“Gjykim publik me ndihmën e spiunëve”, “Ata luftuan në vendlindje” – qytetarët thirrje për dalje masive në Marshin për Drejtësi
“Gjykim publik me ndihmën e spiunëve”, “Ata luftuan në vendlindje” – qytetarët thirrje për dalje masive në Marshin për Drejtësi
Nesër me 2 prill 2023, në Prishtinë, gjegjësisht në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet Marshi për Drejtësi, organizuar nga iniciativa “Liria ka Emër”, teksa për qëllim ka mbështetjen morale për ish-krerët e UÇK-së, gjykimi i të cilëve fillon të hënën që po vie.
Lidhur me këtë, lajmi.net ka realizuar një “vox-pop” me qytetarët në pjesën qendrore të kryeqytetit, teksa shumica prej tyre konfirmuan praninë në marshin e së nesërmes.
Jo vetëm kaq. Ata dhanë edhe arsyet pse një gjë e tillë duhet të ndodhë, ndërsa hodhën kritika ndaj Gjykatës Speciale, duke shtuar se e njëjta po bëhet me ndihmën e spiunëve të ish-Jugosllavisë.
Më poshtë edhe kronika e plotë: