Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ka shfuqizuar dispozitën që mundësonte mbajtjen fizike të patentë-shoferit, dokumenti nuk mund të mbahet nga Policia për më shumë se tetë ditë.
Megjithatë, sipas Policisë, vendimi i Gjykatës Supreme nuk nënkupton anulimin e masave mbrojtëse për ndalimin e drejtimit të automjetit. Këto masa vazhdojnë të jenë në fuqi edhe në rastet kur patentë-shoferi fizikisht i kthehet qytetarit.
Policia ka sqaruar se patentë-shoferët të cilët janë mbajtur përtej afatit të përcaktuar do t’u kthehen qytetarëve. Por, kthimi i dokumentit nuk nënkupton automatikisht edhe të drejtën për të drejtuar automjetin.
Sipas Policisë, personat ndaj të cilëve vazhdon të jetë aktive masa e ndalimit të vozitjes do të vazhdojnë të jenë subjekt i kësaj mase. Në rast se një shofer drejton automjetin gjatë periudhës së ndalimit, ndaj tij mund të ndërmerren masat e parapara me ligj.
Kjo situatë, sipas avokatit Tomë Gashi, mund ta komplikojë zbatimin në praktikë, pasi qytetari mund ta ketë patentë-shoferin fizikisht në posedim, por të mos ketë të drejtë të drejtojë automjetin.
“Policia e Kosovës gjithmonë i ka zbatuar dhe duhet t’i zbatojë vendimet e cilësdo gjykatë. Në këtë rast kemi të bëjmë me Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, e cila kohë më parë ka dhënë një sqarim se si duhet të veprojë Policia në rastet e konfiskimit të patentë-shoferëve për kundërvajtje të caktuara, ku është paraparë një masë, që është konfiskimi fizik i patentë-shoferëve” , tha Gashi.
Gashi vlerëson se problemi kryesor nuk qëndron vetëm te kthimi i dokumentit, por te fakti se pas kthimit të patentës duhet të verifikohet nëse ndaj shoferit vazhdon të jetë aktive ndonjë masë ndalimi.
“Persona të caktuar mund të japin shpjegime çfarë ata mendojnë që janë më të mira, por tash problemi është pak më ndryshe, sepse ndoshta dikush ka nevojë, ka dëshirë, ka mundësi që ta drejtojë automjetin duke pretenduar që, në rast se e ndalin, nuk bëhet verifikimi që a ka ndonjë ndalesë apo jo. Për këtë arsye po e them se efekti është i njëjtë, vetëm se fizikisht do ta ketë patentë-shoferin personi të cilit i është konfiskuar. Policia do t’ia kthejë brenda 8 ditësh, mirëpo ajo ndalesa vlen dhe, prapë po e them, komplikimi është më i madh për shkak se duhet të verifikohet secili që ndalohet për të parë a ka ndonjë ndalesë ”, deklarii aui
Sipas Gashit, kthimi i patentës mund të krijojë një situatë ku shoferi e ka dokumentin me vete, por ligjërisht vazhdon të jetë i ndaluar nga drejtimi i automjetit. Për këtë arsye, ai e sheh si të rëndësishme verifikimin e masave gjatë kontrolleve në trafik.
“Mendoj që i logjikshëm është vetëm aspekti vizual apo fizik për me pas patentë-shoferin, për me ruajt. Është çështje e natyrës njerëzore që, nëse ti e ke patentë-shoferin, se a do me vozit edhe pse e di që e ke një ndalesë apo jo, dhe mendimi im është që shumica do ta përdorin patentë-shoferin si mos me pas fare ndalesë” , tha ai
Ndërsa, eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, thotë se vendimi i Gjykatës Supreme nuk e heq masën e ndalimit të vozitjes, por mund të krijojë paqartësi për qytetarët nëse kjo nuk sqarohet mjaftueshëm.
“Gjykata Supreme e ka shfuqizuar dispozitën për mbajtjen e patentë-shoferit, megjithatë masat për ndalimin dhe drejtimin vazhdojnë të jenë në fuqi ”, theksoi ai.
Ahmeti e sheh si problem të mundshëm faktin që një shofer mund ta ketë patentën fizikisht me vete, por të mos ketë të drejtë të drejtojë automjetin. Sipas tij, siguria rrugore nuk duhet të ndikohet domosdoshmërisht nga vendimi për sa kohë që Policia vazhdon kontrollet dhe verifikimin e masave përmes sistemeve elektronike.
