TË FUNDIT

Igli Tare sqaron të vërtetën: Askush nuk mund t’i refuzojë!

Igli Tare, tashmë pjesë në panelin e emisionit kushtuar Champions League në Top Channel, është “ngacmuar” nga moderatori Edi Manushi, në lidhje me Napolin, aty ku ditët e fundit është përfolur për një rikthimin të mundshëm në Serie A.

Tare e ka bërë të qartë se një klub si Napoli nuk mund të refuzohet.

Edi Manushi: Igli, ti ke marrë ndonjë ofretë nga presidenti De Laurentis për të mbajtur rolin e drejtorit sportiv te Napoli?

Igli Tare: Bisedime ka pasur disa vite më parë.Edi Manushi: Edhe takime besoj?

Igli Tare: Jo takime.Edi Manushi: A do shkoje atje, çfarë ambienti është?

Igli Tare: Napoli është një adresë që askush nuk mund ta refuzojë për të punuar. Është një klub shumë i madh. Edhe për sa i përket historisë që ka. Kështu që është jashtë çdo llojë diskutimi nëse do e mendoja ose jo.

Edi Manushi: Thonë që De Laurentis është shumë i vështirë. Po me Lotiton si do të ishte?

Igli Tare: Pak a shumë, janë i njëjti karakter. Një temparment janë të dy.

Edi Manushi: Interesante do të ishte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *