TË FUNDIT

Ylli i Liverpoolit mund të përfundojë në Arabinë Saudite 18 muaj pasi u transferua në ‘Anfield’

Jeremie Frimpong mund të largohet nga Liverpooli vetëm 18 muaj pas transferimit të tij në Anfield, pasi raportohet se klubi anglez e ka ofruar mbrojtësin te një skuadër e Arabisë Saudite.

Holandezi iu bashkua “Të Kuqve” në vitin 2025 nga Bayer Leverkuseni për shumën prej 34 milionë eurosh, në një transferim që fillimisht u konsiderua si një goditje e mirë e Liverpoolit.

Megjithatë, reprezentuesi i Holandës ka pasur vështirësi në Anfield, ku ishte transferuar për të zëvendësuar Trent Alexander-Arnold, i cili u largua drejt Real Madridit.

Frimpong zhvilloi 35 paraqitje në sezonin e tij të parë, por forma e dobët bëri që ai të mos përfshihej në listën e Ronald Koemanit për Kupën e Botës.

Ish-futbollisti i akademisë së Manchester Cityt ka luajtur në tetë ndeshje këtë sezon, por duket se transferimi i verës, Ronaldo Araujo, ka siguruar vendin e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Sipas gazetarit Ismael Mahmoud, Frimpong është i hapur për t’u larguar nga Liverpooli, pavarësisht se ka vetëm 18 muaj që është pjesë e klubit.

Raporti pretendon se Liverpooli tashmë e ka ofruar mbrojtësin te Al Hilal, skuadra që kryeson Superligën e Arabisë.

Në ekipin e drejtuar nga Simone Inzaghi, gjatë verës u transferua edhe bashkëkombësi i Frimpongut, Crysencio Summerville, si dhe sulmuesi anglez Ollie Ëatkins dhe reprezentuesi brazilian Gabriel Martinelli.

Frimpong thuhet se është i hapur për të luajtur në Arabinë Saudite, ku do të përfitonte një pagë të majme.

Nëse transferimi realizohet, ai do t’u bashkohej bashkëkombësve Tijjani Reijnders dhe Steven Bergëijn, të cilët tashmë janë pjesë e futbollit saudit./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *