Rokas: Lufta kundër korrupsionit të lartë, fushë në të cilën s’është bërë aspak progres
Kryeministri Hristijan Mickoski pranoi raportin e Porgresit të Komisionit Evropian nga ambasadori Mihalis Rokas, raport i cili, në fakt, kritikon progresin e ngadaltë ose mungesën e progresit në disa fusha kyçe. Rokas tha se vendi është mes kryesuesve të zbatimit të Agjendës së reformave dhe Planit të rritjes, por se Raporti i Porogresit është më i gjerë dhe kap të gjitha sferat e fundionimit të vendit. Ai theksin e vendosi te sundimi i ligjit.
Raporti thekson se asnjë progres nuk është bërë në paranfalimin dhe luftën ndaj korrupsionit ghaqtë periudhës raportuese. Kjo është thirrje për institucione më të fuqishme, hetime efektive dhe ndjekje penale si dhe rezultate të dukshme në fushën e korrupsionit të lartë. Pavarësia e gjyqësorit duhet të sigurohet, duke përfshirë mbrojtjen e gjykatësve dhe prokurorëve nga presionet dhe duke u siguruar resurset adekuate. Mbrojtja e lirive themelore, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias është po aq e rëndësishme. Më shumë përpjekje gjithashtu nevojiten në adminsitratën publike, furnizime publike, energjetikë dhe mbrojtjen e ambientit”, Mihalis Rokas, Ambasador i BE-së.
Gjithsesi kryeministri Mickoski thotë se Raporti është më i mirë se vitin e kaluar dhe se në të nuk përfshihen disa nga ligjet që po përgatiten ndërkohë, sa i takon sundimit të ligjit.
“Një pjesë e mangësive tashmë janë zgjidhur sepse raporti i referohet periudhës 1 shtator – 31 gusht 2026. Ndërkohë janë miratuar shumë prej ligjeve dhe tashmë janë gati edhe dy ligjet kyçe për sundimin e ligjit dhe ata janë Kodi penal dhe ligji për procedurë penale. Sapo t’i miratojmë ato ligje, ato do të vlejnë që tani e tutje. Ata politikanë për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara për korrupsion të lartë, për fat të keq do të mbesin pa ndëshkuar sepse ata gjithmonë do të thirren në të ashtuquajturin ligjin evropian të vitit 2023″, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Transformimi dixhital, shkenca, kërkimi, edukimi janë disa nga fushat në të cilat ambasadori Rokas tha se vërehet progres.
Ndryshimet kushtetuese mbeten detyrim për vendin, pa zbatimin e të cilave nuk ka hapa përpara drejt zhbllokimit të procesit të integrimit. Por, pavarësisht bllokimit, qëndrimi i qeverisë mbetet po i njëjti.
“Ndryshimet kushtetuese për të cilat vendi ka rënë dakord në korrik të vitit 2022 mbeten të parealizuara. Këto angazhime janë marrë tashmë përsipër nga vendi për të kompletuar fazën e qasjes në negociatat e anëtarësimit, sapo ndryshimet të zbatohen. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike për të punuar drejt këtij synimi. Për avancim drejt anëtarësimit në BE kërkohet pjekje e përbashkët kombëtare me dialog kuptimplotë mes aktorëve politik dhe shoqëror”, shtoi ambasadori Rokas.
“Pozita jonë edhe më tej është që integrimet evropiane duhet patjetër të bazohen në rregulla të qarta dhe proces të parashikueshëm dhe besim të ndërsjellë. Shteti ynë e ka detyrim të zbatojë reformat kurse procesi evropian ka nevojë për vazhdimësi dhe parashikueshmëri. Ne nuk kemi mungesë të reformave, por kushte të mbetura politike”, deklaroi kryeministri.
Raporti i progresit i Komisionit Evropian për vendet kandidate të BE-së u publikua një ditë më parë.
