PKSH u poll nga “mami serbe” më 12 tetor e jo më 8 nëntor 1941!
Çdo 8 nëntor, enveristët e moçëm, deri në frymën e fundit, dhe “të rilindur” gjatë këtyre mbi 13 viteve të qeverisjes nga Edi Rama, hapur e gjysmë fshehtazi, festojnë 85-vjetorin e krijimit apo të pjelljes së Partisë Komuniste të Shqipërisë, me “mjek gjinekolog” Josif Broz Titon dhe “asistentë” apo “mami” Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, e më vonë, si “tutorë” apo “këshilltarë”, Bllazho Jovanoviçin, Vukmanoviç Tempon, Njaz Dizdareviçin…
Kjo e vërtetë ka shpëtuar pa u zhdukur nga “minjtë” e Enver Hoxhës, që kanë bërë kërdinë nëpër dokumentet arkivore…
Se kur është krijuar dhe cilët kanë qenë sajuesit apo “mamitë” e vërtetë të PKSH-PPSH-PSSH-së dhe çfarë roli ka pasur në lindjen e saj Enver Hoxha, na ndihmon edhe një informacion, i publikuar në faqen e tij në Facebook, më 6 nëntor 2025, nga dr. Vasfi Baruti.
Sipas dokumenteve të cilave u referohet ai, “Partia Komuniste Shqiptare u formua në Vitomiricë të Pejës, Kosovë, më 12 tetor 1941, në mbledhjen e parë politike, nën drejtimin e të ngarkuarit të PKJ-së, Boris Vukmiroviç, sekretar i PKJ-së, me 18 orë diskutim… Merrnin pjesë katër përfaqësues të PKJ-së dhe katër të tri grupeve ‘komuniste’ në Shqipëri. Nga ana e grupeve komuniste në Shqipëri ishin tre vetë nga Kosova, me lidhje me PKJ-në, Fadil Hoxha, Elhami Nimani (ky, me poste drejtuese në UDB) dhe Ali Shykria, dhe vetëm Koço Tashko nga Shqipëria… Nga kjo mbledhje u morën edhe gjashtë vendime…”
Në të vërtetë, këto vendime ishin “detyra shtëpie” për grupet komuniste në Shqipëri.
Po sipas dokumenteve të cilave u referohet profesor Baruti, për këtë ngjarje, akademik prof. Ali Hadri është historiani i parë shqiptar që studioi në themel dhe gjerësi mbledhjen e Vitomiricës…
Pas Ali Hadrit, për këtë mbledhje ka hedhur dritë edhe prof. dr. Nina Smirnova (1928-2001), e cila ka kryer studimet e larta në Universitetin “Lomonosov” të Moskës, ku mësoi edhe gjuhën shqipe. Duke e zotëruar në nivel shumë të mirë shqipen, shërbeu si përkthyese në Tiranë (1955-1956)…
Formimi i Partisë Komuniste Shqiptare në Vitomiricë, më 11-12 tetor, formalizohet apo zyrtarizohet më 4-8 nëntor në Tiranë…, ku përsëri Enver Hoxha ka pasur rolin e një spektatori, figuranti, kamarieri…!
Për këtë flet shumë edhe fakti se nga mbledhja e Vitomiricës, jo rastësisht, por me urdhër nga lart, nuk mbeti asnjë dokument arkivor në Shqipëri. Në të kundërtën, po me urdhër nga lart, u ruajtën si sytë e ballit të ashtuquajturit “Procesverbal i mbledhjes themeluese” dhe “Rezolucion i mbledhjes së grupeve kryesore komuniste”, në të cilët, pas redaktimit të thellë e të kujdesshëm, futet në mënyrë arbitrare dhe skandaloze, si “mish i huaj”, emri i Enver Hoxhës…!?
Për t’u bindur për këtë të vërtetë, apo se sa shumë kanë futur duar e këmbë në sajimin e PKSH-së drejtues qendrorë e krahinorë të PKJ-së, ndihmojnë edhe kujtimet e njërit prej ish-drejtuesve kryesorë të LKJ-së së Kosovës dhe Jugosllavisë, Fadil Hoxhës (15 mars 1916 – 23 prill 2001).
Mes të tjerash, ai ka shkruar:
“… Kur filloi mbledhja, unë u tregova se nuk jam përfaqësues i Grupit të Shkodrës, sepse askush nuk më ka autorizuar. Unë jam sekretar [politik] i organizatës së Gjakovës [të PKJ-së për Gjakovë] /…/ Elhami [Nimani] nuk ka qenë i autorizuar nga grupi i të Rinjve të jepte pëlqimin. /…/ U vendos që Ali Shykria të shkonte në Shqipëri. /…/ KQ krahinor ndryshoi mendim, në vend të Shykriut në Shqipëri vendoset të vijë Duçi [Dushan Mugosha]…”
Më vonë, të ngarkuarit dhe të dërguarit nga Tito ia hapën rrugën njeriut të tyre, Enver Hoxhës, edhe pse kishte shumë mangësi në formimin arsimor e vese të këqija në karakter dhe sjellje, që të rrëmbente postin e kryetarit të PKSH-së.
Qysh në ato ditë e pareshtur, tek studiuesit dhe qytetarët e thjeshtë SHQIPTARË ka bërë përshtypje fakti që “vëllezërit jugosllavë” përzgjodhën si kryetar të PKSH-së shkollëmesmin dhe perversin Enver Hoxha dhe shmangën figura të shquara intelektuale me diploma universitetesh prestigjioze franceze, austriake, italiane…!?
Nënkuptohet, personalitetet ishin njerëz me integritet dhe dinjitet, që nuk do të mund t’u bindeshin për çdo urdhër e kërkesë, ndërsa Enverin mund ta kishin dhe ta përdornin si kukull apo kone!
Nuk është larg të vërtetës dhe jo pa baza të thuhet e shkruhet se më 8 nëntor 1941 dhe më 29 nëntor 1944, Shqipëria u çlirua nga pushtuesit italianë dhe gjermanë dhe ra nën pushtimin sllavo-komunist, jozyrtar, por lehtësisht të nënkuptueshëm!?
Duke u krijuar dhe drejtuar nga “vëllezërit jugosllavë” të Enverit, ishte e pritshme dhe e kuptueshme që PKSH-ja do t’u shërbente interesave dhe synimeve të Titos, LKJ-së dhe shtetit jugosllav…!
Ky tipar gjenetik, qysh nga “mbarsja” dhe “pjellja”, u duk sidomos në funksionimin e PKSH-së si degë e PKJ-së; në hedhjen në koshin e plehrave të vendimeve të Marrëveshjes së Mukjes (2 gusht 1943) e të Konferencës së Bujanit (31 dhjetor 1943 – 2 janar 1944) dhe në qëndrimin si spektator të brigadave partizane të Shqipërisë gjatë kryerjes së Masakrës së Tivarit.
Edhe më shumë e më hapur, kjo u pa në lehtësimin e barrës së Titos dhe LKJ-së, gjatë viteve 1944-1948, për rikthimin e Kosovës në përbërje të RFJ-së dhe për shndërrimin e Shqipërisë gati në “Republikë të shtatë” të saj!?
Këtë mision që i kishin ngarkuar “vëllezërit jugosllavë”, Enveri e kreu edhe me vrasjen e shumicës së krerëve të familjeve të mëdha nacionaliste shqiptare, si dhe të intelektualëve dhe kuadrove të diplomuar e doktoruar në universitete prestigjioze të vendeve të Perëndimit e të Lindjes, duke ia lënë kështu drejtimin e vendit ish-partizanëve, më së shumti si ai vetë, me shkolla të mesme apo gjysmëinjorantë, por me besnikëri skllavi dhe bindje zagari ndaj tij!
Po kështu, kërkesat e tij me gojë e me shkrim drejtuar Titos për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, si republikë e shtatë e saj, dhe për ta mbajtur Kosovën; izolimi thuajse i plotë i Shqipërisë dhe lënia e saj për 40 vjet në ato nivele të ulëta zhvillimi e jetese dhe në nivele të larta diktature, shprehin devotshmërinë e tij ndaj Titos “vëlla” dhe Jugosllavisë “motër”!
Ndërsa falja dhe justifikimi prej enveristëve fanatikë i këtyre akteve të tij, me koniunkturën evropiane dhe me marrëveshjet Ruzvelt-Stalin-Churchill pas L2B-së, për ndarjen e zonave dhe vendeve të influencës së tyre, shprehin dashuri dhe besnikëri të verbër, deri në mungesë logjike dhe në antishqiptari, ndaj Enver Hoxhës!?
Dekomunistifikimi apo deenverizimi i asaj pjese masive të popullit, që nuk dëshiron me ndërgjegje dhe besnikëri skllavi apo kafshe shtëpiake të shpëtojë prej këtyre të këqijave, do të kishte pasur rezultate dhe rrjedhoja të ndjeshme e të përjetueshme në qoftë se, pas 22 marsit 1992 deri më 1997, qeveritë e PD-së do të merrnin shembull nga përvoja në shumicën e vendeve të ish-kampit socialist për luftimin dhe dënimin e sinqertë apo të fortë, natyrisht sipas ligjeve të Kushtetutës, të komunizmit; për njohjen e krimeve të tij, për respektimin e kujtimit të viktimave dhe kundërshtimin e çdo përpjekjeje për rehabilitimin e diktaturës…
Në Shqipëri, përgjegjësia për krimet e diktaturës nuk mund të relativizohet dhe justifikohet nëpërmjet idealizimit të padrejtë të figurës, rolit dhe kontributit të Enver Hoxhës; nëpërmjet pretendimeve për krijimin prej tij (thua se gjithçka ai e bëri vetëm dhe me paratë e pagës së tij) të një shteti të fortë, për disa arritje ekonomike dhe ushtarake, në fushat e industrisë minerare e të naftës, në fushën e arsimimit masiv e të kulturës.
Çdo arritje e pretenduar si ekskluzivisht prej Enver Hoxhës, në të vërtetë ishte ekipore, kolektive, popullore…
Edhe mohimi dhe justifikimi i krimeve të tij të panumërta, për njerëz që u dënuan për një ankesë zemre, për një fjalë goje të padashur, për një poezi apo këngë “moderne” e “liberale”, cenojnë dinjitetin e viktimave dhe pengojnë përballjen e shoqërisë me të shkuarën dhe me të vërtetat historike.
Po kështu, “harresa” e qëllimshme dhe kundërshtimi kokëfortë, me nostalgjinë absurde apo të çmendur për Enverin dhe diktaturën e tij, i nivelit mjeran të jetesës, me paga dhe pensione tejet të ulëta, me tollona javore me gramatura shumë të ulëta për çdo pjesëtar të familjes dhe me blerje me radhë, nga mesnata deri në agimin e ditëve të reja; me autorizime, pas pritjeve disavjeçare, për blerjen e pajisjeve të mëdha shtëpiake, si televizorë, frigoriferë, makina larëse, si dhe për pushime në plazhe, ku edhe 4-6 vetë të familjes qëndronin në një barakë druri apo dhomë pallati me sipërfaqe 6, 8-10 metra katrorë, shprehin jo vetëm mungesë dinjiteti e sinqeriteti, por edhe mungesë respekti ndaj vetes dhe brezave të rinj.
Këtyre mund t’u shtohen moslejimi për të shkuar për turizëm dhe vizita, as tek të afërmit familjarë në ish-Jugosllavi e në Greqi; mungesat e shumta në transport, në lëvizjen brenda vendit vetëm me trena dhe autobusë të ngadaltë, nëpër rrugë me dy korsi dhe me asfaltim që nuk mbulonte gropat e shumta…
Heshtja ndaj këtyre mungesave apo kufizimeve është gojëmbyllje absurde, e paskrupullt, e ligë… ndaj të vërtetës historike të përjetuar gjatë 47 viteve dhe nëpërkëmbje e vetvetes!?
Se sa prapa na lanë qeveritë e Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë, pas 82 vitesh nga 29 nëntori 1944, pas 70 vitesh qeverisjesh komuniste e socialiste, edhe pas përmirësimeve dhe përparimeve jo të pakta të pas vitit 1992, më shumë si meritë e rrjedhojë e kohës dhe e ndihmës nga BE-ja e SHBA-ja, e shpreh shumë fakti se edhe më 8 nëntor 2026 renditemi si vend e si popull ndër të fundit në Evropë dhe në botë për treguesit dhe standardet e zhvillimit, mirëqenies, demokratizimit, integrimit në BE, të drejtësisë, shtetit ligjor e social, të turizmit masiv brenda e jashtë vendit…!
Kur zbërthejmë anatominë e rrënimit shoqëror dhe politik në trojet tona, pyetja më e dhimbshme që shtrohet është ajo mbi shkaqet e brendshme psikologjike dhe historike: Pse populli ynë, pas aq shumë shekujsh vuajtjeje, bie sërish…
Marrëveshja politike e prillit 2008 dhe ndryshimet kushtetuese e zgjedhore që pasuan shënuan një kthesë të rëndësishme në mënyrën e organizimit të përfaqësimit politik në Shqipëri. Kalimi te sistemi zgjedhor…
Në katër ditë, nga 3 deri më 6 nëntor, Policia e Shtetit në Shqipëri u ka vendosur 95 gjoba protestuesve, shumica për bllokim rruge. Nesër, të shtunën, opozita ka thirrur protestë kombëtare. Paketa që qeveria Rama miratoi më…
Deputetët shqiptarë kërkojnë njohjen dhe dënimin institucional të krimeve ndaj shqiptarëve Dorëzimi në Kuvendin e Malit të Zi i Propozim-Rezolutës për Masakrën e Tivarit dhe krimet e tjera të kryera ndaj shqiptarëve…
Pse debati për 250 mijë leje qëndrimi dhe 85 mijë vende pune duhet të shndërrohet në debat për politika ekonomike, migrim qarkullues dhe zhvillim kombëtar. Debati i fundit ndërmjet deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, dhe kryeministrit…
Presidenti Donald Trump ka propozuar prej muajsh një ligj të quajtur “No Invasion of Our Country Act” (Akti i Jo-Invazionit të Vendit Tonë), me të cilin synon ta bëjë “ligjërisht të pamundur” që presidentët e…
Lajmi se Akademia Ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostollski" në Shkup nuk ka pranuar këtë vit asnjë kadet shqiptar ka ndezur një përplasje që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e njohin mirë. BDI-ja fajëson VLEN-in dhe…
Gjykata Speciale në Hagë duhet ta përfundojë mandatin e saj, ndërsa Kosova duhet të dëshmojë se ka vullnetin, kapacitetin dhe guximin institucional për ta ushtruar drejtësinë brenda vendit. Çështja e Gjykatës Speciale nuk…
Në pak javë, dy partitë që e kanë ndërtuar shtetin e Kosovës, LDK dhe PDK, janë futur njëkohësisht në krizë udhëheqjeje. Mund të duket si punë e brendshme e tyre. Nuk është. Në LDK, tre deputetë…
Nuk kam lexuar asnjëherë dhe nuk kam dëgjuar kurrë që një shqiptar jashtë Shqipërisë ta urrejë Shqipërinë apo ta quajë shtetin shqiptar narkoshtet. Ndoshta ka edhe ndonjë të tillë. Nuk e përjashtoj. Ben Blushi…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka hedhur sërish publikisht idenë e një fronti të përbashkët opozitar. Në një intervistë televizive të enjten mbrëma, ai ftoi me emër drejtuesit e tri partive më të reja…
Ligji që u premtoi shpëtim ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë rrezikon tani ta kthejë Kosovën pas në rrugën drejt BE-së, pa u dhënë atyre atë që premtoi. Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos,…
Çfarë është një shoqëri e drejtë? Sa larg mund të shkojë shteti? Kur është legjitim një ligj? Filozofia politike ngre pyetjet më themelore në lidhje me bashkëjetesën, pushtetin dhe lirinë. Është…
Raporti vjetor i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, i përbërë prej 111 faqesh dhe i publikuar më 4 nëntor 2026, paraqet një analizë gjithëpërfshirëse të gjendjes politike, juridike, ekonomike dhe institucionale të…
Çdo shtet evropian që i respekton vlerat e Bashkimit Evropian mund të aplikojë për anëtarësim në BE. Procesi i anëtarësimit fillon kur vendet anëtare të BE-së i japin një shteti statusin e kandidatit, pas konsultimeve me…
Para se të japë vlerësimin tim kritik socio psikologjik mbi vrasjen e femrave (grave), më lejoni të shpalos një uverturë mbi vendin dhe rolin e femrës në etnopsikologjine shqiptare. Femra gjatë gjithë historisë dhe traditës së…
Bota po kalon një periudhë të rrezikshme të rikonfigurimit të rendit ndërkombëtar. Rivalitetet ndërmjet fuqive të mëdha, konfliktet rajonale, gara për armatim strategjik dhe dobësimi i mekanizmave tradicionalë të sigurisë po…
