Fahrije Hoti: 24 vite pas luftës, ne ende kërkojmë drejtësi
Fahrije Hoti: 24 vite pas luftës, ne ende kërkojmë drejtësi
Fahrije Hoti, e cila është përfaqësuese e grave të Krushës, mbajti një fjalim të shkurtër në marshin për drejtësi.
Ajo tha se edhe bashkëshorti i saj është ende i pagjetur dhe se ata ende nuk kanë kërkuar falje për krimet që i kanë bërë në Kosovë.
“Bashkëshorti im ende është i pagjetur dhe në vend të kërkim faljeve që na vranë dhe e shkatërruan vendin tone, ne dalim para gjykatave dhe se 24 vite pas luftës, ne ende kërkojmë drejtësi.
Tutje ajo ka thënë se “U them luftëtarëve të UÇK-se se ne jemi me ju, u them atyre se i perkrahim të gjithë dhe Zoti i bekoftë të gjithë ata qe luftuan”. /Lajmi.net/