Pas shtrenjtimit të rrymës po pritet ngritja e çmimit të produkteve tjera
Për secilën kafe që e shërbejnë, shpenzojnë një sasi të caktuar të energjisë elektrike.
E meqë rryma është shtrenjtuar për 15.4% nga kjo e shtunë, bizneset e shohin si të mundshme rritjen e çmimit të produkteve që shesin. Këtë e thonë nga Shoqata e Gastronomëve.
Se shtrenjtimi i rrymës do të ndikojë te rritja e çmimeve e thotë edhe ekonomisti Imer Raçi.
Mirëpo ai konstaton se me theks të veçantë do të ketë rritje të produkteve vendore.
Problematik shtrenjtimin e energjisë elektrike po e cilesojne edhe nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.
Drejtoresha e këtij institucioni kërkon nga Qeveria të vijë me një vendim më të mirë për biznese.
Tarifat e rejta të rrymës kanë hyrë në fuqi këtë të shtunë dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.