“Shoferi mund ta ketë patentën në xhep, por të mos e ketë të drejtën që ta drejtojë automjetin. Kjo duhet të sqarohet më mirë nga institucionet apo nga ata të cilët e kanë marrë këtë vendim. Vendimi nuk e dobëson domosdoshmërisht sigurinë rrugore”, deklaroi ai.
Ahmeti paralajmëron se një nga problemet kryesore mund të jetë keqinterpretimi i vendimit nga shoferët. Sipas tij, fakti që qytetari e ka patentë-shoferin në xhep nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai ka të drejtë të drejtojë automjetin.
“Mund të ketë ndikim nëse shoferët e keqinterpretojnë vendimin. Në shumicën e rasteve, qytetarët bëhen një lloj vetëgjykatësi, ku i interpretojnë ligjet ashtu siç duan. Megjithatë, kontrollet e vazhdueshme dhe zbatimi i ligjit janë faktorët kryesorë për ndalimin e kundërvajtjeve. Patenta në xhep nuk do të thotë që qytetari mund ta ngasë automjetin në rast se ka shkelur ligjet e komunikacionit apo thjesht ka bërë kundërvajtje. Siguria rrugore garantohet nga respektimi dhe zbatimi i ligjit ”, tha ai.
KosovaPress ka tentuar të kontaktojë edhe Policinë e Kosovës për të marrë sqarime lidhur me zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme, ndërsa Policia i është referuar komunikatës së publikuar për këtë çështje.
Ka nisur protesta mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave në Kosovë, e organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor. Protestuesit janë mbledhur pranë Katedrales “Nënë…
Ka nisur takimi i parë i grupit punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me apelimin e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Takimi po mbahet në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit albanologun dhe studiuesin e njohur të eposit shqiptar, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij. Përmes një postimi, Kurti ka bërë të…
23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më herët kanë ndjekur trajnime profesionale në Danimarkë, kanë filluar këtë javë punën në tri burgje daneze: Ringe, Vestre dhe Storstrøm. Ata do të qëndrojnë…
Njohësi i sigurisë, Avni Islami theksoi se Kosova duhet të ketë kujdes nga zhvillimet e fundit në Serbi dhe duhet të jetë vigjilente, sepse në shtrirjen horizontale ka elemente të Aleksandar Vuçiqit që ende mendojnë se mund të…
Ministrja Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdon aksioni për largimin e deponive ilegale të mbeturinave në komunën e Pejës. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka njoftuar se në fshatrat Qyshk dhe Loxhë po realizohet faza e…
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada…
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 6 nëntor,…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është dekoruar me dy mirënjohje nga Garda Kombëtare e Ajovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është bërë i ditur…
Grupi Punues i themeluar nga Qeveria për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore, që lidhet me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri…
Për shkak të zhvillimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina”, një pjesë e Rrugës B do të jetë i mbyllur për qarkullimin e automjeteve sot nga ora 08:30 deri në 12:00. Komuna e Prishtinës ka…
Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht edhe dy kapituj negociatash me Bashkimin Evropian dhe ka avancuar më tej drejt anëtarësimit. Në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel të premten, më 6 nëntor, u mbyllën kapitulli 1 për…
Mesazhi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, ka rihapur debatin për vendin e Kosovës në agjendën e Uashingtonit. Sipas disa analistëve, Kosova është sot më e ekspozuar. Analistja politike Mimoza Gavrani Simo foli të premten në…
Të shtunën do të mbahet protesta e radhës me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në mënyrë makabre në Pejë. Protesta do të nisë nga ora 12:00, në sheshin pranë Katedrales…
Avokati i familjes Dehari pretendon se gazetari kishte siguruar dhe publikuar incizimet nga kamerat e sigurisë së burgut të Prizrenit para se ato t'i kishte në dispozicion prokurori i rastit. Gashi kërkon epilog nga Prokuroria Speciale për vdekjen e Astrit Deharit,…
Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka bërë të ditur se kjo parti nuk e ka mbështetur Rregulloren e re për parkingjet në kryeqytet. Përmes një reagimi…
Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e dhjetë të mbajtur në mënyrë elektronike, ka miratuar Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë, si dhe dy nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që lidhen me…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, ka marrë pjesë në panelin e dytë, ku…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), me ç’rast, nga drejtori Atdhe Hetemi, pranoi Raportin Vjetor të Punës. Në këtë raport,…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot me kryetarët e komunave, me ç’rast është njohur nga afër me punën e tyre dhe njëkohësisht ka dëgjuar drejtpërdrejt arritjet, problemet dhe…
Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë. Ky projektligj përcakton kompetencat, detyrat dhe funksionet e Zyrës së Rregullatorit për Energji…
Prattipati takon gjeneralin amerikan Osborn, në fokus forcimi i bashkëpunimit Kosovë-SHBA E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka pritur në takim gjeneralmajorin Stephen Osborn,…
Sot u mbajt ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, të cilët pas përfundimit të përgatitjes profesionale do t’i bashkohen radhëve të këtij…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për prioritetet legjislative të Kuvendit dhe rolin e tij në avancimin e…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka takuar komisionerin evropian për Demokraci, Drejtësi, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve, Michael McGrath, në kuadër të Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi,…
Ministrja Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e Eurojust-it, Jose de la Mata Amaya, me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të…
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63-të. Me këtë rast, kadetët kanë marrë zyrtarisht përgjegjësinë…
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, ku një nga momentet më prekëse ishte përqafimi i Jetlum Bunjakut me nënën e tij. Jetlum…
Me ceremoni solemne u shënua diplomimi i gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, duke përmbyllur kështu procesin e përgatitjes dhe trajnimit profesional të kadetëve të rinj, të cilët tashmë do t’i…
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, nuk kanë pranuar sot që…
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë Policinë e Kosovës, duke theksuar se as procedurat administrative e as ato të prokurimit nuk do ta pengojnë zhvillimin e…
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet të dalin në protestë më 12 nëntor. Protesta, sipas Sindikatës së Re të KEK-ut, ka të bëjë me pakënaqësitë me pagat dhe kërkesat e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës, ka përmendur dy djemtë e heronjve Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, që janë pjesë e gjeneratës së…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përgëzuar gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, e cila diplomoi sot, duke theksuar rëndësinë e profesionalizmit, integritetit dhe respektimit të ligjit në ushtrimin e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës ku ka bërë të ditur se në këtë gjeneratë diplomojnë gjithsej 397…
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me Komisionerin Evropian për Demokraci, Drejtësi, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve, Michael McGrath, në kuadër të Forumit Ministror BE–Ballkani…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi se të dhënat e reja për viktimat e luftës do të publikohen në fund të janarit 2027. Gjatë vizitës në Institutin për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportimet për mungesë të uniformave dhe pajisjeve për zyrtarët e Policisë së Kosovës, në ditën kur mbi 300 kadetë të gjeneratës…
Gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, do të vazhdojë më 11 nëntor 2026, nga ora 13:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjykata Themelore në…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) rikujton të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë se tekstet dhe materialet shkollore të subvencionuara për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9) duhet…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për përparësitë legjislative të Kuvendit dhe rolin e tij në…
Prishtinë, 6 nëntor 2026 – Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt e vazhdoi të premten mbledhjen me dyer të mbyllura për media. Para kësaj, anëtarët e tij u përplasën për raportet që ende nuk u kanë…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, ka zhvilluar sot një takim me homologun e saj irlandez Jim O’Callaghan, me të cilin…
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e Adnon Jasharit, i cili kërkohet nga organet e drejtësisë për veprën penale “Vrasje e rëndë”, lidhur me vrasjen e Diana Kastratit, më 18 maj 2011…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas sqarimeve të këtij të fundit lidhur me çmimin e shiritit nëntokësor në kontratën e…
Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”, Njësiti i Task Forcës, i përbërë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Kufirit – Jugu, në…
Kurti: Barazia gjinore duhet të dëshmohet në vendimet dhe politikat që zbatojmë
Komisioni Evropian kërkon progres në dialog, kritika për Kosovën dhe Serbinë
Çfarë po ndodh me stafin në Emergjencë? Naser Syla ngre alarmin për një problem që po thellohet
Kurti pret albanologun Zymer Ujkan Neziri, e uron për 80-vjetorin e lindjes
Shqipëria dhe çështja çame 1929-1939
Lufta e Heshtur dhe Mburoja e Dijes!
Pse populli ynë i përsërit gabimet historike?
Nga listat e mbyllura te deformimi i shtetit: Kur politika i zë vendin meritokracisë.
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Aktorja e njohur australiane Margot Robbie ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në Sydney, ku ka marrë pjesë…
Aktorja amerikane Mckenna Grace ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në Madrid, ku është shfaqur në…
