesës kolektive.

Kosova arkeologjike – një potencial për shkencën dhe turizmin kulturor

Trashëgimia arkeologjike e Kosovës nuk duhet të mbetet vetëm në dokumentet institucionale, raportet e gërmimeve dhe botimet shkencore. Ajo duhet të bëhet pjesë e jetës publike, e edukimit, e turizmit kulturor dhe e zhvillimit ekonomik.

Lokalitete si Ulpiana, Runiku, Suka e Cërmjanit, Vrella, Kasterci, Novobërda dhe shumë të tjera kanë potencial të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit arkeologjik.

Por për ta realizuar këtë potencial nevojitet një strategji e qartë: qasje e rregulluar për vizitorët, sinjalistikë informative, muzealizim i gjetjeve, publikime shkencore, guida profesionale dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve të trashëgimisë dhe sektorit të turizmit.

Një lokalitet arkeologjik nuk duhet të jetë vetëm një hapësirë me rrënoja të dukshme. Ai duhet të jetë një vend ku vizitori mund të kuptojë se kush jetoi aty, si jetoi, çfarë ndërtoi, çfarë besonte dhe çfarë marrëdhëniesh kishte me hapësirën përreth. Kjo kërkon interpretim profesional të trashëgimisë.

Muzeumet dhe parqet arkeologjike duhet të shndërrohen në hapësira aktive të edukimit dhe komunikimit shkencor. Aty ku është e mundur, teknologjitë bashkëkohore mund të ndihmojnë në rindërtimin digjital të monumenteve, prezantimin e objekteve dhe përjetimin e historisë në mënyrë më të afërt për publikun.

Kosova ka mundësi të ndërtojë një identitet të fuqishëm të turizmit kulturor, duke u mbështetur në pasurinë e saj arkeologjike. Por ky zhvillim duhet të mbështetet në parimin se ruajtja e monumentit ka përparësi ndaj shfrytëzimit të tij komercial.

Kur toka flet, historia nuk hesht

Kosova arkeologjike është shumë më tepër se një përmbledhje lokalitetesh, rrënojash dhe objektesh të lashta. Ajo është një dëshmi e gjatë e pranisë dhe veprimtarisë njerëzore në këtë hapësirë, e zhvillimeve kulturore, e transformimeve shoqërore dhe e marrëdhënieve të njeriut me natyrën, shoqërinë dhe botën shpirtërore.

Nga vendbanimet neolitike të Runikut, te fortifikimet e lashta të Dardanisë, nga qyteti romak i Ulpianës, te bazilikat paleokristiane dhe qytetet mesjetare, çdo periudhë ka lënë gjurmët e veta. Këto gjurmë nuk janë vetëm dëshmi të një kohe të kaluar. Ato janë pjesë e kujtesës sonë historike dhe kulturore.

Arkeologjia na mëson se historia nuk duhet të ndërtohet mbi dëshira, paragjykime apo interpretime të njëanshme. Ajo duhet të mbështetet në dëshmi, dokumentim dhe hulumtim shkencor. Një artefakt duhet të lexohet në kontekstin e tij, një monument duhet të studiohet në tërësinë e tij dhe çdo përfundim duhet të mbështetet në fakte. Kjo është përgjegjësia e arkeologut, por edhe detyrimi i shoqërisë ndaj së kaluarës.

Ne duhet ta kuptojmë se trashëgimia arkeologjike nuk është pronë e një brezi të vetëm. Ajo është pasuri që na është besuar për ta ruajtur dhe për t'ua përcjellë brezave të ardhshëm. Prandaj, Kosova ka nevojë për më shumë hulumtime arkeologjike, për më shumë botime shkencore, për më shumë investime në konservim dhe për një vetëdije më të lartë publike mbi rëndësinë e trashëgimisë.

Sepse çdo gur ka një histori, çdo objekt ka një kontekst dhe çdo lokalitet ruan një pjesë të kujtesës njerëzore. Toka e Kosovës flet përmes gjurmëve të saj. Detyra jonë është t'i dëgjojmë, t'i kuptojmë dhe t'i ruajmë ato.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian paraqitet, me të drejtë, si një nga objektivat më të rëndësishëm strategjikë të historisë sonë bashkëkohore. Ai përfaqëson shpresën për…

Diplomacia, si arti dhe praktika e menaxhimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, me kalimin e kohes ka pësuar një evolucion të thellë dhe transformim nga forma e saj klasike drejt asaj bashkëkohore, duke u përshtatur me ndryshimin e natyrës…

Evropa dhe Ballkani Perëndimor po përjetojnë një periudhë të rëndësishme të tensioneve politike, sociale dhe institucionale, të karakterizuara nga rritja e pakënaqësisë qytetare, mobilizimi studentor dhe përhapja e protestave…

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës zgjodhën të dielën përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH). Sipas rezultateve preliminare, lista nr. 3, Partia për Veprim Demokratik – Aleanca për Luginën…

1. Kur një debat në Harvard bëhet alarm për institucionet shqiptare Më 29 tetor 2026, në Universitetin e Harvardit, një prej qendrave më të njohura akademike të botës, u zhvillua një debat mbi Dhomat e Specializuara të…

Një Evropë që duhet të dëshmojë se vlerat e saj vlejnë njësoj për të gjithë Procesi i integrimit evropian të Kosovës nuk mund të trajtohet si çështje dytësore e politikës së zgjerimit të…

Në të njëjtat orë kur bulevardi i Tiranës mbulohej me gaz lotsjellës, u bë publike një letër e prokurorisë speciale që mund të peshojë më shumë se çdo molotov. SPAK-u ka regjistruar një procedim penal për…

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat për vitin 2025 nxjerrin në pah një nga sfidat më serioze sociale, ekonomike dhe demografike me të cilat përballet Evropa: përqindjen e të rinjve të moshës 15–29…

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën "Fol me Kryeministrin", që sipas tij është një hapësirë komunikimi e drejtpërdrejtë, fillimisht për studentët, por e hapur për çdo qytetar. Sipas Agjencisë Telegrafike…

Të mërkurën, më 4 nëntor 2026, Komisioni Europian ka publikuar raportin e tij për nivelin e demokracisë dhe zhvillimet politike e ekonomike në vendet e Ballkanit Perendimor. Duke lexuar pjesën për Shqipërinë dhe atë për…

Prej disa javësh, Ballkani flet për Serbinë pas Vuçiqit. Fitorja e Listës Studentore dhe humbja e partisë që e sundoi vendin për më shumë se një dekadë kanë sjellë shpresë në Bruksel. Kanë sjellë edhe pritje…

Deklaratat e fundit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për ekzistencën e të ashtuquajturave “qytete nëntokësore të raketave” dëshmojnë se Teherani po përpiqet të forcojë strategjinë e mbijetesës…

Nesër, të dielën më 8 nëntor, 37.759 shqiptarë të regjistruar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë kanë të drejtë të zgjedhin Këshillin Kombëtar Shqiptar, institucionin që për katër vitet e ardhshme do të…

Ndërsa grupi punues për strategjinë e apelit të katërshes heshti pas takimit të sotëm, mbetet një pyetje që shkon përtej një mbledhjeje të vetme: sa e fshehtë mund të jetë një strategji që do t’i…

Shqipëria nuk rrezikohet vetëm nga ata që e vjedhin, e varfërojnë apo e keqqeverisin. Ajo rrezikohet edhe nga ata që e duartrokasin shkatërrimin e saj, duke e ngatërruar interesin e pushtetit me interesin kombëtar. Ka diçka thellësisht…

Sa herë që mendoj për Shqipërinë, shpesh i bëj vetes të njëjtën pyetje: Çfarë ka ndodhur me vendin për të cilin dikur besonim se kishte një të ardhme? Ecni nëpër rrugët e Tiranës dhe hidhni sytë…

Çdo 8 nëntor, enveristët e moçëm, deri në frymën e fundit, dhe “të rilindur” gjatë këtyre mbi 13 viteve të qeverisjes nga Edi Rama, hapur e gjysmë fshehtazi, festojnë 85-vjetorin e krijimit apo të pjelljes së…

Pas vitit 1924 asnjë qeveri shqiptare nuk e ngriti zyrtarisht çështjen e shqiptareve të Kosovës në Lidhjen e Kombeve, ndërkohë që çështja çame u ngrit edhe në vitet 1928 dhe 1934-1935. Qeveritë e Zogut e trajtuan atë…

Armiqtë e kombit tonë nuk godasin gjithmonë me plumba, që lënë gjurmë gjaku në fushëbetejë. Sot, beteja më e rrezikshme zhvillohet në heshtje, brenda mureve tona. Përmes strategjive hibride, ata-armiqtë…

Në Ballkan, mesazhet e diplomatëve amerikanë shpesh lexohen si protokoll: një video e shkurtër, falënderime, premtime për bashkëpunim. Videomesazhi i ambasadorit të ri të SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, nuk duhet lexuar kështu. Ai…

Kur zbërthejmë anatominë e rrënimit shoqëror dhe politik në trojet tona, pyetja më e dhimbshme që shtrohet është ajo mbi shkaqet e brendshme psikologjike dhe historike: Pse populli ynë, pas aq shumë shekujsh vuajtjeje, bie sërish…

Marrëveshja politike e prillit 2008 dhe ndryshimet kushtetuese e zgjedhore që pasuan shënuan një kthesë të rëndësishme në mënyrën e organizimit të përfaqësimit politik në Shqipëri. Kalimi te sistemi zgjedhor…

Në katër ditë, nga 3 deri më 6 nëntor, Policia e Shtetit në Shqipëri u ka vendosur 95 gjoba protestuesve, shumica për bllokim rruge. Nesër, të shtunën, opozita ka thirrur protestë kombëtare. Paketa që qeveria Rama miratoi më…

Deputetët shqiptarë kërkojnë njohjen dhe dënimin institucional të krimeve ndaj shqiptarëve Dorëzimi në Kuvendin e Malit të Zi i Propozim-Rezolutës për Masakrën e Tivarit dhe krimet e tjera të kryera ndaj shqiptarëve…

Pse debati për 250 mijë leje qëndrimi dhe 85 mijë vende pune duhet të shndërrohet në debat për politika ekonomike, migrim qarkullues dhe zhvillim kombëtar. Debati i fundit ndërmjet deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, dhe kryeministrit…

Presidenti Donald Trump ka propozuar prej muajsh një ligj të quajtur “No Invasion of Our Country Act” (Akti i Jo-Invazionit të Vendit Tonë), me të cilin synon ta bëjë “ligjërisht të pamundur” që presidentët e…

Lajmi se Akademia Ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostollski" në Shkup nuk ka pranuar këtë vit asnjë kadet shqiptar ka ndezur një përplasje që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e njohin mirë. BDI-ja fajëson VLEN-in dhe…

Gjykata Speciale në Hagë duhet ta përfundojë mandatin e saj, ndërsa Kosova duhet të dëshmojë se ka vullnetin, kapacitetin dhe guximin institucional për ta ushtruar drejtësinë brenda vendit. Çështja e Gjykatës Speciale nuk…

Në pak javë, dy partitë që e kanë ndërtuar shtetin e Kosovës, LDK dhe PDK, janë futur njëkohësisht në krizë udhëheqjeje. Mund të duket si punë e brendshme e tyre. Nuk është. Në LDK, tre deputetë…

Nuk kam lexuar asnjëherë dhe nuk kam dëgjuar kurrë që një shqiptar jashtë Shqipërisë ta urrejë Shqipërinë apo ta quajë shtetin shqiptar narkoshtet. Ndoshta ka edhe ndonjë të tillë. Nuk e përjashtoj. Ben Blushi…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka hedhur sërish publikisht idenë e një fronti të përbashkët opozitar. Në një intervistë televizive të enjten mbrëma, ai ftoi me emër drejtuesit e tri partive më të reja…

Ligji që u premtoi shpëtim ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë rrezikon tani ta kthejë Kosovën pas në rrugën drejt BE-së, pa u dhënë atyre atë që premtoi. Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos,…

Çfarë është një shoqëri e drejtë? Sa larg mund të shkojë shteti? Kur është legjitim një ligj? Filozofia politike ngre pyetjet më themelore në lidhje me bashkëjetesën, pushtetin dhe lirinë. Është…

Raporti vjetor i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, i përbërë prej 111 faqesh dhe i publikuar më 4 nëntor 2026, paraqet një analizë gjithëpërfshirëse të gjendjes politike, juridike, ekonomike dhe institucionale të…

Çdo shtet evropian që i respekton vlerat e Bashkimit Evropian mund të aplikojë për anëtarësim në BE. Procesi i anëtarësimit fillon kur vendet anëtare të BE-së i japin një shteti statusin e kandidatit, pas konsultimeve me…

Para se të japë vlerësimin tim kritik socio psikologjik mbi vrasjen e femrave (grave), më lejoni të shpalos një uverturë mbi vendin dhe rolin e femrës në etnopsikologjine shqiptare. Femra gjatë gjithë historisë dhe traditës së…

Bota po kalon një periudhë të rrezikshme të rikonfigurimit të rendit ndërkombëtar. Rivalitetet ndërmjet fuqive të mëdha, konfliktet rajonale, gara për armatim strategjik dhe dobësimi i mekanizmave tradicionalë të sigurisë po…

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, e tha qartë këtë javë: takimi i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë po përgatitet dhe pret vetëm formimin e qeverisë së re në Beograd. Me fjalë të tjera, ora ka nisur. Pyetja…

Pas më shumë se një jave kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi nga Brukseli për zgjedhjet e zhvilluara në Republikën e Serbisë. Ky rreagim erdhi si rezultat i pyetjes që gazetarja në intervistë i bëri atij me kërë…

Njohuritë juridike, verifikimi rigoroz i fakteve, respektimi i etikës profesionale, mbrojtja e viktimave dhe kontrolli i emocioneve janë ndër shtyllat themelore të raportimit profesional në kronikën e zezë dhe në situatat me ndjeshmëri të…

Shqipëria po përjeton një nga periudhat më të rënda të besimit të qytetarëve te shteti, drejtësia dhe institucionet publike. Padrejtësia, korrupsioni, klientelizmi, abuzimi me pushtetin dhe pandëshkueshmëria janë bërë…

Komisioni Evropian e publikoi sot raportin vjetor për Kosovën. Mesazhi i tij është i qartë. Në drejtësi nuk ka përparim. Kundër korrupsionit ka rezultate të kufizuara. Dy vite krizash politike i kanë dobësuar institucionet. Shqipëria…

Ndërsa debati publik në Kosovë përqendrohet te apeli i ish-drejtuesve të UÇK-së dhe te ligji i ri për Specialen, në Hagë ka nisur pothuajse në heshtje një procedurë tjetër: ajo për dëmshpërblimin e viktimave…

Audioincizimi i Fehim Salit në Kosovë dhe kallëzimi penal ndaj drejtorit të BIA-s, Vladimir Orliq, në Serbi, nxjerrin në pah angazhimin e raportuar të inteligjencës serbe në mbledhjen e votave për SNS-në. Të dy rastet ngrenë…

Në sistemin komunist synohej krijimi i të ashtuquajturit «njeri i ri», një individ që duhej të mishëronte idealet dhe normat e ideologjisë së kohës. Ai duhej të ishte besnik ndaj partisë, të pranonte vijën zyrtare, të…

Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbajtura më 3 nëntor 2026, kanë prodhuar një ndryshim të rëndësishëm në skenën politike amerikane, duke rikonfiguruar ekuilibrat institucionalë në…

Evropa dhe veçanërisht Ballkani Perëndimor po përjetojnë një periudhë të rëndësishme të transformimit të marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve, institucioneve shtetërore dhe elitave politike. Protestat,…

Nga listat e mbyllura te deformimi i shtetit: Kur politika i zë vendin meritokracisë.

Mesazhi i Wendt: Uashingtoni kërkon aleatë që kontribuojnë, jo vetëm që falënderojnë

Pse populli ynë i përsërit gabimet historike?

Lufta e Heshtur dhe Mburoja e Dijes!

Një kryetar për Lidhjen Demokratike të Kosovës

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë nevojë për një platformë të re politike

Integrimi europian dhe paradoksi i zbrazjes demografike: A do të hyjë Shqipëria në BE si shtet apo do të largohet populli i saj?

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Valltarja e njohur britanike, Ola Jordan, është shfaqur për herë të parë në publik pasi akuzoi bashkëshortin…

Një nga figurat më të njohura të televizionit britanik, Maya Jama, ka njoftuar largimin nga emisioni i njohur i takimeve…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *