TË FUNDIT

Përfundojnë punimet restauruese në ish-konviktin e shkollës historike “Ismail Qemali” në Ferizaj

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet restauruese edhe në ish-konviktin e shkollës historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj.

Sipas njoftimit të saj, pas restaurimit të shkollës, tashmë edhe ndërtesa e ish-konviktit, e ndërtuar në vitin 1930, ka marrë pamje të re.

Bogujevci ka bërë të ditur se gjatë ndërhyrjes janë ruajtur vlerat dhe karakteristikat arkitektonike të ndërtesës, e cila është pjesë e trashëgimisë kulturore të Ferizajt.

Ajo ka theksuar se me përfundimin e këtyre punimeve, qytetit i është kthyer edhe një tjetër aset me rëndësi historike /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *