Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë – priten ekspertët e Institutit të Ndërtimit
Pas nxjerrjes së trupit të pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro, mëngjesin e sotëm kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit që shkatërroi një pallat në Elbasan dhe shkaktoi dy viktima.
Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, raporton se ekspertë të Policisë dhe Prokurorisë kanë nisur punën për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa në vijim pritet mbërritja e specialistëve të Institutit të Ndërtimit, të cilët do të kryejnë një tjetër vlerësim të gjendjes së godinës.