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, e tha qartë këtë javë: takimi i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë po përgatitet dhe pret vetëm formimin e qeverisë së re në Beograd. Me fjalë të tjera, ora ka nisur. Pyetja…
Pas më shumë se një jave kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi nga Brukseli për zgjedhjet e zhvilluara në Republikën e Serbisë. Ky rreagim erdhi si rezultat i pyetjes që gazetarja në intervistë i bëri atij me kërë…
Njohuritë juridike, verifikimi rigoroz i fakteve, respektimi i etikës profesionale, mbrojtja e viktimave dhe kontrolli i emocioneve janë ndër shtyllat themelore të raportimit profesional në kronikën e zezë dhe në situatat me ndjeshmëri të…
Shqipëria po përjeton një nga periudhat më të rënda të besimit të qytetarëve te shteti, drejtësia dhe institucionet publike. Padrejtësia, korrupsioni, klientelizmi, abuzimi me pushtetin dhe pandëshkueshmëria janë bërë…
Komisioni Evropian e publikoi sot raportin vjetor për Kosovën. Mesazhi i tij është i qartë. Në drejtësi nuk ka përparim. Kundër korrupsionit ka rezultate të kufizuara. Dy vite krizash politike i kanë dobësuar institucionet. Shqipëria…
Ndërsa debati publik në Kosovë përqendrohet te apeli i ish-drejtuesve të UÇK-së dhe te ligji i ri për Specialen, në Hagë ka nisur pothuajse në heshtje një procedurë tjetër: ajo për dëmshpërblimin e viktimave…
Audioincizimi i Fehim Salit në Kosovë dhe kallëzimi penal ndaj drejtorit të BIA-s, Vladimir Orliq, në Serbi, nxjerrin në pah angazhimin e raportuar të inteligjencës serbe në mbledhjen e votave për SNS-në. Të dy rastet ngrenë…
Në sistemin komunist synohej krijimi i të ashtuquajturit «njeri i ri», një individ që duhej të mishëronte idealet dhe normat e ideologjisë së kohës. Ai duhej të ishte besnik ndaj partisë, të pranonte vijën zyrtare, të…
Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbajtura më 3 nëntor 2026, kanë prodhuar një ndryshim të rëndësishëm në skenën politike amerikane, duke rikonfiguruar ekuilibrat institucionalë në…
Evropa dhe veçanërisht Ballkani Perëndimor po përjetojnë një periudhë të rëndësishme të transformimit të marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve, institucioneve shtetërore dhe elitave politike. Protestat,…
Amerika votoi dhe peizazhi në Uashington ndryshoi brenda një nate. Demokratët rimorën Dhomën e Përfaqësuesve dhe, sipas Associated Press, edhe Senatin. Ata fituan ulëse që republikanët i mbanin prej vitesh, nga Teksasi e Ohajo deri te Karolina e…
Rezultatet që po dalin nga zgjedhjet amerikane të 3 nëntorit japin një sinjal të fuqishëm për demokratët. Fitoret në disa zona të mbajtura nga republikanët hapin rrugën drejt ndryshimit të shumicës në Dhomën e…
Ekziston një paradoks i dhimbshëm në historinë politike shqiptare, të cilin duket se bota shqiptare ende nuk ka guximin ta analizojë deri në fund. Shqiptarët shpesh janë solidarizuar me pushtetin, edhe kur ai pushtet ka qenë në kundërshtim…
Është interesante se, sa herë që kaloj kufirin e RMV-së, shpirtërisht më duket vetja si i huaj: i huaj në Serbi, i huaj në Greqi, i huaj në Kosovë, i huaj në Shqipëri. Sapo kalojmë kufijtë e shteteve përreth dhe…
Më 3 nëntor 1443, historia e Arbërisë dhe e mbarë Europës ndryshoi rrjedhën e saj përgjithmonë. Ajo nuk ishte thjesht një ditë rebelimi, por një moment i gdhendur në amshim, ku një plan gjenial, i thurur në skutat më…
Më shumë se një javë pas fitores së Listës Studentore në Serbi, Edi Rama zgjodhi Brukselin për mesazhin e tij më të qartë mbi Beogradin e ri. Nga Samiti i Zgjerimit që organizon Euronews, kryeministri i Shqipërisë…
ANALIZË – Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara nuk e vendosin presidentin, por mund ta ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ai qeveris. Donald Trump do të mbetet në Shtëpinë e Bardhë deri në janar të vitit 2029….
Historia politike e Kosovës gjatë tri dekadave të fundit përfaqëson një proces kompleks transformimi shoqëror, institucional dhe politik, i cili përfshin disa etapa thelbësore: rezistencën ndaj represionit dhe mbijetesën kolektive gjatë…
Qeveria e Kosovës miratoi të hënën buxhetin më të madh në historinë e vendit: 4.27 miliardë euro. Ai parasheh rritje pagash, pagën e 13-të, shtesa më të larta për fëmijë dhe, për herë të parë, mbi…
Javën e kaluar, në Brvenicë të Tetovës u mbajtën zgjedhje të jashtëzakonshme lokale. Fitoi Arkin Jahii, i mbështetur nga koalicioni AKI. Ky koalicion këtë fitore e festoi me një ndjenjë të madhe triumfalizmi, megjithëse…
Ndërsa Budapesti bën publike bashkëpunëtorët e diktaturës, Tirana mbetet e vetmja, që nuk ka bërë dekomunistizimin Më 4 nëntor 2026 Hungaria hap zyrtarisht dosjet e Sigurimit komunist. Qeveria e Péter Magyar dhe partia Tisza, atë…
Sa herë të përmenden OJQ-të (organizatat joqeveritare), një gjë mos e harroni kurrë: nuk ka asgjë më qeveritare sesa një organizatë joqeveritare. Sa herë të ketë padrejtësi në hapësirën publike dhe ka fonde…
Ky Kuvend i Kosovës e ka votuar këtë Kushtetutë që e kemi sot, me të cilën jemi shtet laik. Athua, a e kuptojnë këta/këto deputetë e deputete se çfarë nënkuptojmë me shtet laik? Nëse jo, atëherë duhet…
Të dielën në mbrëmje, në ditën e 20-të radhazi, të rinjtë marshuan sërish nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë, pa asnjë incident. Një ditë më parë, po në ato rrugë, kishte gurë, molotovë e…
Kemi shkruar edhe më parë se shoqëria Kosovare është në krizë të identitetit të saj, në krizë të moralit njerëzor dhe në krizë të ndërtimit të shtetit. Kosova u shndërrua në një hajpak të…
Që nga themelimi i Dhomave të specializuara, nuk kanë pushuar pyetjet dhe kritikat në opinion se, pse u formua Gjykata Speciale me seli në Hagë dhe me staf profesional ndërkombëtar, e jo një Gjykatë Speciale në Kosovë. Që në…
Zhvillimet e fundit politike në Serbi, pas zgjedhjeve të 25 tetorit 2026, kanë shënuar një kthesë të rëndësishme në skenën politike të vendit, duke i dhënë fund dominimit 14-vjeçar të Partisë Progresive Serbe dhe…
Ekzistojnë periudha në historinë e arsimit që nuk dallohen vetëm për mënyrën e organizimit të studimeve, por edhe për kulturën e dijes që krijojnë. Krahasimi ndërmjet studentit të viteve ’80 dhe studentit të…
Po Bashkimi Evropian po i ashpërson kërkesat e saj ndaj vendeve kandidate sepse zgjerimi nuk është më vetëm çështje ekonomike dhe institucionale, por ajo është edhe çështje e sigurisë, e ndikimit politik dhe e pozitës…
Në një demokraci, humbja në zgjedhje kërkon reflektim, jo kurth. Kryeministri Hristijan Mickoski zgjodhi rrugën e dytë. Pas fitores së Arkin Jahijit në Bërvenicë, ai nuk foli për arsyet pse kandidati i tij nuk bindi mjaftueshëm…
Shqipëria, vendi ku padrejtësia është ngritur në sistem!
Metafora e melodisë së Edi Ramës dhe “muzika” e Beogradit për Kosovën
Gazetaria në kohë krizash: E vërteta, etika mbi sensacionalizmin dhe përgjegjësia profesionale e gazetarit përballë situatave të ndjeshme
Pas Vuçiqit, Kosova s’ka luks të presë
PKSH u poll nga “mami serbe” më 12 tetor e jo më 8 nëntor 1941!
Shqipëria dhe çështja çame 1929-1939
Lufta e Heshtur dhe Mburoja e Dijes!
Pse populli ynë i përsërit gabimet historike?
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Aktorja e njohur australiane Margot Robbie ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në Sydney, ku ka marrë pjesë…
Aktorja amerikane Mckenna Grace ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në Madrid, ku është shfaqur në…
