“Serbia do ta humbte sërish luftën”, Martens kritikon programin e Listës Studentore për Kosovën
Gazetari i gazetës gjermane “ Frankfurter Allgemeine Zeitung ” (FAZ), Michael Martens, ka kritikuar programin e politikës së jashtme të Lëvizjes Studentore në Serbi, duke vlerësuar se qëndrimet e saj për Kosovën vazhdojnë linjën nacionaliste të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe Partisë së tij Përparimtare Serbe (SNS).
Në një analizë të publikuar në FAZ, Martens shkruan se zgjedhjet parlamentare në Serbi u përcaktuan kryesisht nga çështjet e brendshme, por se qeveria e re do të përballet shumë shpejt me çështje të politikës së jashtme.
“Megjithatë, çështjet e politikës së jashtme shumë shpejt do të bien mbi qeverinë e re serbe. Dhe ajo që dihet për programin e politikës së jashtme të lëvizjes studentore nuk premton asgjë të mirë për Ballkanin”, shkruan Martens.
Sipas tij, në çështje të rëndësishme, programi i lëvizjes studentore përputhet me nacionalizmin serb të Vuçiqit dhe të partisë së tij, e cila ka pësuar humbje në zgjedhje.
“Është një dokument i nacionalizmit serb dhe i prapambetjes. Një përpjekje për ta zbatuar atë do të nxiste në mënyrë të pashmangshme konflikte në rajon”, vlerëson gazetari.
