Prokurorja: Katër të akuzuarit kanë kryer krime ndaj bashkëpatriotëve të tyre që i konsideronin kundërshtar
Në përmbyllje të deklaratës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, prokurorja Clare Lawson, tha se katër të akuzuarit kanë nxitur konflikt mes fqinjëve një klimë e cila sot e kësaj dite mbizotëron në Kosovë.
Ajo tha se gjatë gjykimit do të dëgjohen rrëfimet e disa prej viktimave të krimeve të pretenduara të ish-krerët e UÇK-së dhe sipas saj, ZPS-ja do të paraqesë prova të krimeve që ishin të përhapura dhe sistematike në mbi 40 qendra ndalimi të UÇK-së.
Prokurorja tha se qëllimi i përbashkët i të akuzuarve ishte të shënjestronin ata që i konsideronin “kolaboracionistë” dhe kundërshtarë të tyre, sikurse pjesëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Laëson pretendoi se disa prej të akuzuarve e kanë pranuar vetë se ky ka qenë qëllimi i tyre. Ajo tha se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ishin “dirigjuesit e krimeve” të pretenduara.
Ajo tha se të katër të pandehurit kanë udhëhequr një “luftë speciale” kundër personave që i konsideronin kolaboracionistë.
Ajo tha se të akuzuarit janë në gjykim për veprimet e tyre vetjake, të kryera kundër personave që i konsideronin si kundërshtar por në fakt sipas saj ata ishin bashkëpatriot të tyre, pra shqiptar të Kosovës.
“Në përpjekjen e tyre, ata rrënjosen një klimë frike duke nxitur konfliktin midis fqinjëve një klimë e cila sot e kësaj dite mbizotëron në Kosovë. Krimet nuk kishin vend për shumë ata që luftuan, prandaj ky gjykim kërkon që vetëm këta katër të akuzuar të mbajnë përgjegjësi si kryes të këtyre krimeve”, ka thënë ajo.