Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Kumanovë, nuk ka të lënduar
Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në Kumanovë, nuk ka persona të lënduar, ndërsa është shkaktuar dëm material, njoftoi sot policia e Kumanovës.
Dje, në orën 14:35, në SPB Kumanovë është raportuar se në një banesë në rrugën “Tode Dumba” në Kumanovë, në pronësi të V.GJ. (51), ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit, ku janë dëmtuar dritaret dhe një pjesë e orendive shtëpiake.
Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrëfikësve Kumanovë. Nuk ka persona të lënduar. Inspektimin e ka kryer një ekip i SPB Kumanovë.
