POLITIKATË FUNDIT

Rama ironizon protestën, publikon fotografi nga “sofra e gurtë”: E cilëson destinacionin më të ri turistik të Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e së shtunës fotografi nga “sofra e gurtë” e vendosur para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “DIALOG”.

Në fotografitë e publikuara në Facebook shihen edhe qytetarë e kalimtarë që ndalen pranë saj për të bërë fotografi.

“MIRËMËNGJES 😍 dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur 😊”, ka shkruar Rama, duke e cilësuar në mënyrë ironike instalacionin si një atraksion të ri turistik.

Publikimi vjen në prag të protestës kombëtare, e cila pritet të mbahet sot në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit.

Rama ka shprehur disa herë gatishmërinë për dialog me protestuesit, por këta të fundit nuk e kanë pranuar ftesën e tij, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *