Blerim Vela pas arrestimit të serbit të dyshuar për plagosje: Komunitetet t’i besojnë Policisë së Kosovës
Blerim Vela pas arrestimit të serbit të dyshuar për plagosje: Komunitetet t’i besojnë Policisë së Kosovës
Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela është deklaruar pas arrestimit të serbit të dyshuar për plagosjen e një polici kosovar.
Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, Vela ka ftuar komunitetet që t’i besojnë Policisë së Kosovës, përcjell lajmi.net.
Tutje, ai paralajmëroi se banditët e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale.
“Një i dyshuar për djegien e veturave të serbëve vendas në veri të Kosovës është arrestuar [email protected]_Police. Një person me histori të gjatë kriminale! Komunitetet lokale në veri të Kosovës mund t’i besojnë forcës policore multietnike. Banditë e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale”, shkroi ai.
Më poshtë edhe cicërima e plotë:
A suspect for burning cars of local Serbs in northern #Kosovo has been arrested by @Kosovo_Police. A person with long criminal history!
Local communities in northern 🇽🇰 can trust 🇽🇰 multiethnic police force.
Radoičić’s thugs will be brought to justice for their criminal acts.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 1, 2023