TË FUNDIT

​“Përtej Tetorit Rozë”, synohet rritja e kontrolleve dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit

Me fillimin e muajit nëntor, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur fushatën e “Tetorit Rozë”, muaji për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit.

Në tryezën “Përtej Tetorit Rozë”, kryeministri Albin Kurti ka shprehur shpresën që shoqëria kosovare të përparojë në vetëdijesimin për rëndësinë e kontrolleve shëndetësore. Sipas tij, institucionet shëndetësore kanë punuar në këtë drejtim, ndërsa tashmë shërbime si mamografia dhe rikonstruktimi i gjirit ofrohen falas.

Kurti: Mamografia ofrohet falas tërë vitin

“Përveç mesazhit ndërgjegjësues të ‘Përtej Tetorit Rozë’, bashkërisht synojmë nxitjen e një kulture të kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin publik, për shëndetin e secilit, si dhe inkurajimin e njëri-tjetrit që të mos e shtyjmë kontrollin… Detyra jonë është të shkurtojmë distancën mes shqetësimit dhe kontrollit, mes diagnozës dhe trajtimit, mes gruas që kërkon ndihmë dhe institucionit që i përgjigjet asaj. Kjo punë nis me ndërgjegjësimin, përmes fushatave që organizojnë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, si dhe përmes punës së organizatave dhe ndërmarrjeve publike e private… Në këtë drejtim, mamografia tashmë ofrohet falas gjatë gjithë vitit. Gjatë tetorit, mamografi mobil udhëton nëpër qytetet e Kosovës për ta sjellë këtë shërbim edhe më afër grave. Për pacientet që kanë nevojë për trajtim në Onkologji, janë përmirësuar edhe kushtet dhe janë instaluar aparatura të teknologjisë së fundit. Gjithashtu, ofrohet rikonstruktimi i gjirit falas dhe pa pritje”, deklaroi Kurti.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka theksuar se mbi 50 për qind e rasteve të kancerit të gjirit janë diagnostikuar në fazat e hershme, ndërsa ky numër synohet dhe pritet të rritet më tej.

Vitia: 53.4% e grave me kancer të gjirit u diagnostikuan në stadin e parë dhe të dytë

“Tanimë kemi planin e veprimit për screening-un e kancerit të gjirit, i cili ka filluar të implementohet dhe, siç e kemi cekur disa herë gjatë kësaj fushate, vitin e kaluar 53.4 për qind e grave janë diagnostikuar në stadin e parë dhe të dytë të kancerit të gjirit. Sipas informacioneve të institucioneve shëndetësore, deri më tani kjo përqindje pritet të jetë edhe më e lartë në vitin që po përmbyllim. Synimi ynë është që kjo përqindje të rritet akoma, sepse zbulimi i hershëm është mënyra më e mirë, më pak problematike dhe më e lirë për ta mposhtur sëmundjen. Kjo nënkupton ofrimin e mundësive për diagnostikim në të gjithë territorin e Kosovës, me pajisje dhe mundësi për secilën paciente. Natyrisht, vetëkontrolli dhe lajmërimi i hershëm te mjeku janë çelësi i suksesit dhe i diagnostikimit të hershëm”, theksoi ai.

Vitia falënderoi mediat që kanë përcjellë aktivitetet dhe kanë “mundësuar që këto mesazhe të depërtojnë në secilën shtëpi” në Kosovë.

Ai e cilësoi si “jetik” bashkëpunimin në betejën kundër kancerit të gjirit, duke përmendur përfaqësuesit e nivelit komunal, Bujar Gashin, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Prishtinë, dhe Albana Gashin, drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Fushë Kosovë, si dhe Shoqatën Jeta Vita, të drejtuar nga Nafije Latifi, dhe të gjithë akterët e tjerë që kontribuuan në këtë fushatë.

Gjatë muajit tetor, edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kishte bërë thirrje për kujdes më të shtuar ndaj shëndetit të grave dhe kryerjen e kontrolleve të rregullta mjekësore, me qëllim të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berishës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale…

Kryetari i Komisionit Hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani propozoi për anëtarët që deri të mërkurën të procedohen idetë për veprimet që do t’i ndërmarrin, në mënyrë që të…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka kërkuar që vëmendja e institucioneve të përqendrohet në hartimin e strategjisë që do t’u shërbejë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të gjithë zyrtarët që do të ftohen si dëshmitarë nga komisioni hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, t'u përgjigjen kërkesave të këtij…

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mbajë debat parlamentar për gjendjen në sektorin e energjisë, çmimet e larta dhe problemet me furnizimin me energji elektrike. Pas mbledhjes së…

Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten në ora 12:00. Në mesin e pikave të propozuara për seancën e radhës janë shqyrtimi i parë i tri projektligjeve, Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave,…

Financimi i pamjaftueshëm, sfidat në zbatimin e kurrikulës, cilësia e mësimdhënies dhe ndërlidhja e shkollimit me tregun e punës janë ndër shqetësimet kryesore të ngritura gjatë tryezës së Komisionit parlamentar për…

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës prej orës 16:00 në ndërtesën e qeverisë. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për këtë mbledhje që pritet të mbahet sot pasdite. Mësohet se në këtë…

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë pjesë e një diskutimi të organizuar nga Shoqata Diplomatike dhe Shoqata për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Oxfordit, ku në fokus ishte roli i demokracisë dhe sfidat e rendit të ri…

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, ka bërë të ditur se Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes, si pasojë e mospërmbushjes së gjashtë hapave reformues…

Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, pas caktimit në këtë pozitë me vendim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka mbajtur takim me të gjithë prokurorët e…

Kërkesat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe kundër vrasjes së grave do të vazhdojnë edhe sot në Prishtinë, ku është paralajmëruar protesta kombëtare kundër femicidit. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka…

Zhvillimi i lidhjeve hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ishte në fokus të takimit të ministrit Dimal Basha me përfaqësuesin e AFD-së. Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit ka pritur drejtorin e Agjencisë Franceze për…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar sërish me Lëvizjen Vetëvendosje për projektet në kryeqytet. Të dielën në mbrëmje, më 1 nëntor, ai publikoi foto nga punimet në qytet. “Fillimisht RENDERI! Tani BAGERI!…

Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka vënë në dyshim mandatin e grupit punës që po harton strategjinë për mbështetjen e ekipeve mbrojtëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ai foli…

Viola von Cramon, ish-raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe kandidate e Bundestagut për Göttingenin, ka mirëpritur lajmin se Lista Studentore nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe. Në një postim në X, natën e 1…

Kuvendi i Kosovës më 2 nëntor 2015, me shumicë votash, ratifikoi Marrëveshjen e MSA-së, në të cilën seancë partitë politike opozitare e atëhershme nuk morën pjesë në votim. Deputetët e Kuvendit të Kosovës…

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve kundër gazetarëve”, e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes Rezolutë së Asamblesë…

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila humbi jetën më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, do të jetë sot në fokus të një komisioni të posaçëm hetimor parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Komisioni, i…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit, ku në fshatin Demiraj janë gjetur pa shenja jete një 27-vjeçar dhe një foshnjë tre muajshe. Rasti është raportuar më 1 nëntor, rreth orës 08:47, kur Policia e Kosovës…

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtojë një sërë çështjesh që lidhen me punën e Kuvendit dhe përgatitjet për seancën e…

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në disa vende njëkohësisht. Përplasje me policinë, plaçkitje dyqanesh dhe bomba…

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy persona. Përmes një postimi në Facebook,…

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy personave që humbën jetën në fshatin Demiraj, duke e cilësuar rastin si një tragjedi që prek të gjithë qytetarët. Përmes një postimi në…

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtuesit e Festivalit ReMusica, Donika Rudi dhe Viktor Berishaj, me të cilët ka diskutuar për 25-vjetorin e festivalit, kontributin e tij në jetën muzikore dhe planet për të ardhmen. Kurti në një postim në…

Me pankartat “Ultimatumi i popullit” dhe “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, e me fishkëllima dhe lëshim të altoparlantit, ka nisur sonte marshi protestues nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke rikthyer vëmendjen te përgjegjësia e Prokurorisë për trajtimin e rasteve të raportuara nga viktima para se të vritej. Përmes një…

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka përkujtuar Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes. Në një postim, Çitaku ka shkruar se qëndrimi i shtatores së tij i jep frymëzim dhe shpresë. “Sa…

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte drejtuar gjykatësit, duke iu lutur atij për caktimin e urdhrit mbrojtës. Osmani ka shpërndarë një pjesë të…

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin e Republikës së Kosovës nuk janë mbajtur më zgjedhje apo referendume të…

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti. Pajaziti u lind më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, derisa ra heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë më 31 janar 1997. Në…

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë nga vrasja e saj nga ish-kunati, Albert Sylaj. Për dhunën e ushtruar ndaj Zekajt, që…

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për vitin 2027. Sipas tij, Ligji për Menaxhimin e Financave Publike përcakton 31 tetorin si afat të fundit për dorëzimin…

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e një dokumenti që përcakton prioritetet dhe objektivat e ekzekutivit ka nxitur kritika nga opozita, e cila…

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie janë diskutuar zhvillimet politike në vend,…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka vlerësuar kontributin e Pajazitit në organizimin dhe drejtimin e rezistencës, duke…

BE-ja i kujton Beogradit se ndërrimi i pushtetit nuk i ndryshon detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit. Pushteti i ri që po formohet në Beograd nuk po jep shenja ndryshimi në qëndrimin ndaj Kosovës. Ilija Srdanoviq, i pari në Listën…

Kryeministri tha se për herë të parë shpenzimet kapitale do të kalojnë kufirin e një miliard eurove. Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë të hënën projektligjin për buxhetin e vitit 2027. Kryeministri Albin Kurti njoftoi se…

Raportet vjetore të Komisionit Evropian publikohen më 4 nëntor. Brukseli u kërkon të dyja palëve hapa konkretë në dialog. Komisioni Evropian do t’i publikojë më 4 nëntor raportet vjetore për vendet e zgjerimit. Draftet që…

Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e Arlinda Zekajt. Protesta do të mbahet nga ora 17:00 dhe do të nis nga sheshi “Zahir…

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të paramilitarëve serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet…

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet të planifikuar për investime kapitale, pra 30% të buxhetit. Sipas Institutit GAP, investimet kapitale…

1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit. Ai u lind më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra heroikisht më 31 janar 1997 në Pestovë të…

Analistja Zana Avdiu ka përshëndetur deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka theksuar se vajzat nuk duhet të edukohen për të qenë të nënshtruara e djemtë për të dominuar. Avdiu vlerësoi se ky është një nga…

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut, pas informacioneve të pranuara nga qytetarët. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zyrtarët…

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin t’ia dorëzojë Kuvendit jo…

Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht që raportet vërtetuan dështimin në mbrojtje të Arlinda Zekajt. Raportet e…

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Abdixhiku uron shqiptarët e Luginës për rezultatin: Dy mandate, me garën ende të hapur për të tretin

“Kunati e kërcënoi Lindën dhe e sulmoi, por mbeti i lirë” – Natyra Kuçi shkruan për vrasjen e gruas në Pejë

​Kuvendi mblidhet të enjten, këto projektligje pritet të shqyrtohen

A po i ashpëson Bashkimi Evropjan kërkesat ndaj shteteve kandidate për anëtarsim?

Gjurmë në kujtesën e kombit (1)

Vota popullore: Kontratë demokratike apo licencë për arrogancë politike?

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Dy yjet më të njohura shqiptare të…

Ylli i reality-show-t, Lisa Rinna, 63-vjeçare, ka habitur ndjekësit duke rikrijuar paraqitjen virale të Kylie Jenner në tapetin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *