Gjendja në shkolla cilësohet alarmante, kërkohet pakt nacional në arsim
Financimi i pamjaftueshëm, sfidat në zbatimin e kurrikulës, cilësia e mësimdhënies dhe ndërlidhja e shkollimit me tregun e punës janë ndër shqetësimet kryesore të ngritura gjatë tryezës së Komisionit parlamentar për Arsim ku u diskutua për sfidat dhe prioritetet e arsimit parauniversitar. Përderisa përfaqësuesit institucionalë kërkojnë bashkëpunim më të gjerë për përmirësimin e sistemit, ekspertët vlerësojnë se gjendja është alarmante dhe kërkon një pakt nacional për arsimin, raporton KosovaPress.
Në diskutimin që u mbajt të hënën, zëvendësministri i Arsimit, Përparim Kryeziu, theksoi se strategjia arsimore duhet të trajtohet si përgjegjësi e përbashkët e institucioneve, komunave, shkollave, shoqërisë civile dhe prindërve.
Ai bëri të ditur se mësimi tërëditor aktualisht zbatohet vetëm në Prishtinë dhe Kamenicë, ndërsa zgjerimi i tij kërkon përgatitje infrastrukturore dhe përshtatje të kurrikulës.
Kryeziu: Mësimi tërëditor vetëm në dy komuna, po hartohet protokolli për ndërtimin e shkollave
“Aktualisht janë dy komuna që po e zbatojnë këtë politikë. Është komuna e Prishtinës dhe e Kamenicës. Ne duhet të sigurohemi që t’i marrim mësimet prej këtyre dy komunave, në mënyrë që të mos i bëjmë gabimet e njëjta. Gabime të tjera mund të bëjmë, por të njëjtat s’kemi nevojë. Dhe, për këtë, padyshim që do të kemi komunikim dhe bashkëpunim me komunat, dhe pastaj nëse kemi bashkëpunim me komunat, që arsimi tërëditor është mënyra më e mirë e organizimit në shkolla, atëherë në duhet të flasim edhe për infrastrukturën por edhe herë në duhet të flasim edhe për infrastrukturën por edhe kurrikulën që e mbështet një politikë të tillë… Ne tashmë jemi duke punuar në hartimin e një protokolli të ndërtimit të shkollave, të cilit duhet t’i binden të gjitha investimet e reja, krijimit apo adaptimit në infrastrukturën ekzistuese”, tha Kryeziu.
Duke folur për arsimin profesional, ai njoftoi se aktualisht ekzistojnë 16 profile të arsimit dual dhe se pritet të shtohen të tjera. Kryeziu kërkoi bashkëpunim më të ngushtë me bizneset, në mënyrë që shkollat profesionale t'u përgjigjen nevojave të tregut të punës.
Kryeziu: Shkollat duhet t'u ngjajnë ndërmarrjeve
“Na duhet bashkëpunim më i afërt me sektorin privat, për shkak se ata janë, si të themi, dera e parë e pranimit dhe adresa e parë e tregut të punës, dhe investimet në shkolla duhet të bëhen në atë drejtim që shkollat sa më shumë t’iu ngjajnë ndërmarrjeve e më pak shkollave konvencionale të cilat i njohim ne”, u shpreh ai.
Megjithatë, drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, paralajmëroi se zgjerimi i mësimit tërëditor paraqet sfidë serioze financiare për komunat, veçanërisht sa i përket punësimit të mësimdhënësve.
Elshani: Mësimi tërëditor, i papërballueshëm financiarisht për komunat
“E para është çështja e financimit, buxheti. Konsideroj se ka nevojë për një adreism të qartë në raport me rrethanat aktuale. Kur e përmendim këtu. E para është në lidhje me rekrutimin e mësimdhënësve, veçanërisht kur shkojmë drejt rrugës së mësimit tërëditor, që është e papërballueshme për secilën komunë dhe secilin drejtor”, u shspreh ai.
Drejtori i ETEA-s, Agon Ahmeti, ka kërkuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse që tejkalon interesat politike, duke paralajmëruar se situata kërkon ndërhyrje urgjente.
Ai ka përmendur edhe studimet sipas të cilave 85 për qind e nxënësve nuk e kanë të zhvilluar mendimin kritik.
Ahmeti kërkon pakt nacional: Situata në arsim është urgjente
“Ka ardhë koha që ta shpallim një pakt nacional për arsimin, që i tejkalon interesat e ngushta qoftë partiake apo çfarëdo grupacioni tjetër i cili ka pushtet… Situata në arsim është urgjente. Më jepet përshtypja se edhe shpallja si prioritet qeveritar nuk mjafton. Gjendjen e kemi alarmante, nëse iu beosjmë këtyre studimeve. Nuk e di që Kosova e ka një vizion se çfarë qyteti don me pasë”, tha Ahmeti.
Edhe kryetari i Komisionit për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, vlerësoi se Kosova po përballet me një krizë të vazhdueshme. Përgatitja e mësimdhënësve, zbatimi i kurrikulës dhe rezultatet në testin ndërkombëtar PISA ishin disa nga çwshtjet qw Hoxhaj vuri nw theks.
Hoxhaj: Nxënësit mësojnë përmendësh në vend që të fitojnë shkathtësi
“Arsimi është në një situatë krize permanente dhe të vazhdueshme, në sukseset dhe sfidat të cilat e përcjellin fushën tonë të arsimit, me reforma dhe debate të cilat do të duhet të ndodhin në fushën e arsimit… E di që nuk ka pasur debat të mirëfillt për strategjinë 2021-2026 dhe sa është zbatu, cili do të duhej të jetë bilanci… Ajo se çfarë ndodh në shkollat tona varet shumë prej asaj se kush është mësuesi në klasë, nga ajo se sa është i përgatitur mësuesi në klasë, nga ajo se sa paguhet mësimdhënësi në klasë, dhe ajo çka ndodh me procesin mësimor. Ngjashëm është një debat permanent sa i përket zbatimit të korrikulimit të ri, që është prej më modernëve. Ende ballafaqohemi me një mësimdhënie ku shumë të rinj më shumë mësojnë përmendësh sesa që marrin shkathtësi nga ky korrikulum. Debat i gjerë është çështja e PISA-s, e cila jo pse është vlerësim i jashtëm por i shpërfaq në mënyrë serioze problemet në fushën e arsimit, sikurse çështja e teksteve shkollore, që është një çështje permanente e deri te tema e ndërlidhjes së arsimit në tregun e punës. E deri te çështja e Këshillit të prindërve”, tha ai.
Në anën tjetër, Osman Buleshkaj nga Instituti Pedagogjik i Kosovës ngriti shqetësimin për mënyrën e shpërndarjes së buxhetit arsimor, duke theksuar se pjesa dërrmuese e mjeteve shpenzohet për paga, ndërsa investimet për përmirësimin e mësimdhënies mbeten sfidë.
Buleshkaj: 80 për qind e buxhetit të arsimit shkon për paga
“E kemi një hendek ndërmjet politikave të hartuara dhe zbatimit konkret në klasë. Çështjen e arsimit veç e përmendëm, 80 për qind e buxhetit shkon për paga. Si mund të presim përmirësim në nivel klase kur 80 për qind shkon për paga në sistemin e arsimit. Pra, nevoja për një sistem më efikas të arsimit është imediate para çdo vendimi që do të merr Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës”, tha ai.
Edhe nga folësit që folën në vijim, doli në pah nevoja për koordinim më të madh ndërinstitucional, financim të qëndrueshëm dhe reforma që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e mësimit, përtej hartimit të strategjive dhe politikave arsimore.
Kryetari i Komisionit Hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani propozoi për anëtarët që deri të mërkurën të procedohen idetë për veprimet që do t’i ndërmarrin, në mënyrë që të…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka kërkuar që vëmendja e institucioneve të përqendrohet në hartimin e strategjisë që do t’u shërbejë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të gjithë zyrtarët që do të ftohen si dëshmitarë nga komisioni hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, t'u përgjigjen kërkesave të këtij…
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mbajë debat parlamentar për gjendjen në sektorin e energjisë, çmimet e larta dhe problemet me furnizimin me energji elektrike. Pas mbledhjes së…
Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten në ora 12:00. Në mesin e pikave të propozuara për seancën e radhës janë shqyrtimi i parë i tri projektligjeve, Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave,…
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës prej orës 16:00 në ndërtesën e qeverisë. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për këtë mbledhje që pritet të mbahet sot pasdite. Mësohet se në këtë…
Me fillimin e muajit nëntor, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur fushatën e “Tetorit Rozë”, muaji për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit. Në tryezën “Përtej Tetorit Rozë”, kryeministri Albin Kurti ka shprehur…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë pjesë e një diskutimi të organizuar nga Shoqata Diplomatike dhe Shoqata për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Oxfordit, ku në fokus ishte roli i demokracisë dhe sfidat e rendit të ri…
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, ka bërë të ditur se Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes, si pasojë e mospërmbushjes së gjashtë hapave reformues…
Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, pas caktimit në këtë pozitë me vendim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka mbajtur takim me të gjithë prokurorët e…
Kërkesat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe kundër vrasjes së grave do të vazhdojnë edhe sot në Prishtinë, ku është paralajmëruar protesta kombëtare kundër femicidit. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka…
Zhvillimi i lidhjeve hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ishte në fokus të takimit të ministrit Dimal Basha me përfaqësuesin e AFD-së. Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit ka pritur drejtorin e Agjencisë Franceze për…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar sërish me Lëvizjen Vetëvendosje për projektet në kryeqytet. Të dielën në mbrëmje, më 1 nëntor, ai publikoi foto nga punimet në qytet. “Fillimisht RENDERI! Tani BAGERI!…
Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka vënë në dyshim mandatin e grupit punës që po harton strategjinë për mbështetjen e ekipeve mbrojtëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ai foli…
Viola von Cramon, ish-raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe kandidate e Bundestagut për Göttingenin, ka mirëpritur lajmin se Lista Studentore nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe. Në një postim në X, natën e 1…
Kuvendi i Kosovës më 2 nëntor 2015, me shumicë votash, ratifikoi Marrëveshjen e MSA-së, në të cilën seancë partitë politike opozitare e atëhershme nuk morën pjesë në votim. Deputetët e Kuvendit të Kosovës…
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve kundër gazetarëve”, e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes Rezolutë së Asamblesë…
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila humbi jetën më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, do të jetë sot në fokus të një komisioni të posaçëm hetimor parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Komisioni, i…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit, ku në fshatin Demiraj janë gjetur pa shenja jete një 27-vjeçar dhe një foshnjë tre muajshe. Rasti është raportuar më 1 nëntor, rreth orës 08:47, kur Policia e Kosovës…
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtojë një sërë çështjesh që lidhen me punën e Kuvendit dhe përgatitjet për seancën e…
Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në disa vende njëkohësisht. Përplasje me policinë, plaçkitje dyqanesh dhe bomba…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy persona. Përmes një postimi në Facebook,…
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy personave që humbën jetën në fshatin Demiraj, duke e cilësuar rastin si një tragjedi që prek të gjithë qytetarët. Përmes një postimi në…
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtuesit e Festivalit ReMusica, Donika Rudi dhe Viktor Berishaj, me të cilët ka diskutuar për 25-vjetorin e festivalit, kontributin e tij në jetën muzikore dhe planet për të ardhmen. Kurti në një postim në…
Me pankartat “Ultimatumi i popullit” dhe “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, e me fishkëllima dhe lëshim të altoparlantit, ka nisur sonte marshi protestues nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke rikthyer vëmendjen te përgjegjësia e Prokurorisë për trajtimin e rasteve të raportuara nga viktima para se të vritej. Përmes një…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka përkujtuar Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes. Në një postim, Çitaku ka shkruar se qëndrimi i shtatores së tij i jep frymëzim dhe shpresë. “Sa…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte drejtuar gjykatësit, duke iu lutur atij për caktimin e urdhrit mbrojtës. Osmani ka shpërndarë një pjesë të…
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin e Republikës së Kosovës nuk janë mbajtur më zgjedhje apo referendume të…
Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti. Pajaziti u lind më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, derisa ra heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë më 31 janar 1997. Në…
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë nga vrasja e saj nga ish-kunati, Albert Sylaj. Për dhunën e ushtruar ndaj Zekajt, që…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për vitin 2027. Sipas tij, Ligji për Menaxhimin e Financave Publike përcakton 31 tetorin si afat të fundit për dorëzimin…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e një dokumenti që përcakton prioritetet dhe objektivat e ekzekutivit ka nxitur kritika nga opozita, e cila…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie janë diskutuar zhvillimet politike në vend,…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka vlerësuar kontributin e Pajazitit në organizimin dhe drejtimin e rezistencës, duke…
BE-ja i kujton Beogradit se ndërrimi i pushtetit nuk i ndryshon detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit. Pushteti i ri që po formohet në Beograd nuk po jep shenja ndryshimi në qëndrimin ndaj Kosovës. Ilija Srdanoviq, i pari në Listën…
Kryeministri tha se për herë të parë shpenzimet kapitale do të kalojnë kufirin e një miliard eurove. Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë të hënën projektligjin për buxhetin e vitit 2027. Kryeministri Albin Kurti njoftoi se…
Raportet vjetore të Komisionit Evropian publikohen më 4 nëntor. Brukseli u kërkon të dyja palëve hapa konkretë në dialog. Komisioni Evropian do t’i publikojë më 4 nëntor raportet vjetore për vendet e zgjerimit. Draftet që…
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e Arlinda Zekajt. Protesta do të mbahet nga ora 17:00 dhe do të nis nga sheshi “Zahir…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të paramilitarëve serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet të planifikuar për investime kapitale, pra 30% të buxhetit. Sipas Institutit GAP, investimet kapitale…
1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit. Ai u lind më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra heroikisht më 31 janar 1997 në Pestovë të…
Analistja Zana Avdiu ka përshëndetur deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka theksuar se vajzat nuk duhet të edukohen për të qenë të nënshtruara e djemtë për të dominuar. Avdiu vlerësoi se ky është një nga…
Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut, pas informacioneve të pranuara nga qytetarët. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zyrtarët…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin t’ia dorëzojë Kuvendit jo…
Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht që raportet vërtetuan dështimin në mbrojtje të Arlinda Zekajt. Raportet e…
Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës, mbrëmjen e së premtes. Kjo nuk lidhet me punën e tij në këtë institucion…
Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Abdixhiku uron shqiptarët e Luginës për rezultatin: Dy mandate, me garën ende të hapur për të tretin
“Kunati e kërcënoi Lindën dhe e sulmoi, por mbeti i lirë” – Natyra Kuçi shkruan për vrasjen e gruas në Pejë
Kuvendi mblidhet të enjten, këto projektligje pritet të shqyrtohen
A po i ashpëson Bashkimi Evropjan kërkesat ndaj shteteve kandidate për anëtarsim?
Gjurmë në kujtesën e kombit (1)
Vota popullore: Kontratë demokratike apo licencë për arrogancë politike?
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Ylli i reality-show-t, Lisa Rinna, 63-vjeçare, ka habitur ndjekësit duke rikrijuar paraqitjen virale të Kylie Jenner në tapetin…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj, vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar nga mediet e shtypit…
