TË FUNDIT

Grevë nga punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe shujta të ushqimit

Grevë nga punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe shujta të ushqimit

Disa punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës ditën e sotme e kanë nisur me protesta. Ata po kërkojnë që puna e tyre të shpërblehet, për këtë ata po kërkojnë rritje të pagave.

Lajmi.net ka siguruar pamje nga protesta e punëtorëve të cilët po kërkojnë rritje pagash.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica në një prononcim për Lajmi.net është shprehur se arsyeja për grevën e sotme ka qenë vazhdimësi e protestës së 16.03.2023 për ngritjen e pagës.

‘’Arsyeja për grevën e sotme ka qenë vazhdimësi e protestës së 16.03.2023 për ngritjen e pagës‘’, ka deklaruar Llumnica.

Më tutje, ai është shprehur se greva ka qenë nga ora 7 deri në 8 në të gjitha divizionet e KEK-ut.

Po ashtu, i pyetur nëse do të protestohet çdo ditë, Llumnica thotë se do të dalin me një komunikatë nga Këshilli Grevist.

Kjo nuk është hera e parë që punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash. Edhe më 16 mars, ata kishin protestuar në sheshet e Prishtinës për arsyen e njëjtë.

Krahas rritjes së pagës, punëtorët e KEK-ut po kërkojnë edhe pagesën për shujtën ushqimore, rrezikshmërinë në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës po për këtë kërkesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *