TË FUNDIT

Izraeli publikon listën për Kosovën dhe Austrinë, dy debutues në mesin e 25 të ftuarve

Përzgjedhësi Ran Ben Shimon ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ku Izraeli fillimisht do të përballet me Kosovën në Prishtinë, ndërsa më pas me Austrinë.

Përfaqësuesja e Izraelit ka publikuar këtë të enjte listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Përzgjedhësi Ran Ben Shimon ka vendosur të ftojë 25 futbollistë, në mesin e të cilëve janë edhe dy emra të rinj që marrin ftesën e parë në ekipin A të Izraelit.

Bëhet fjalë për talentin 17-vjeçar të Barcelonës, Orian Goren, si dhe mesfushorin e Hapoel Be'er Shevas, Niv Yehoshua.

Në listë gjenden edhe emra të njohur si portieri Daniel Peretz, mesfushori sulmues Oscar Gloukh, si dhe sulmuesit Manor Solomon dhe Liel Abada.

Izraeli fillimisht do të udhëtojë drejt Prishtinës, ku më 14 nëntor do të përballet me Kosovën, në një ndeshje me rëndësi për vazhdimin e garës në Ligën e Kombeve.

Tri ditë më vonë, më 17 nëntor, izraelitët do të luajnë kundër Austrisë, në Debrecen të Hungarisë.

Portierë : Daniel Peretz, Omri Glazer, Assaf Tzur

Mbrojtës : Eli Dasa, Guy Mizrahi, Roy Revivo, Anan Khalaili, Ilay Feingold, Noam Steinman, Raz Shlomo, Idan Nachmias, Nikita Stoyanov

Mesfushorë dhe sulmues : Gabi Kanichowsky, Niv Yehoshua, Yarin Levi, Dor Peretz, Oscar Gloukh, Omri Gandelman, Eitan Azulay, Orian Goren, Liel Abada, Manor Solomon, Dor Turgeman, Idan Toklomati, Yarden Shua

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *