Besfort Zeneli shpërthen në Ligën e Evropës, shënon dygolësh ndaj Celta Vigos
Royale Union SG ka arritur ta përmbysë epërsinë në përballjen ndaj Celta Vigos.
Më meritori ishte ish-ylli i Kosovës, Besfort Zeneli që i shënoi të dy golat.
Fillimisht, pas një harkimi të mrekullueshëm së Zorgane, Zeneli e pranoi topin dhe me një goditje të bukur e mposhti portierin vendas (35’).
🇪🇺 | Celta Vigo 1-1 USG 🚨GOAL! ⚽️ 35’ Besfort Zeneli has equalized against Celta Vigo ✅ https://t.co/BNfjF3GNMF — Danny UTD 💂 (@Danutd1365) November 5, 2026
Ndërsa, në fillimin e pjesës së dytë bashkëpunoi për mrekulli me Rodriguez për të shënuar një tjetër gol të bukur (49’).
🚨🚨| GOAL: BESFORT ZENELI WITH A BRACE!!!Celta Vigo 1-2 USG https://t.co/65FbCd5Vey — Futball Centa (@futballcenta) November 5, 2026
Kësisoj, Zeneli po vazhdon me shkëlqimin te Royale Union ndërsa edhe është ftuar nga Suedia për dy ndeshjet e muajit nëntor./ Telegrafi /
