Sijarina: Nuk ndalemi derisa të burgosen të gjithë përgjegjësit për rastin e Arlinda Zekajt
Aktivistja e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, Liridona Sijarina, ka deklaruar se nuk do të ndalen së protestuari derisa të gjithë personat që, sipas saj, kanë kontribuar në rrethanat që çuan në vrasjen e Arlinda Zekajt, të përballen me drejtësinë.
Pas takimit me kryeprokurorin e shtetit, Zejnullah Gashi, dhe koordinatorin kundër dhunës në familje, Sijarina ka thënë se kanë kërkuar trajtim urgjent të rastit të Zekajt dhe rasteve të tjera të vrasjes së grave.
Ajo ka bërë të ditur se për të shtunën, në orën 12:00, është planifikuar një protestë gjithëkombëtare, përmes së cilës do të kërkohet përgjegjësi institucionale.
Sijarina ka theksuar se largimi nga puna i zyrtarëve përgjegjës nuk është i mjaftueshëm, duke kërkuar hetimin dhe ndëshkimin penal të të gjithë atyre që, sipas saj, kanë dështuar në mbrojtjen e viktimës.
Sijarina: Nuk do të ketë njerëz të paprekshëm brenda institucioneve
“Ne parashtruam kërkesat tona dhe insistuam që kryeprokurori i shtetit, pavarësisht që i ka nisur rastet në Këshillin Prokurorial, të marrë me urgjencë çështjen e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe të rasteve të femicidit. Ajo se çka u tha, dhe ne garantuam edhe kryeprokurorin e shtetit dhe koordinatorin kundër dhunës në familje, është që nuk ka me pas njerëz të paprekshëm nga ata brenda. Dhe këtë e dimë nga e kaluara që ka pasur njerëz të paprekshëm dhe që gjithë zinxhiri i sistemit të drejtësisë vazhdon me u qeverisë dhe me u mbajt prej njerëzve që janë të paprekshëm”, ka deklaruar ajo.
Sipas Sijarinës, aktivistet kanë shprehur shqetësimin se trajtimi i rastit përmes procedurave të zakonshme, pa afate konkrete, mund të çojë në zvarritjen e hetimeve dhe mungesën e përgjegjësisë.
Ajo ka thënë se gjatë takimit u është bërë e ditur se çështja do të trajtohet sipas procedurave ligjore, por nuk kanë marrë përgjigje të qarta për afatet.
Sijarina: Njerëzit që i çojnë gratë drejt vrasjes përfundojnë duke u kthyer në institucione
“Neve na u tha në procedurat ligjore, gjë që për neve është me një dozë dyshimi që e kemi parë edhe në të kaluarën, ku rastet merren me një procedurë të zakonshme dhe kur nuk na jepet një afat se çka i bie që shteti po e merr vrasjen e Arlindës me urgjencë. Kjo mundet me çu në përsëritje të historisë. Njerëzit që i çojnë gratë drejt vrasjes përfundojnë duke u kthyer në institucione”, ka thënë Sijarina.
Ajo ka insistuar se kërkesa e tyre nuk kufizohet vetëm në masa disiplinore, por përfshin edhe përgjegjësinë penale të personave për të cilët mund të vërtetohet se kanë kontribuar në dështimin institucional.
Sijarina për protestat kundër vrasjes së grave: Ne nuk kemi me u tërheq
“Ne nuk kemi me u tërheq dhe nuk kemi me pushu së angazhuari përderisa nuk i shohim krejt akterët që kanë çuar Arlindën drejt vrasjes, jo veç të pushuar nga puna, por edhe të burgosur”, ka deklaruar ajo.
Sijarina paralajmëron vazhdimin e bllokadave dhe protestave
Aktivistja ka paralajmëruar se Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të vazhdojë me protesta dhe bllokada të institucioneve deri në marrjen e përgjigjeve konkrete.
Sipas saj, bllokada e organizuar një ditë më parë, gjatë së cilës aktivistet kishin penguar hyrjen në një institucion, ka rezultuar me realizimin e takimit të sotëm me kryeprokurorin e shtetit.
“Ne kemi me pas bllokada dhe kemi me insistu që këta njerëz me thënë decidivisht, me dhënë zotime dhe kjo ka qenë kërkesa jonë prej ditës së parë. Kemi me insistu nëpërmjet metodave të ndryshme. Bllokadën dje që e kemi pasur ka rezultuar në këtë takim, kemi ardhur këtu dhe ua kemi bllokuar derën. Një gjë të tillë kemi me vazhduar edhe tutje, përderisa nuk marrim përgjigje konkrete prej secilit institucion”, ka theksuar Sijarina.
Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka nxitur protesta dhe kërkesa për hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e saj.
Lidhur me rastin janë suspenduar 11 zyrtarë policorë, ndërsa janë raportuar masa edhe ndaj zyrtarëve të Prokurorisë në Pejë.
Aktivistet kërkojnë që rastet e vrasjes së grave të trajtohen si urgjencë kombëtare dhe që institucionet të japin llogari për dështimet e mundshme në parandalimin e tyre.
Me uljen e temperaturave rritet edhe konsumi i energjisë elektrike. Gjatë muajve të ftohtë, nevoja më e madhe për furnizim me energji elektrike e bëjnë edhe më të rëndësishëm shfrytëzimin e saj në mënyrë…
Me ftesë të Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Budvës së Malit të Zi, ku sot dhe nesër do të merr pjesë në Forumin Ministerial…
Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës ishin në fokus të takimit të sotëm ndërmjet zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të…
Grupi punues për hartimin e strategjisë gjithëpërfshirëse për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të mblidhet sërish të shtunën. Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i këtij…
Deputetja e Aleancës Albana Bytyqi ka ngritur shqetësimin nëse do të ketë rrymë mjaftueshëm gjatë dimrit kur konsumi shënon rritje të ndjeshme, ndërsa ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se janë duke koordinuar…
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar rikthimin e çmimit tavan për naftën, nëse rënia e çmimeve në tregun botëror nuk reflektohet edhe në tregun e…
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën 2026, i publikuar më 4 nëntor, konfirmon progresin e arritur në fushat që janë përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj. Ndër të arriturat…
Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës dhe kryesues i radhës i OSBE-së, Ignazio Cassis, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai është takuar me presidenten Justina Shiroka Pula dhe me zëvendëskryeministrin e parë e…
Kolegji i Rektorit të Universitetit të Mitrovicës së Veriut, i cili vepron sipas sistemit të Serbisë, ka thënë se komuniteti akademik nuk duhet të shndërrohet në hapësirë për përplasje politike, duke shtuar se rektori,…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në…
Një debat mes ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, dhe shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është zhvilluar sot në Kuvend mbi përvojën politike të…
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të nxjerrë një vendim përfundimtar për vdekjen e Astrit Deharit, 10 vjet pas ngjarjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Në një deklarim para objektit…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe njëherësh kryesuesin e radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ignazio…
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, në shënimin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, ka kërkuar drejtësi për të dhe përgjegjësi institucionale për zbardhjen e rrethanave të…
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, në foltoren e Parlamentit ka folur lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë…
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar rezultatet e Kosovës në raportin e fundit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si një nga raportet më të dobëta që nga fillimi i publikimit të tyre. Ajo ka thënë se…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar performancën e institucioneve të Kosovës, duke u mbështetur në gjetjet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian. Duke folur në…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar zbardhjen e plotë të rastit të Astrit Deharit, dhjetë vjet pas vdekjes së tij. Në një postim në Facebook, Gërvalla ka thënë se përcaktimi i përgjegjësive…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili njëherësh ushtron detyrën e kryesuesit të radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim…
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje, duke kërkuar një analizë të mirëfilltë të raportit të Bashkimit Evropian. Duke folur në hollin e Kuvendit të…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se edhe 10 vjet pas vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, familja, bashkëpunëtorët dhe qytetarët vazhdojnë të presin drejtësi për…
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka deklaruar para Prokurorisë Speciale se është i bindur që Astrit Dehari është vrarë, duke kundërshtuar versionin se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje kishte kryer vetëvrasje në Qendrën e…
Një shumicë e mundshme demokrate në Kongresin amerikan mund të sjellë mbështetje më të fuqishme për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, ka vlerësuar Matthew Palmer, duke folur për ndikimin e…
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pasi sot bëhen gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së. Hamza ka thënë se asnjë padrejtësi, sado e gjatë të jetë, nuk do të mund t’i thyejë dhe…
Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i Astrit Deharit, në 10-vjetorin e vdekjes së tij. "10 vjet pa Astritin janë shumë. Janë tepër shumë për familjen, për Vetëvendosjen, për të gjithë ne që e…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po zhvillon një takim me kryeprokurorin e shtetit, Zejnullah Gashi, për të kërkuar trajtim urgjent të rastit të Arlinda Zekajt dhe rasteve të tjera të vrasjes së grave. Takimi po mbahet pas insistimit…
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga qeveria që rekomandimet e Komisionit Evropian për Kosovën, në raportin e progresit për vitin 2026, të përkthehen në veprime konkrete, me fokus në financimin dhe respektimin e autonomisë…
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën 2026 ka nxitur dy lexime krejt të kundërta mes qeverisë dhe opozitës. Kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media pas pranimit të raportit, kërkoi që Kosova të marrë sa më…
Deputeti Eman Rrahmani, anëtar i komisionit parlamentar hetimor për rastin e Arlinda Zekajt, kërkon që zyrtarët përgjegjës për dështimet institucionale të shkarkohen. “Tashmë ka kaluar koha e dorëheqjes, tash është koha…
Komisioni Evropian, në Raportin për Kosovën 2026 të publikuar të mërkurën, shpreh shqetësim për gjuhën e ashpër që zyrtarë të lartë qeveritarë kanë përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave. Raporti thotë…
Drejtoria Rajonale e Policisë ka njoftuar se është gjetur 13-vjeçari I.Q, i cili ishte raportuar si person i zhdukur më 01.11.2026. I mituri ishte larguar nga strehimorja në fshatin Dardani të Ferizajt, ku ishte nën përkujdesjen e Qendrës…
KEDS-i ka njoftuar se të premten më 08.05.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Ky është orari sipas…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të presë sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesuesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ignazio…
Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili humbi jetën më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Me rastin e këtij përvjetori, gjatë ditës do të organizohen…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të partisë, kur të mbahen zgjedhjet. Në një intervistë në Kanal 10 , Gashi ka thënë se beson se i plotëson kushtet…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila është caktuar të nisë në orën 12:00. Sipas njoftimit të Kuvendit, në rendin e ditës janë paraparë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet…
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it, Antero Lopes, me të cilin ka diskutuar zhvillimet politike në vend, stabilitetin institucional, sundimin e ligjit dhe…
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë të ditur se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 vlerëson punën e saj në trajtimin e ankesave për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave…
Zëvendëskryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Liza Gashi, ka thënë se, pavarësisht bllokadës institucionale, Kosova ka shënuar progres në disa fusha të reformave, ndërsa Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 nuk evidenton…
Kryeministri theksoi nevojën për zgjidhje konkrete dhe mbështetje institucionale, duke premtuar angazhim për përmirësimin e mirëqenies së kësaj kategorie. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar në Berlin përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në NATO, ambasadorin Detlef Wächter, me të cilin ka biseduar për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me…
Policia e Kosovës, pikërisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy…
Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do të shërbejë si bazë për procedurat e mëtejshme drejt shpalljes së këtyre dy zonave si zona të mbrojtura. Lajmin e…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të Qumështit, i cili parasheh kontrolle të rregullta dhe analiza laboratorike në të gjitha hallkat e zinxhirit…
Kryeministri pranoi Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, duke theksuar se progresi i vendit nuk po reflektohet në procesin e integrimit. Ai kërkoi dorëzimin sa më të shpejtë të pyetësorit për aplikimin dhe nisjen e negociatave për…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale të fëmijëve dhe adoleshentëve, të organizuar nga Zyra e…
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione ka mbajtur mbledhje, në të cilën është diskutuar mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza…
U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, Jeton Vllasaliu kundërshton aktgjykimin në Supreme
Presidentja pret në takim zv.kryeministrin Damka, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve në institucione
Debate në Kuvend për pagën e 13-të, miratohen rishikimi i buxhetit dhe Byroja e Konfiskimit të Pasurisë
Universiteti i Mitrovicës së Veriut i mohon akuzat e pedagogëve për ndikim politik
Filozofia politike si të jetojmë së bashku
Brukseli paralajmëron Shkupin: Maqedonia e Veriut mes stagnimit politik dhe rrezikut të humbjes së perspektivës evropiane
Kush mund të aplikojë për t
Vrasja e femrave nuk është zakon i traditës shqiptare
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke sjellë një…
Modelja e njohur Lori Harvey ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një fotografi nga sauna, ku shfaqet e…
