TË FUNDIT

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

Gazetarja Anjeza Gubetini ka përjetuar një moment të veçantë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku është surprizuar me një mesazh nga i dashuri i saj, si dhe me një buqetë të bukur me lule.

Gjatë ditëve të fundit, banorja e ka përmendur disa herë të dashurin e saj brenda shtëpisë, ndërsa këtë herë ka marrë edhe një mesazh prej tij, përmes të cilit ai i ka shprehur mbështetjen dhe i ka bërë të ditur se po e ndjek vazhdimisht rrugëtimin e saj në këtë format.

Në mesazhin e dërguar, ai e ka siguruar Anjezën se nuk duhet të shqetësohet për mënyrën se si po perceptohet jashtë shtëpisë, duke e inkurajuar të përqendrohet te vetja dhe loja.

“Anjeza zemër, shpresoj që je mirë. Unë po të ndjek çdo ditë, çdo orë, çdo minutë. E di që e ke merak se si po të shoh nga jashtë. Mendo vetëm për veten dhe lojën brenda. Unë të pres”, thuhej ndër të tjera në mesazhin e tij.

Një tjetër detaj që e bëri surprizën edhe më të veçantë ishte edhe një kapelë policie, të cilën ai ia kishte dërguar Anjezës si shenjë simbolike, pasi vetë ushtron profesionin e policit.

Surpriza vjen në një moment kur Anjeza ka qenë në qendër të diskutimeve brenda shtëpisë, veçanërisht pas situatave të fundit që kanë përfshirë edhe lidhjen e saj jashtë spektaklit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *