TË FUNDIT

Kërçeli: Një shportë e vogël mbeturinash në Prishtinë u faturua 1,200 euro

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe qeverisjes së tij në kryeqytet, duke ngritur shqetësime për keqpërdorime të mundshme me paratë publike.

Kërçeli ka deklaruar se një shportë e vogël për mbeturina është faturuar plot 1,200 euro, duke kërkuar që këto dyshime për keqpërdorim të taksave të qytetarëve të trajtohen nga organet e drejtësisë. Ai gjithashtu ka shprehur pritjen që Prokuroria të ftojë për intervistim drejtorët përgjegjës lidhur me kontratat që i cilëson si abuzuese ndaj kryeqytetit.

Çështja pritet të ngjallë reagime dhe të shtojë presionin për transparencë dhe llogaridhënie në shpenzimin e parasë publike në Komunën e Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *